ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Muzeu arkeologjik i Apollonisë

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha
Qyteti i Fierit shtrihet në pjesën jugore të Shqipërisë. Fieri nga veriu kufizohet me rrethin e Lushnjës, në lindje me rrethin e Beratit, në juglindje me rrethin e Mallakastrës, ndërsa në jug me rrethin e Vlorës. Ky qytet pas viteve ’90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse sot, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që shtimi i popullsisë të ketë arritur në 85 000 banorë. (Fieri, wikipedia)
Dymbëdhjetë km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apollonisë. Apollonia, pas Dyrrahut (Durrësit të sotëm), ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut. Apollonia, është ndërtuar nga pellazgo-ilirët për nder të perëndisë së tyre Apollon gjatë shekullit të VII p.e.s., ashtu sikurse dhe Dyrrahu – Epidamni, Lisi (Lezha) etj., dhe nuk është i vërtetë konstatimi i disa historianëve e arkeologëve shqiptarë, se ky qytet antik u themelua prej kolonistëve grekë, për faktin sepse rajoni i Egjeut (Greqia e sotme) përpara se të vinin grekët ka qenë i banuar nga pellazgët.
Korinthasit (që mendohet se në viti 558 p.e.s, e kishin themeluar Apolloninë) kanë qenë fis pellazg. Këtë fakt e vërteton mbishkrimi i shekullit VIII p.e.s. i ruajtur prej tyre, i cili është shkruar tërësisht në gjuhën pellazge/shqipe. (Për më tepër lexoni: Luftulla H.Peza&Liljana Peza: Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, ribotim 2013). Në Apolloni ruhen shumë mure pellazgjike, të cilat s’kanë asnjë lidhje me kulturën greke.
Në hapësirën e qytetit të Apollonisë gjindet edhe Muzeu Arkeologjik.
Muzeu Arkeologjik i Apollonisë, u hap në vitin 1958 në mjediset e Manastirit të Shën Mërisë mbi fshatin Pojan. Mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII, brenda qytetit të Apollonisë së lashtë. Kisha e Shën Mërisë është një nga monumentet më të rëndësishme arkitektonike të kultit mesjetar në Shqipëri.
Është një kishë bizantine, mesatare për nga madhësia, e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Ndryshe nga kishat e tjera bizantine në Shqipëri, që janë të tipit provincial, ky monument dallohet nga to, sepse ka një hapësirë ndërmjet apsidës dhe krahut lindor të kryqit, shenjë kjo e një ndikimi të qartë nga kryeqyteti (Konstandinopoja).
Kisha përbëhet nga:
– ekzonarteksi (portiku),
– narteksi,
– naosi dhe
– ambient i altarit.
Pranë kishës në anën veriore është një paraklis i vogël që sipas gojëdhënës i atribohet Shën Mitrit. (MTKRSSH: Manastiri i Shën Mërisë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë).
Muzeu Arkeologjik – Apollonia, në fillim ekspozonte materialin arkeologjik të grumbulluar para e pas Luftës II Botërore. Zbulimet e reja që u kryen gjatë viteve 1958 – 1960 bënë të mundur riorganizimin e ekspozitës së Muzeut, më 1961.
Kërkimet sistematike arkeologjike të dhjetëvjeçarëve pasardhës në Apolloni, kërkuan ristrukturimin e tij disa herë, ku vend të veçantë zë ai i vitit 1985 kur Muzeu Arkeologjik – Apollonia rikonceptohet tërësisht duke pasqyruar historinë e kulturën e qytetit nga lindja deri në rënien e tij.
Organizimi dhe ekspozimi i materialit arkeologjik nëpërmjet kombinimit të kriterit kronologjik me atë tematik duke dhënë aspekte të ndryshme të jetës së qytetit si krijimi i tij, marrëdhëniet me ilirët, organizimi politik, zejtaria, tregtia, vera dhe pija, gruaja dhe fëmija, arsimi dhe kultura, arti, lufta, varrezat etj., i kanë shtuar vlerat e muzeut dhe vizitori arrin të marrë informacion të plotë për historinë njëmijëvjeçare të qytetit, prej shek.VI p.e.s deri në shek IV të e.s.
Ndërtimet monumentale në Apolloni si tempujt, bulea, biblioteka, odeoni, teatri, shëtitorja, sistemi i fortifikimit, i furnizimit me ujë (nimfeu), banesat e zbuluara në qendër të qytetit përreth muzeut, ofrojnë një muze të hapur në natyrë duke plotësuar përfytyrimin e vizitorit për këtë qytet antik. (Udhërrefyesi muzeumeve shqiptare)
Pas viteve ‘90’të, një pjesë e objekteve të Muzeut Arkeologjik të Apollonisë u shkatërruan ose u vodhën. Në vitin 1991 me qëllim të ruajtjes së objekteve arkeologjike, muzeu mbyllet. Pas mbylljes së muzeut, një pjesë e madhe e objekteve u dërguan për ruajtje në fondet e Institutit Arkeologjik të Tiranës.
Ndonëse në ambientet e këtij muzeu kishte 30 vjet që nuk ishte vënë dorë për rikonstruksionin e tij, më në fund në vitin 2009 Instituti i Monumenteve të Kulturës u kujtua që ta bëjë një projekt për forcimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së muzeut. Ndërkohë u gjet edhe donatori. Projekti i rikonstruksionit, u financua nga qeveria spanjolle në kuadër të fondit spanjoll për mijëvjeçarin, në bashkëpunim me Zyrën e UNESKO-s dhe në dhjetor 2011 (pas 20 vjetësh) muzeu rihapi dyert për vizitorët.
Muzeu arkeologjik sot ka një sipërfaqe prej një mijë metra katrorësh dhe 25 stenda, në të cilat ekspozohen rreth 800 objekte arkeologjike të përmasave të ndryshme, që nga skulpturat, enët antike, monedhat, objektet e qelqit, ato metalike etj. Gjithashtu në galerinë e pafund të objekteve të gjetura dhe tashmë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Apollonisë gjenden skulptura nga më të ndryshme si, portrete aristokratësh, gladiatorë, portrete vajzash, gurë varresh me gdhendje, vegla pune, figura kafshësh, kalorësa, luftëtarë, peizazhe natyrore e objekte të tjera arkeologjike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu