ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Musa Sabedini i dha frymë ecjes në rrugëtimin e tij, la gjurmë atëherë, sot e përgjithmonë!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

*
Ua prezantojmë Musa Sabedinin, veprimtar e gazetar, themelues i KG “Beqir Musliu”, katër herë gazetar i vitit, profesor i medias, njeriu më piramidal i kohës e brezit të tij…
___
___
Ai i dha kuptim, i dha vlerë udhëtimit të tij jetësor, u bë model i sinqeritetit, i etikës e guximit profesional, i bashkëpunimit e komunikimit të qartë, argumentues e njerëzor. Ai ishte pjesë dinamike e lëvizjes qëndrestare të frymëzuar nga pararendësit dhe frymëzues i gjeneratës së artë dhe, përtej saj, i popullit që kishte hyrë tashmë në frymën epokale të zgjimit e ndryshimit. Musa Sabedini prej vitesh është profesor i medias dhe komunikimit në UBT. Duke qenë magjistër i kësaj fushe (i medias), profesor Musa Sabedini është pasqyrë e suksesit në një universitet serioz studimor-shkencor e me rezultate tashmë të dëshmuara.
Një djalë i ri plot energji kreative e organizative po bëhej pjesë e revolucionit transformues të një kohe, epoke, të shekullit në kapërcim, të shekullit të ri!
Ky djalë i ri po mbarte një pjekuri e inteligjencë mahnitëse për moshën e re.
Ai ishte tashmë njëri prej nismëtarëve e frymëzuesve të asaj periudhe, vagonin e së cilës po e shtynim drejt një rilindje të re!
Ai ishte pjesë dinamike e lëvizjes qëndrestare të frymëzuar nga pararendësit dhe frymëzues i gjeneratës së artë dhe, përtej saj, i popullit që kishte hyrë tashmë në frymën epokale të zgjimit e ndryshimit.
Ai djalë ishte zëri ndryshues!
Ai djalë ishte në vitet e maturimit, por guximi dhe dija që zotëronte ai ishin përtej viteve kalendarike të tij!
’90-a ishte kthesa epokale, pragu i shekullit të ri, organizimet rinore me popullin në aksionin mitik e praktik në pajtimin e gjaqeve…Ky djalë do të jetë me ne e para nesh, atëherë, e pastaj në vitet dhe aty në epiqendër të ngjarjeve, të zhvillimeve e të dinamikës kohore e shoqërore.
Ky simboli i djalërisë ishte bërë motori i dialektikës në kohët që pasuan.
I mishëruar me pasqyrimin e jetës dhe ritmeve e përthyerjeve që ndodhën në nismë të shekullit tē ri, ky djalë i ri tashmë nē skenën publike shoqërore ishte bërë lsjmës, njeriu që do të kthente ngjarjet, zhvillimet proceset, fenomenet e dukuritë jo veç në lsjm, në temë, në reportazh, në analizë, në opinion…Por, çështjet jetike që preokuponin qytetarin, njeriun e thjeshtë ose cilindo…, u kthyen në tema debatesh, diskutimesh e trajtesash publike.
Ky kryepersonazh që po na përshkon në këtë përshkrim të profilit të tij, siç e paralajmërova në hyrje, është Musa Sabedini, gazetar, kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, i shpallur katër herë gazetar i vitit në Kosovë.Në krye të KG “Beqir Musliu” në Gjilan, Musa Sabedini, së bashku me kolegët e tij gazetarë, ka organizuar rreth 300 debate për tema e dilema, çështje e probleme të ndryshme shoqërore, ekonomike arsimore, kulturore, shëndetësore, urbane, të qeverisjes lokale, etj.

Musa Sabedini prej vitesh është profesor i medias dhe komunikimit në UBT.

Duke qenë magjistër i kësaj fushe (i medias), profesor Musa Sabedini është pasqyrë e suksesit në një universitet serioz studimor-shkencor e me rezultate tashmë të dëshmuara.
Qytetari ynë, veprimtari, gazetari e profesori Musa Sabedini është njëri nga karakteret më piramidale të kohës e brezit të tij!

Profesor Musa Sabedini i dha kuptim, i dha vlerë udhëtimit të tij jetësor, u bë model i sinqeritetit, i etikës e guximit profesional, i bashkëpunimit e komunikimit të qartë, argumentues e njerëzor.

Musa Sabedini ka ditur gjithmonë me u pri organizimeve mes kolegëve e bashkëpunëtorëve.
Ai gjithherë është dëshmuar afrues, i hapur, i çiltër dhe me disponim të pashtershëm!
Ky njeri është shembulli më tipik i një njeriu me personalitet të kompletuar, me tipare fisnike e pozitivitet mahnitës njerëzor.

Musë djali, kështu e kemi thirrur këtë njeri ikonë, e kështu do ta thirrim përjetësisht për energjinë e pafund kreative, për elanin e madh për jetën.
Musa i dha frymë ecjes në rrugëtimin e tij, la gjurmë atëherë, sot e përgjithmonë!
Ai posedon një vullkan të pashuar optimizmi!
Ai kurrë nuk thoshte erdhi fundi, mbaroi!
Jo, përkundrazi, ai ishte këmbëngulës, i vendosur dhe moto e tij e punës dhe e jetës ishte dhe mbetet vazhdojmë…
…sa të ketë jetë!
/N.B./

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu