ARKIVI:
29 Prill 2025

    Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe zgjedhja e institucioneve komunale dhe qendrore të Kosovës në mes të Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Mehmet pushtuesit

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Murana e Gjergj Kastriotit ne Prizren

    Nue Oroshi gjat nje sesioni shkencor

    Shkruan: Nue Oroshi, historian

    ___

    Mijëra  shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare më kanë shkruar këto ditë me shqetsimin se çka po ndodh me kërkesën e Muranës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.Meqenëse kanë kaluar një vit e gjysmë dhe ende nuk është marrë një vëndim i prerë nga institucionet e Kosovës ato komunale si dhe ato qendrore për lejimin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren për opinionin e gjerë shqiptar e bëj një sqarim lidhur me ecurinë e procedurave ligjore se ku kanë shkuar deri më tani çështja e procedurave të këtij projekti.Me sugjerimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren për  ta dorzuar edhe një kërkesë të re Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor këto ditë i përgatita komplet projektin. Këto materiale i kompletova dhe dje përfundimisht i dorzova dosjen e kompletuar. Bëra një takim me drejtorin e kësaj drejtorie z.Pranverim Berisha i cili më priti mirë dhe më premtoj se së shpejti Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përcjellë projektin e Muranës, tek institucionet përkatëse të nivelit qëndror në mënyrë që të mirret një vendim i prerë rreth këtij projekti gjithëkombtar.Tani është çështje javësh kur do të mirret vendimi.Institucionet e Kosovës në këtë rast janë në mes të dy zjarreve.Të mbesin shqiptar dhe ta ruajnë historinë shqiptare apo të tjetërsohen në turq dhe të kalojnë në mbrojtje të pushtusve osman.

    Pra, edhe në këtë rast është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike dhe politike në mes të përkrahësve të Gjergj Kastriotit dhe atyre të Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit.Se cili orientim politik do të ngadhnjej do te shihet shumë shpejt. Por një duhet të dihet se nese mirret një vendim negativ për ndalimin e mosrealizimit te këtij  projekti kombëtar, akterët që marrin këtë vendim nuk munden ta quajnë vehtën shqiptar por janë tjetërsuar komplet në Turq  dhe kanë zgjedhur vijën e tradhtisë kombëtare.

    Sulltan Mehmet Fatihu- I tmerrshmi, njeriu që e pushtoi Kostandinopojën dhe që me emrin u ndërtuan dhe emruan disa xhami në territorin shqiptar (arbëror) . Një pjesë e shqiptarëve të muslimanizuar, megjithëse ky njihet si ushtrues i gjenocideve të shumëta ndaj shqiptarëve dhe rrënues deri në themele i një varg qytetesh shqiptare, sikurse edhe i Shkodrës, këtë e konsiderojnë hero që ua ka sjellë islamin “famëlartë”, pavarësisht pushtimeve të tij mizore.

    ***

    Në këtë rast Shoqata “Trojet e Arbrit“ do ta vazhdon luftën në variantin tjetër që do t’iu bëhet me dije qytetarve shqiptar pasiqë të mirret vendimi.Vërtetë është e dhimbshme kur vjen puna deri aty dhe je i detyruar të luftosh natë e ditë për të mbrojtur historinë, traditën  dhe atdhetarizmin shqiptar. E shpesh ankohemi se nuk na pranonë Evropa, po na qorton Amerika dhe harrojmë t’ia bëjmë pyetjën vetvetës  se ka po shkon liburnia e orientimit politik shqiptar.

    Shqiptarët duhet të deklarohen qartë se a janë me Europën e Amerikën apo me Turqinë, Serbinë dhe Rusinë.

    Rrugë të dytë nuk ka. Më befasoi edhe një telefonatë nga një  politikan  i lartë  gjerman që mirrët me çështjen e Kosovës  dhe që ma bëri dje, i cili me pyeti  në mënyrë konkrete se si qëndron puna rreth këtij projekti. Uroj që ky projekt të kryhet me komunikime ndershqiptare dhe mos  të vij puna deri aty sa kjo çështje të internacionalizohet edhe në Berlin, Bruksel, Londër e Washington dhe qendra tjera të mbrojtjes se shqiptarizmës.

    Si do që të shkoj puna lufta për mbrojtjën e identitetit shqiptar dhe vlerave kastriotase nuk do të ndalet asnjëherë.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu