ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

“Na thoni, kush para shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?” – Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e at Gjergj Fishtës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Frank Shkreli
_____
Universiteti i Bernës në Zvicër pohoi zyrtarisht se Lini në Pogradec, është vendbanimi më i vjetër në Europë, njoftojnë një numër mediash në trojet shqiptare, por edhe mëtej. Sipas të dhënave në media, por dhe deklratave zyrtare, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare, në bashkpunim midis arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë, sipas ekspertëve zviceranë e shqiptarë – një zbulim ky shumë i madh, sipas tyre.

Albert Hafner, arkeologu nga Zvicra, citohet të jetë shprehur për media të ndryshme se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai tha gjithashtu se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, shprehet arkeologu zviceran. “Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë”, është shprehur arkeologu zviceran.

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve

Image

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve

Edhe për arkeologun shqiptar, Z. Adrian Anastasi, ky është një zbulim i madh, pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar, tha ai për mediat shqiptare. Një zbulim i madh, me të vërtetë për shkencën – një sukses i madh gjithashtu edhe për bashkpunimin midis arkeologëve zviceranë e shqiptarë për këtë projekt, të financuar nga Bashkimi Evropian. Por një zbulim dhe vërtetim shumë domethënës, sidomos, për historinë e mohuar të shqiptarëve, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër në ato anë të kontinentit evropian. “Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë”, është shprehur arkeologu shqiptar, Z. Adrian Anastasi.

Me kjëtë rast — për këtë zbulim historik arkeologjik të preardhjes së paraardhësve të lashtë të shqiptarëve, për vendbanimin e tyre të parë në Evropë — në Lin të Pogradecit — foli shumë bukur e bindshëm shkenca këto ditë e fundit.

Image
Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. Fotot nga zbulimet në Lin të Pogradecit janë nga portali fejsbuk i Ambasadës Zvicerane në Tiranë

Sot, flet shkenca mbi preardhjen e shqiptarëve dhe trojet e tyre të lashta, kur flet për një vendbanim, siç është vendbanimi i parë në Evropë – në Lin të Pogradecit: “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, 8 deri në 9 mijë vjetë më parë, shprehen sot ekspertët dhe shkenca evropiane.

Ky “zbulim” i “vendbanimit të parë në Evropë”, dihej se ishte aty, si shumë të tjera trako-ilire anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, por deri tani nuk flitej nga askush për gjëra të tilla – se nuk ishte dhe nuk është as sot në “modë”, se mund të ofendohen ata që kanë ardhur shumë më vonë e kanë zaptuar ato troje. Por, atdhetarët e vërtetë e guximtarë të Kombit si At Gjergj Fishta jo vetëm e kanë ditur të vërtetën historike por edhe edhe kanë deklaruar para botës pa drojë, historinë e lashtë e të vërtetë të Kombit shqiptar, si pasardhës të Trako-Ilirëve.

Poeti i madh i Kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, “Në emën të dërgatës, të qeverisë e të kombit Shqiptar”, në Konferencën e paqës në Paris më 1919, sfidoi Evropën dhe botën, më shumë se një shekull më parë, me pyetjen: “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”. Frank Shkreli/ “Na thoni kush para shqiptarit i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”

Image
At Gjergj Fishta në qershor 1919 me temën– “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, në Konferencën e Paqes, Paris

Sot, zbulimet e reja vërtetojnë se Fishta kishte të drejtë kur foli për rrënjët e shqiptarëve dhe për bujqësinë që të parët e shqiptarëve jo vetëm që e praktikonin vet, po ia mësuan këto praktika edhe Evropës mbarë, 8-9 mijë vjetë më parë.

“Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimshme anieje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje Trako-Ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në stom të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët zanë vend a mbas murojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave gratçore dhe të kerthnesta, – banë e përmallshme e hyjnive të moshës prrallëzore. – u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, kjoftë thellimeve të kavaljeteve, kjoftë padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese…”, është shprehur Fishta më shumë se një shekull më parë.

Image

Mbi një shekull më vonë, të gjithë ne dhe mbarë Evropa, e sidomos të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite mohojnë prejardhjen dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e të tyre shekullore Trako-Ilire — e mori përgjigjen ndaj pyetjes retorike të At Gjergj Fishtës, drejtuar Evropës më 1919 — nga shkenca – pikërisht, nga zbulimet arkeologjike në Lin të Pogradecit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”.

“Prej brigjeve gjimuese të Euksinit e në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej bigave bumbulluese të Akrokeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriut, në ato kavaljetet e kalueme, banonte, si zotnia juej mirë e di, ajo familja e madhe Trako-Ilirike, në nam’ e në za në histori të fiseve dhe të kombeve…”.

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. Fotot nga zbulimet në Lin të Pogradecit janë nga portali fejsbuk i Ambasadës Zvicerane në Tiranë

“…E mirë pra, Zotnij të nderuem, ky asht bash ai populli i vogël Shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë! I vjetër sa fosilet, sa stalagtitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, e le të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë, ai asht sot zot autokton e i pakundershtueshëm i tokave të veta. Ende sllavi nuk kishte dalë prej bjeshtës së thellë t’ Uralit e ende s’ ishte ngjizun e sotmja frotë laramane neohelenike, kur Shqiptari korrte me zagna, fushat e pafund të Ballkanit. Qe kështu, Shqiptari e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të historisë së vet në moshën e rruzullimit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”. Ka qenë pyetja e At Gjergj Fishtës.

Image

Shumë mirë që sot foli shkenca, me prova, për preardhjen e lashtë të Kombit shqiptar nga rrënjët Trako-Ilire, por At Gjergj Fishta u ka thenë fuqive të mëdha të Evropës që në vitin 1919, se si atëherë ashtu dhe sot, përveç provave materiale shkencore të njoftuara këto ditë në Lin të Pogradecit, kush do të dijë të vërtetën, sipas At Gjergj Fishtës: “Historinë e kemi aty, Zotnij të mij, e ajo na flet shumë kjartë. E ashtë kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare ose gjysëzyrtare: zani i saj (historisë) i pingrueshëm, përshkon kavaljetët”, ka thënë, ndër të tjera në fjalimin “Shqiptarët e të Drejtat e Tyne”, At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919.

Image

Zëri i At Gjergj Fishtës meriton të dëgjohet edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë më parë. Edhe sikur të duam ta harrojmë zërin e këtij apostulli të madh të Kombit shqiptar, e Vërteta, sikur na pengon duke u thenë shqiptarëve se mësimet dhe trashëgimia e tij duhen mbajtur gjallë, nëqoftse duam që Hylli i Kombit shqiptar të mos fiket në hapësirën e kupës qiellore”, do të këshillonte shkrimtari e poeti Ernest Koliqi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu