Nail Draga, Ulqin
LIBËR DOKUMENTAR PËR KOSOVËN NË NJË KOHË DRAMATIKE
Fahri Musliu, DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD, Prizren, 2013
Ngjarjet dramatike të cilat i ka përjetuar populli shqiptar në Kosovë gjatë luftës së fundit(1998-1999), ka qenë motiv i mjaftueshëm për botime nga autor të ndryshëm duke ofruar të dhëna për krimet e pushtetit serb dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, ku libri i gazetarit F.Musliu paraqet një botim të veçantë i cili mund të trajtohet si dokumentar për Kosovën këtë periudhë kohore
Botimi i një libri të tillë ka peshë të veçantë sepse autori i tij është dëshmitarë okular i ngjarjeve duke informuar opinion shqiptarë dhe me gjerë. Ai i ka qendruar besnik kodit të gazetarit, duke qenë konciz dhe pa paragjykime. Ndonëse gjatë kësaj kohe ai ishte rrezikuar duke u kërcënuar, ai qendroj në Beograd rreth pesë muaj larg familjes, por duke i ndënjur besnik misionit të informimit.Nuk ka dilemë se një botim i tillë është në favor të prezantimit real të ngjarjeve në këtë periudhë kohore, ku Kosova ishte në qendër të opinionit evropian e ati botëror. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ishte hera e parë qe forcat ndërkombëtare të NATO-s kanë intervenuar për 78 ditë për të shpetuar shqiptarët nga politika serbe gjenocidale.
Botimi ndahet ne tre pjesë: 1.Baticat dhe zbaticat e jetës, 2. Raportët ditore në Zërin e Amerikës janar-mars 1999 dhe 3.Disa dokumente të rëndësishme politike ndërkombëtare për çështjen e Kosovës(1.Dokumenti i Grupit të Kontaktit për Kosovën e vitit 1998, 2.Marrëveshja e Rambujës, 3.Marrëveshja e Kumanovës dhe 4.Rezoluta 1244).
Fillimisht ky libër është botuar si fejton në gazetë për 23 ditë rresht, e më pas i janë shtuar raportet për “Zërin e Amerikës”, që është botuar nga Dukagjini në Pejë. Ndërsa botimi i dytë është i zgjeruar me disa dokumente diplomatike ndërkombëtare, që ndikuan në fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, kundër ish-Jugosllavisë.
Guximi profesional
Autori i librit gjatë qendrimit në këtë kohë në Beograd aty ishte fizikisht ndërsa mëndërisht ishte në Prizren të familja e tij. Kemi të bëjmë me një kohë dramatike se askush nuk ka mundur të parashikojë se si do të jetë dita e nesërme. Ne këtë botim janë te prezantuara tri letra nga familja, që janë dëshmi autentike e kësaj kohe.
Se qendrimi në Beograd ishte rrezik përmanent është dëshmi edhe vrasja e gazetarit të njor S.Quruvija në Beograd nga vet pushteti serb. Por, Musliu ia arriti të përballoj sifdat e kohës duke mbetur shëmbull për të tjerët me guximin profesional e ate intelektual.
Duke lexuar këtë libër e dhëna se në Qendren Mediale në Beograd e cila ishte vendtakimi i gazetarëve, intelektualeve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe indvidëve të ndryshëm ka qenë një mbeshtetje dhe kurajo për punën e Musliut si gazetar por edhe qendrimit të tij në këtë mjedis.
Dokumentar për krimet serbe
Duke lexuar këtë libër qe lirisht mund të quhet edhe si “Ditari i luftës”, del qartë se kemi të bëjmë me ngjarjet dramatike, politike e luftarake të kohës, duke përfshirë dhunën, dëbimet, vrasjet, masakrat, varrezat masive në Kosovë, nga ushtria e policia serbe.
Ditarin duhet lexuar për të kujtuar krimet e pushtetit të politikës serbe e cila dëshmoi në praktikë gjenocidin kundër shqiptarëve. Masakrat anë e kënd Kosovës kundër popullsisë së pafajshme sipas planit “Patkoi” janë dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Ndërsa intervenimi i NATO-s me 24 mars 1999 ishte për çështje humanitare, për të shpëtuar një popull, është dëshmi e ndalimit të spastrimit etnik të një populli i cili ishte i okupuar nga viti 1912, qe u verifiku në sajë të vendimit të padrejtë të Konferencës së Londrës në vitin 1913.
Lëndë burimore për studiues
Ky botim ofron faktografi historike dhe pa dilemë se mund të shërbejë si material burimor për studiues të ndryshëm për këtë periudhë kohore, e cila ishte vendimtare në çlirimin e Kosovës.
Nuk ka dilemë se libri nxit kureshtjen e lexuesve duke u rikujtuar ngjarjet dramatike për të gjithë ata qe e kanë përjetuar. Ndërsa pamjet e mediave të ndryshme të asaj kohe janë dëshmi autentike për golgotën e përjetuar nga shqiptarët e Kosovës, nga vrasjet, masakrat, dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve si dhe rikthimin e tyre pas datës 12 qershor 1999, qe me të drejtë cilësohet Dita e çlirimit të Kosovës!
(Maj 2024)