ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Naim Tërnava para se ti padisë të tjerët, t’i publikojë një auditim të plotë të të ardhurave të tij dhe të Bashkësisë Islame

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

I biri i Naim Tërnavës hipur mbi veturë… Para disa vitesh ai pati bërë thirrje publike që të rinjt t’i bashkoheshin Islamic Stat, ISIS-it, dhe asgjë -askujt?!

Basri Beka, Prishtinë

Në përgjigje të padisë së paralajmëruar nga Naim Tërnava, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kundër ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, dua të theksoj se ky veprim është një përpjekje e qartë për të devijuar vëmendjen nga çështje serioze të transparencës dhe përgjegjësisë së BIK-ut dhe të vetë myftiut.
Z. Tërnava, përpara se të ngrejë akuza ndaj të tjerëve, ka për detyrë të zbatojë dhe të publikojë një auditim të plotë të të ardhurave të tij dhe të Bashkësisë Islame, duke bërë të qartë burimet dhe përdorimin e fondeve që ky institucion mbledh nga besimtarët dhe burime të tjera. Këto fonde, shpesh të paqarta dhe të dyshimta, kërkojnë një transparencë të plotë për t’i siguruar komunitetit menaxhimin e tyre të drejtë dhe të pastër. Nëse ky auditim nuk ndërmerret nga vetë myftiu, atëherë organet e drejtësisë në Kosovë kanë për detyrë të hetojnë me seriozitet origjinën dhe destinacionin e këtyre fondeve.
Rëndësia e hetimit të burimeve të financimit për ndërtimin e xhamive në Kosovë është gjithashtu kritike: A janë këto ndërtime rezultat i kontributit të besimtarëve shqiptarë të Kosovës, apo financohen nga burime të huaja me qëllime të dyshimta? Publiku ka të drejtë të dijë nëse këto projekte dhe procesi i mbledhjes së fondeve janë kryer me përgjegjësi dhe në përputhje me standardet morale dhe kombëtare. Ka prova historike që individë të lidhur me interesa të huaja mund të shfrytëzojnë fenë për qëllime të dëmshme. Prandaj, hetimi i BIK-ut dhe i z. Tërnava nuk është më çështje e thjeshtë financiare; është një domosdoshmëri për të mbrojtur karakterin laik të shtetit të Kosovës, i garantuar me Kushtetutë.
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Naim Tërnava me Ali Eshbar, të parin e Diyanetit të Turqisë, që para disa ditësh në Tiranë me rastin e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë, u thuri hymne hapur ushtarëve osman që e përhapërn islamin në “Arnautlluk”. Do të thotë e pranuoi publikisht se islami është përhapur me dhunë e gjakderdhje të madhe ndër ne.   
Nëse z. Tërnava dhe BIK-u kanë pranuar fonde të kushtezuara që kërkojnë përfshirje të praktikave fetare në sistemin arsimor apo në institucionet e sigurisë, atëherë kjo përbën një rrezik të madh për rendin kushtetues të Kosovës dhe për demokracinë tonë.
Deklaratat e fundit të Tërnavës për “neo-komunistët” dhe “shpifësit” janë shmangie nga kërkesat legjitime për auditim të pavarur dhe për llogaridhënie. Nëse BIK-u dhe Tërnava pretendojnë se nuk kanë marrë fonde të dyshimta apo nga burime armiqësore ndaj Kosovës, atëherë është momenti të demonstrojnë këtë me prova të qarta dhe me transparencë.
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit para shumë vitesh
Në një shtet të së drejtës si Kosova, llogaridhënia është thelbësore për çdo institucion. Nëse Bashkësia Islame e Kosovës dhe z. Tërnava synojnë të ruajnë besimin e komunitetit dhe të qytetarëve, atëherë është koha të japin llogari të plotë dhe të lejojnë një auditim të pavarur mbi fondet dhe veprimtarinë e tyre. Kjo është e domosdoshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe karakterin laik të shtetit tonë.
____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu