ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

“Na janë ofruar miliona dollarë që të mos i përkthejmë dhe botojmë në anglisht veprat e Buxhovit!”, thotë Ramiz Tafilaj, botues i tyre!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Enver Zhinopotoku
Se çfarë rëndësie ka për shqiptarët botimi i veprave “KOSOVA”I, II, III, “MAQEDONIA” dhe DARDANIA të Dr. Jusuf Buxhovit në anglisht, flet ky fakt. Botuesi i veprave të Buxhovit në Amerikë biznesmeni Ramiz Tafilaj ( Publishing Jalifat- mbiemri i botuesit i kthyer mbrapsht) gjatë promovimit të “KOSOVA I II III” në Universitetin e Harvardit, zbuloi faktin se: “kemi pasur me miliona dollarë oferta nga Serbia, Maqedonia, Greqia e Turqia, që të mos përkthehën dhe botohen në anglisht këto libra të historianit Jusuf Buxhovi, sepse në studimet e tij intenzive mbi 20 vjeçare nëpër arkivet gjermane ka mbledhur, të dhëna, shënime, literaturë të ndryshme, me të cilat arrinë t’i ndriçojë shumë burime për historinë shqiptare nga periudha e antikitetit dhe mesjetës, të cilat, ose kanë qenë të falsifikuara, ose të fshehura, ose të mbështjella me propagandën e këtyre vendeve që janë munduar t’i mbajnë në embargo dhe historiani ynë Buxhovi ka hedhur dritë mbi to!”
Prandaj, botimi i tyre në anglisht, në gjuhën e komunikimit botëror, Dr. Jusuf Buxhovin e rradhit në mesin e historianëve më të shquar shqiptarë, sepse ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje e procese për të cilat, ose nuk është ditur, ose është ditur e shkruar keq e në mënyrë jo të vërtetë për to.
Me punën e tij në tri dekadat e fundit nga shkatërrimi i ish Jugosllavisë e këndej, Dr. Jusuf Buxhovi si romansier, e veçmas si historian, i vetmuar ka bërë punën e një Akademie Shkencore, në ndërkohë që dy Akademitë tona, e Shqipërisë e Kosovës, kanë rënë në gjumin dimëror të paspavarësisë!

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Serbia, neve qe kurr nuk kemi ike nga Kosova na ka ofruar …: miliona plumba, dhunime, vrasje, por ne nuk u dorezuam…sikur ky patrioti ne fjale qe ka ike.

  2. Ne qendrum dhe i rrezistum dhunes se eger serbe,per qdo lavdi!qendresa e historike e pa shkrume,e pa dokumentueme,mbulohet nga harresa!siq e kemi harru rrezisten dhe gjakun e derdhur me otomanet qe sot i konsiderojme vllazen

    • Otomanet nuk i kemi vllazaen ne Shqiptaret pikerishte sepse e kemi te shkruar edhe e dijme se jane edhe sot ANTISHQIPTAR. Por edhe mos me e pase te shkruar ne SHQIPTART prap nuk i kemi vllazen OTOMANET.

      Por ka nje grupacion te ish SHQIPTARVE te cilet jane konvertuar ne Musliman dhe ne baza Islamike jane vllezer me Otoman, Yemen, SerboMusliman te Bosnjes, Qatar, Uzbekistan, Kazakistan, etjetj….

      Nuk kemi harrue por Muslimanet jane vllezer me Musliman….ndersa ne SHQIPTART i kemi miq AMERIKANET, BRITANEZET ZVICERANET, KANDEZET, AUSTRALIANET, AUSTRIAKET etjetj…..

  3. Shipetaret vuajnë gjithëandej për arsye te mungeses se dokumentacionit dhe fakteve të shkruara të bazuara në shkencë. Z. Buxhovi i lumtë që ka zgjedhur të mos rri duarkryq sikur shumë të tjere që paguhen për këtë punë.

  4. Ju lumte per botimin e librave te Jusuf Buxhovit.
    Sa per armiqte tane historikisht kane vepruar here me plumba e here me libra kunder kombit tone, duke i kthyer genjeshtrat ne realitet!

  5. Ju lumte, se pari historianit tone me te mire shqiptar, Prof. Dr. Jusuf Buxhovit, per veprimtarine e tije te cmuar shume!👍
    Ne asnjehere skemi pas nje historian te tille te beje kesilloj pune te palodhshme e te mrekullueshme qe te zbardh te verteten e plote historike te shqiptareve.🌟😘👏🏻
    Gjithashtu eshte per tu falemnderuar shume edhe biznismeni shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj per kontributin e tije qe mundesoj qe te nderkombtarizohet e vertete e shqiptareve dhe tokave te tyre autoktone me ane financimit te perkthimit te ketyre veprave ne gjuhen angleze, tashme si gjuhe nderkombtare dhe publikimin e tyre.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu