ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Nafi  Çegrani: Vegimi i një kujtimi (fragment)! 

Shkrime relevante

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga Nafi  Çegrani  

UNË  ZOTIN KAM DËSHMITAR  

( Ai  është i ndritur… ! 

PASH  NJË  ËNDËRR… ! 

… A sheh njeriu ëndrra në burg! Po, po. Edhe në burg burri shikon ndonjë ëndër dhe I rrjedhin lot nga sytë nga mallëngjimi për fëmijët, gruan dhe familjen, prindëri, e sidomos malli për NËNËN. 

Edhe unë pash një ëndërr,( ose në formëne një vegimi apo meditimi), duke qëndruar dhe bërë dua pranë varrit të babait  Tekiut dhe Nënës sime  Mahijes, ashtu e pash sikur u rrëfeja bashkë me duanë edhe për Testamentin tim, duke i  bërë sqarime rreth librit, si i jashtzakonshëm i cili paraqet një dramë të çuditshme  kolektive të popullit me histori dhe tradita të lashta, por edhe për vorbullat e jetës dhe shushuritjen arketipike të disave gjatë kohës së komunismi sin ë Kosovë e Shqipëri dhe veçmas për shqiptarèt e Iliridës. Ai nisi të më rrëfente për ZHGËNJIMIN  e një shoqërie injorante ku , mjerisht, pjesmarrës janë edhe  shqiptarët në këto troje, duke më rradhit sin ë formën e një rrëfimi të gjatë, për mizoritë e tiranëve aq të përbinshëm sa që edhe histpria llahtaroset nga të bëmat e egra çnjerëzore plotë klithmashpirtërash, mendje të gjymtuara në këtë cep të Ballkanit…  

Në atë ëndërr sikur isha edhe pranë varrit të Nënës. Bëra duatë që dija përmendësh, të mësuara që si fëmijë në gjuhën arabishte, nën kujdesjen e gjyshit tim.  E pash të buzëqeshur, edhepse ajo kishte vdekur gjatë viteve gjersa isha Brenda mureve të kazamateve jugosllave.Por, disi rrinte pas një veloje, sin ë mjegull, edhepse kujtimet dhe malli për Nënën i kam të gjalla edhe sot.Portreti i saj në mëndjen time: aq fisnike ,flokë zezë, sy gështenje dhe një ngjyrë e përzier deti të thellë dhe i kulluar. Fytyra e saj e butë dhe një pike loti të ngrirë nën qerpik, nuk arrita dot ta përceptoja mire. Dhe nuk di, a mos ishte vallë, pik loti nga mallëngjimi dhe vuajtjet për të birin e kidnapuar dhe të dënuar përtej maleve dhe në pafajsi. Apo ishte pike loti si i të gjitha NËNAVE  të vuajtura dhe të hasretuarapër dënimet dhe pushkatimet e të dasgurve të tyre. Apo ishin klithma e nënave për shpirtërat e zhdukur nga qëniet më shtazarake, të uryer nga veprimet e tyre satanike, ose poshtërimet që ua bënin të pafajshmëve  lidhur në pranga vetëm e vetëm të thyenin dinjitetin njerëzor.Sa herë që e kujtoj këtë ëndërr për nënën, përfytyroj atë pike loti që mbeti i tharë mbi sytë e saj si një suprinë e përjetshme apo dromce që fshihej një pikëllim, vuajtje dhe dhimbje e pafundme, por që struket shikimi dhe kujtimi për Nënën në thellësitë e shpirtit tim. 

Të nesrit kur u zgjova herët pa gëdhirë, ëndrrën ua tregova edhe dy mbesave të mia të cilat dine shkruajnë eseje të bukura dhe të ngjeshura, merren edhe me pikturim. I luta që të bënin disa portrete në jase të një fotografije të vjetër të Nënës sime që e mbaja kujtim. Arbërina dhe Merita bënë disa vija portreti, disa portrete, me stilin e tyre të bukur të piktorimit, mjaft identike vizatuan portretin që e mbaj me mall në zemër e shpirt. Edhe përzierja e ngjyrave të syve të saj, të shëndruara në kaltritë e thella qiellore, atje ku shpirti dhe nuri i saj vizëllojnë në amshim në shtigjet e parajsës. 

Edhe ëndrra ime mbeti vizëlluese për prindërit e mi, portreti i tyre sipas një parimi të veçantë pikturimi, mbetet malli dhe brenga e tyre njashtu si e popullit të vuajtur shqiptar me ngjyrat dhe gjakun e këtij dheu ! 

Ëndrra ime të cilën e pash, dhe nuk e harroj kurrë, sikur ende gjendem pranë dy varreve, të Nënës dhe babait tim. Por më duket, edhe sipas rrëfimit që mbaj në dejt e gjakut dhe damarëve të mi, bulojnë si ato në ëndrrë,  kur  Ebu Bekri qëndronte në këmbë përpara varrit të Mustafait… E flokët nga ai mallëngjim i ishin thinjur fare, ashtu siç ishin  thinjur edhe flokët e babait tim, si borra në maje të Sharrit . 

“ … Kam fjetur dhe kam qen pa gjum ato netë të thikave të gjata në skëterra burgu! Dhe një natë prej netësh, kam harruar cila stinë e vitit ishte apo vili vit kishte ardhur sipas trradhës, nuk e di. Por atë natë, ajo natëjam i bindur, do të ketë  qenë nata e lindjës së Pejgamberit alejhis-selam. 

E kam parë veten në ëndërr, në pamjen më të ndershme dhe  më të mirë, sikur pranë varrit të tij në Meke, bëja duanë për drejtësinë dhe mësimet , këshillat e tij që i kemi të shkruara në adise dhe ajete kuranore të tij!” 

Unë po e them këtë ëndërr jo për të thënë diç por vetëm dua të them se ky ballë imi nuk mundet t’i bëjë ruku e as sexhde askujt tjetër përpos Allahut. Sepse, e pashë atë, babain tim Tekiun,  duke u falur pas një imami të veshur me xhybe të bardhë dhe shallin e pastër si bora në maje të malit, ishte imami ynë që na meson me dinjitet për drejtësi, humanizëm njerëzor. E  pas Tij, kam parë prapa  një numër shumë të madh të xhematit. Më kujtohej guximi dhe serioziteti në fytyrë e babait tim. Ishte trim dhe i paluhatur, me dinjitet burri e burrërie… Edhe Kur’anin e dinte përmendësh, por nuk i adhuronte hoxhallarët që mbanin çallma të bardha, e në shpirt kishin servilizmin dhe dreqin !  

Dhe,  padyshim, në atë ëndërr, ku u fala, i lidhur në namaz, pas babait tim i cili ishte imam. Qartë më kujtohet  një kohë sikur  Ai isha hoxhë … 

Kjo më bën të ndjehem krenar ! 

“Unë nuk frikësohem nga kërcënimi e djajve, – më pat thënë një rast sa ishte gjallë, dhe këtë e përsëriti edhe në ëndrrën time, kur isha pranë varrit të tij dhe vazhdoi: “As ti mos u frigo, biro, nga djajtë, po sikur ata të jenë edhe me brirë. Në të vërtetë je  kërcënuar   me vite me rradhë, para dhe pas 1981 nga  shovinistët e UDB-së jugosllave, edhe për letrat që ia ke dërguar ato vite marshallit Tito!” 

Buzëqeshi disi, buzëqesha edhe unë sepse të dy u ndjejtëm krenarë. 

Trim ishte babai im. A ka historinë e vetë të ndritur që si i ri, për pjesmarrjen e tij në Luftën e Treskës, bashkë me xha Rushan Rexhepin i cili si ballist ishte edhe i vëllazëruar me Mefail Shehun-Zajazi. Babai im u ka ndejt për krah…Madje oficera të lartë shqiptarë si Qemal Agolli, Nafi Sulejmani etj e marrin në rradhët e Brigadës së VII cila vajti në Frontin e Sremit për ta luftuar fashizmin dhe me idealin e vetëm për jetë të lirë dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Vajtën me Flamurin shqiptar dhe mitralozët në krah…! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Babai im, Tekiu , veteran io Frontit të Sremit. 

Ideologjia kominterniste i mashtroi  dh tradhtoi shqiptarët, dhe mbetën të zhgënjyer në fushën e betejës sa qe jeta ! 

”Ne jemi përfaqësues të Sigurimit të Shtetit dhe  Partisë, andaj je i urdhëruar  që të mbajsh sjellje dhe qëndrim lojal si qytetar i ndershëm.” 

E, sa për  urdhëra, ju thashë:”Unë nuk di asnjë urdhër përpos urdhërit të atij që është Një i cili thotë:”…Thuaj:”E tërë çështja (urdhëri) është vetëm në duar të ALL-LLAHUT të madhërishëm dhe fuqiplotë!” 

Kjo ishte edhe porosia e babait tim trim. 

… Me vite e vite dhe netë dimri acar  skëterre, mbi mua ushtruan dhunë e terror, duke  përdorur metodat shtazarake e  kërcënime se do të më dënonin rëndë dhe sakatoni sa të isha gjallë!) 

 “Ti do të paguhash çmimin e burgut i dënuar me pushkatim”- më thoshin. 

 E  unë thashë në vetën time:”Subhanallah!”-, i përballur rrept me kurthet dhe prapavijate e tyre injorante, intrigat  gjakatare, keqbërëse  që edhe fytyrat i kishin të shëmtuara, si fytyra satanajsh, të cilët më fyenin rëndë kur ma shanin nënën  shqiptare dhe ushtronin hata dhe ndëshkim mizor mbi mua lidhur në pranga! 

… I pyeta ish-agjentët e intelegjencës për të dënuarin e pafajshëm dhe dhunën që kishin ushtruar ndaj tij, përse vallë një sjellje të tillë arogante dhe kriminale ndaj njeriut me shpirt e gjak njeriu. Apo e gjithë kjo ishte një plan politik brutal dhe dredhak, moskovik nga Beogradi.  

Nëna ime një grua fisnike e cila kishte rritur 5 djem, dhe ishin bërë burra…   

Andaj merrni mësim nga vuajtjet e mia, o ju të zotët e mendjes, o krijesa të Zotit ! 

***  

Nata sado që të jetë medoemos do të lind mëngjesi. 

Jeta sado që të është e gjatë medoemos do të futemi në varrë.Atje na prêt rruga e gjatë dhe Ura e Siratit.  

O Zot, ruaje popullin shqiptar, ruaje kombin tim nga egërsirat dhe hienet e maleve të Ballkanit dhe Karpateve. 

Ti je i madhërishmi im: Një!Unë nuk kam  askënd përpos Teje. 

Po të lus Ty e unë tani po qëndroj para Teje me duar të ngritura që Ti, gjithë atyre që më dënuan mua me akuza të rreme, mashtruese,  të bëjë Ty përgjegjës për dënimin e tyre, ashtu siç e merritojnë. 

Planet  e tyre djallëzore, bëri shkatërrim  dhe kurthat e tyre pëplotë intriga djalli, jepjua dënimin që e kanë merituar me xhehnem… Sepse, vetëm Ti je dëshmitari im, Zoti im Ti e din që më është bërë padrejtësi, duke qenë në Rrugën tënde të drejtë, si Rruga e Diellit, andaj më triumfo me drejtësinë e vërtetë hyjnore. 

Babai i Nafi Çegranit, Teki Çegrani, si ushtar në vitin 1944.  

 ( vazhdon ) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu