Nga: Ibrahim Kelmendi , Gjermani
Më 17 mars 2025, Nasim Haradinaj, duke shpërdor praninë live në TV-emisionin “pressing”, më kërcënoi: “[Ibrahimi] ashtë ni prej njerëzve që tanaherë ka krijuar probleme edhe mrena, aty ku ka qenë. E dinë ky mirë. Mos t’hy unë me fol për rastet që ky i dinë. Ky munohet me rehaboilitu sene. Pranaj është me smujë të vet e të merret me smujë çfarë e ka.”
Unë pata reaguar me postimin në ditën pasuese, më 18 mars 2025, duke prit që Nasimi t’i rrëfen të gjitha. Por ai vazhdoi me heshtje duke krijuar mundësinë për t’u keqkuptuar, se nuk ka çka me fol. Edhe unë tashmë po e keqkuptojë që Nasimi përdori metodat e UDBashit Mehmet Loci, i cili i kërcënon viktimat e tij “unë di shumë për ju, prandaj mos me shtyni t’i tregoj.” [përifrazim]. Pra, e ka prefeksionuar stilin me këso kërcënimesh blofuese, sepse i është mbush mendja, me gurmaz të madh, pa aspak urti, po del i fituar në çdo debat. Fatkeqësisht televizionet po e shpërdorojnë Nasimin, sepse po dëshirojnë debate të zhurmshme, grindavece, që të kenë sa më shumë klikime nga ata që u mungon kultura për (ç)vlerësim të debateve grindavece.
Ali Pashë Gucia duhet të ketë porositë: “Bani ner kush ashtë për ner!”
Fatkeqësisht shumë i kemi lazdruar kUmandantët e profiterët e luftës, si Nasimi dhe sisoji i tij, prandaj u është mbush mendja se duhet t’i durojmë edhe të na pshurrin në gojë. Akoma më keq, presin edhe t’u themi: “sa të ëmbël e paskeni shurrën”.
Urdhëro, rrëfej të gjitha që di, rrëfe edhe ato që do t’i shpifësh, pa përdor mashtrimin se gjoja po më kursen sepse je i mëshirshëm ndaj sëmundjes time.
Po të paralajmëroj: moti e kam humb respektin ndaj teje, sepse asnjëherë nuk ke reflektua për kryetarin e organizatës LNÇKVSHJ-së, ku ishe anëtar, gjegjësisht për Sabri Novosellën, “kryetarin” e përhershëm të saj (i caktuar nga kryeUDBashi Ibush Kllokoqi); edhe ty po të mungon kuraja të reflektosh sepse Sabriu ia ka dalë edhe ty të të mashtron, manipulon e viktimizon, prandaj shkaku i tij, – sepse ai u largua nga Lëvizja në prill 1984, – edhe ti si viktimë e tij, qysh kur je emigrua nuk je angazhua asnjëherë në LPK-në e Bashkëthemeluesit Jusuf Gërvalla.
Fatkeqësisht edhe angazhimi yt në UÇK në mars 1998, ishte angazhim komplotist, si pjesëtar i BKK-së / bandës kriminale e komplotiste anti-UÇK, të komanduar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi…
Të lutëm, mos taktizo sikur gjoja po të pengon sëmundja ime për t’i thënë ato që do t’i thoshe sikur unë të mos isha i sëmurë, sepse secili të njohim se ti je një egocentrik i babëzitur, cinik, narcisoid, sadist, ndaj secilit që nuk shfaq tifozeri idiote ndaj teje.
![Kan være et billede af 1 person og tekst, der siger "Nasim Haradinaj: "[Ibrahimi] ashtë ni prej njerëzve Ae tanaherë ka krijuar probleme edhe mrena, aty ku ka qenë. E dinë ky mirë. Mos t'hy unë me fol prej rasteve Ae ky i dinë. Ky munohet me rehaboilitu sene." tv-emisioni pressing 18.03.2025"](https://scontent.fosl6-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/488867490_122145126290470117_3366802157222420108_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=127cfc&_nc_ohc=6VL47ksBJl8Q7kNvwE_LO_T&_nc_oc=Adkit6QeVFTNZXr2Yqae63WRM_AJBYZtBYMCWOa1HW3PASjE1hjX9Jl52-K2UYEgji6Alt3L4LI8HYwfagC9T2Y0&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.fosl6-1.fna&_nc_gid=P6O4pSxD9Iwgm_i9MbAtgQ&oh=00_AfHSTAuIOQhS5t80uQSdIZerysCfHH1CqVq_A7l7bx94qw&oe=67F98C78)