ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Nafi Çegrani: UDB-a edhe mes hoxhallarëve!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Nafi Çegrani

UDB-a jugosllave është fantazmë e tmerrshme, e komplikuar dhe e frikshme, e cila kurrë nuk iu nda shqiptarëve në vite e dekada gjatë sistemit të rrënuar komunist . Veprimet e saja konspirative dhe planet e errëta të aksionevce dhe zhvillimeve të ndërmara, shumë pak e gjen në libra, apo aty-këtu gjen nëpër artikuj gazetash, pamflete, statuse e thashetheme, vetëm disa histori lidhur me fate tragjike njerëzish. Nuk do mend, se nga rradhët e kësaj makinerie të fshehtë vdekjeje, në mënyrat më perfide ka pas shtypje, represion, intriga, shpifje, spiunime, dhunë, përndjekje, krime nga më të ndryshmet…mbi popullin shqiptar jo vetëm në Kosovës, por në të gjitha trojet ku jetojnin shqiptarët gjatë sistemit komunist jugosllav, kjo nuk diskutohet. Dhe, diku më shumë e diku më pakë… Mvaret nga situatat dhe rrethanat në kohë dhe hapësirë … Por, kush i bënte dhe i bëri ato, posë rrjetit të nëntokës kriminale udbashiane. Mashtrimi apo mashtruesit e popullit , i cili ndiqej e survejohej tabore të tëra fatprerësh, ishin Hijet dhe përndjekjet e rrepta të djallit me shtatë brirë …!

Vlerën e UDB-së si një lloj gogoli ndërshqiptar, përveç se si realitet gjeopolitik dhe rrezik konkret shtetëror, e kuptonte më mirë se çdokush , ishte vetë populli i vuajtur, sepse dikush me plane të kurdisura sekrete dhe në mënyrë perfide, e përdornin personin , grupet apo edhe më shumë nga rradhët e popullatës, për të pas mbulesë apo arsyetuar zullumet e veta shkretihane.

Kështu që UDB-ja shfaqet kudo në formë lugati për ta përndjekur e survejuar, për t’i kurdisur akuza e mashtrime, procese të inskenuara gjyqi , bastisje e arrestime nëse nuk ishte i përshtatshëm pë LKJ ose në vijën e rrjetit për spiunim, si informatorë i UDB-së, dhe fundja , nëse nuk vepronte apo të bënte sipas urdhërave të Beogradi, nga frika do mundohet të ikte maleve, të ikte atje ku nuk do ta arrinin dot Hijet dhe këthetrat si thika…

Madje, për rast konkret, ja se çfarë rrëfen hoxha Qani Baki Loku:

„ Në zyrën luksoze të Molla Sulës në BFI në Shkup, ishte ulur personi që unë nuk e nihja, dhe pinin kafe e bënin muhabet… Me të hyrë unë në zyrë, Molla Sula, duke ia mbyllur syrin personit i cili mbante filxhanin e kafesë në dorë, i

tha: „ Kiro, ovoj e od selo Çegrane, seloto na Nafi Çegrani!“ U habita për këtë prezantim, sidomos nga fakti sepse nuk e njihja personin me emrin Kiro, për të cilin më vonë kuptova se ishte zyrtarë i lartë operativist i UDB-së për Maqedoni dhe quhej Kiro Fuzevski.

„Aha !!,- tha Kiro. Go poznavash nafi Çegranija, kakov çovek e toj, kakvo mislenje imas ti za nego?“-pyeti.

Ia këtheva në maqedonishten e tij të cilën nuk e flisja rrjedhshëm dhe i thash: „ E kam dëgjuar. Por, nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Për pos që e di se është nga fshati im. Tani ka vite që gjendet në burg. Por e dij se në burgjet e Bosnës rri i pafajshëm. Rrjedh nga një familje fisnike. Nuk ka bërë ai asnjë krim, dhe se ia kanë mëvesh keqdashësit e tij!“

„ Mislish deka nee kriv?“- u drejtua udbashi kryeneq.

Ia tregova rastin rreth planit për likuidimin e emigrantit Kalosh Hamdi Reçanit në Çikago të Amerikës ku ishte zv kryetari i organizatës „Lidhja e Prizrenit“ dhe se si Nafiu e ka paralajmëruar atë për atentatin që ia përgatiste UDB-a jugosllave e Beogradit, dhe për këtë ajo , më 1981 iu hakmorr rëndë ndaj nafiut, duke e arrestuar dhe fut në burgun e Zenicës, ku e dënuan me vdekje –pushkatim në saje të akuzave dhe shpifjeve të kurdisura dhe me „dëshmitarë“ të rrejshëm.

„ Ky ishte plani më i qëlluar dhe efektiv i UDB-së dhe për këtë punë, që ende mbahet shumë sekrete, nuk dinte kush nga rradhët e Shërbimit, pos 4-5 persona kryesorë, e jo më njerëz të zakonshëm!“- tha udbashi Kiro Fuzevski dhe vazhdoi më tej:

„ Andaj, Sulo, ki kujdes nga hoxha Qani, sepse këtë që thotë ky, nuk e di kush, as në rradhët e UDB-së, mbahet si sekret zyrtar, që nëse kush e dekonspiron, i ik koka ! „ – të gjitha këto i rrëfente në zyrën e Kryemyftiniut të BFI të Maqedonisë në Shkup, operativisti i UDB-së që mbulonte institucionet fetare, Kiro Fuzevski, i cili e njihte mirë Nafiun pasi, një kohë kishin punuar bashkë në sektorin për ndjekjen e diplomatëve dhe atasheve të huaj.

…Pregatitja me plan sekret e arrestimit, akuzat e manipuluara dhe të kurdisura ndaj Nafi Çegranit, pas këthimit të tij nga Amerika, ku ishte arratisur vite më herët, në bashkëpunim me krerët e KOS-it jugosllav dhe Sherbimet tjera si SJB në Shkup, me pëlqimin e Beogradit, Stane Dollancoit, Branko Mikuliqit, Mirko Bunevskit, Nikolla Ilievskit etj, hartuan strategjinë e zhvillimit të një Procesi të inskenuar në Zenicë të Bosnës, ku Cjapi me duar lidhur në pranga do të dërgohej te kasapi, dhe si viktimë do të dënohej me vdekje-pushkatim për vepër që as nuk kishte dijeni!

Parashtrimi i UDB-së si forcë e errët dhe e kudogjendur ka qenë një makineri e tmerrshme, aq edhe e zgjuar. Inteligjenca jugosllave ishte organizatë e fuqishme që vepronte vërtet—madje vepronte duke likuiduar e vrarë kundërshtarë të Beogradit, brenda dhe jashtë Jugosllavisë, e veçmas në Perëndim .

Meqë Perëndimi donta ta përdorte Jugosllavinë si një lloj leve anti-sovjetike, ky dimension i historisë është neglizhuar. Shkatërrimi i përdhunshëm jugosllav, si dhe lidhjet e inteligjencës me vrasës e kriminelë ordinerë të tipave të Ante Bernadës, Fikret Bradariqit, Ashaninit, Arkanit, Legijës Elemek etj. Dhe shumë antishtiptarë të përbetuar, çështje për jetën e shqiptarit bëhej akoma dhe më komplekse gjatë viteve të rrënuara komuniste ose edhe më vonë në kohën e Millosheviqit.

Pikërisht misteri ka qenë përbërësi kryesor për teoritë shqiptarçe me UDB përgjatë dekadave—fakti që këto nuk konfirmohen dot në Beograd. Hijet e kanë bërë të mundshëm hedhjen e dyshimit si masha të ndryshkura, vegla qorre dhe fytyra të zbehta. Dyshimi për fijet e nëndheshme edhe me kriminelë-informatorë, kodosha e spiuna nga gjitha trevat tona, gjegjësisht nga Kosova, listat janë të gjata me emra e mbiemra , të cilët ishin „vazalë“ me krimin e

UDB-së, e që ky konspiracion që ende funksionon , thelbi mbetet në terr për shumë kohë.

Nuk ka patur pra vetëm një UDB si organizatë historike në Jugosllavi, por edhe një „UDB“ në formë gogoli për përdorim ndërshqiptar, duke infiltruar në këto rradhë edhe arsimtarë, profesora, mjek, postjerë, hoxhallarë , priftërinj etj të cilët kishin prirje edhe për intriga e dallavere… si hijet që gatuajnë sherr, sajesa, keqinformime, smirë dhe degradime, duke përdorur burime jo serioze, pa argumente konkrete apo bindëse !

Dhe, e drejta apo e vërteta, mbeten larg fakteve dhe jetës reale të njeriut, i cili në kohë dhe hapësirë mbetet vetëm VIKTIMË përballë intrigave, qofshin edhe të „Njerëzve të Perëndisë“ !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Rrenqethese shume, sikur te ndodhte tashti, ne kete moment.
    Pergezime autorit per kete pershkrim, i cili i difton brezave te sotem se kush ishin kriminelat.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu