ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Nata e Nikaj – Merturit – festë e madhe

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Nga: Pjeter Meta, Nikaj – Mertur
U pagëzue me këtë emer “Nata e Nikaj-Merturit”, si e vetmja fjalë e madhe që u mblidhte pranë vatrës familjare, të gjithë pjestaret e saj.
E pra inisiatoret, apo nismetari i formulimit të kësaj nate, jo pa qellim formuan këtë emer përbashkues të familjes së madhe të Nikaj-Merturit, për t’u mbledhur çdo vit, në një natë të caktuar të muajt dhjetor, para Krishtlindjeve. Është festa e madhe “Nata e Nikaj-Merturit”, jo vetëm nga përmasat e saj në pjesmarrje të pervitshme, por edhe nga shtrirja mbare kombetare dhe me gjere.
E madhe nga misioni per te cilin u ngrit,e madhe per nga origjina,e madhe per nga veprimtaria, e per shume çka tjeter. Sepse thjeshte fjala “Nata e Nikaj-Merturit” lindi si e tille e “Madhe”. Sepse ajo lindi si e perjetshme.
Nata e Nikaj-Merturit, hyri ne fjalorin e kësaj treve, si feste e madhe ne dhjetor te vitit 2005. Ky emertim nuk erdhi rastesisht. Ajo pati nje rrjedhoje,si nje zhvillim historik i jetes e aktivitetit te zones se Nikaj-Merturit. Ne ate dite Komuna e Nikaj-Merturit drejtohej nga Dede Zef Malaj.
Deda siç kishte gjallerine personale, ne drejtim te puneve te Komunes, mbarte në mendje nje bagazh te admirueshem prej intelektuali. E ky bagazhi intelektual, mbarte edhe shume vizion. Qe ne fillimet e para,kur mori mandatin per te drejtuar Komunen, ne mendje artikulonte edhe mumdesine e nje perbashkimi te popullit te kesaj krahine. Ai shikonte çdo dite ikje te familjareve nga treva e Nikaj-Merturit. Ikje cdo dite e te rinjeve per ne Tirane, Shkoder e ne emigracion. Dhe Deden e mundonte ky fakt. Ai nuk njihte rruge per t’i menjanuar keto fenomene. Ndaj ne vitin 2005 , mblodhi intelektual e burra te zgjuar nga fshatrat e Nikaj-Merturit, dhe u propozoj per krijimin e shoqates me emrin ” Shoqata e Nikaj-Merturit”.
Pas ketij propozimi shoqata u krijua. Ajo lindi natyrshem, nga mbartja e mendimit te nje drejtuesi, tek veprimi e vendimi i grupimit publik e shoqeror i te gjithe krahines. Ky emer , e ky organizim ,shume shpejt shkoj atje ku duhet e si duhet, ne Shqiperi, ne Kosove e ne te gjitha kontinentet e botes ku jetojne Nikaj-Merturas. Ideja e krijimit te shoqates se Nikaj-Merturit ,e me pas e Nates se Nikaj-Merturit me nismetar Dede Zef Malaj, tashme mban vulen e mendjes e zemres se djemve e vajzave te fiseve te Nikaj-Merturit. Aty militojne gjithe nikaj-merturasit kudo qe ato jetojne. Historia e kesaj shoqate tashme e ka marre krahe. Veprimtaria e saj eshte zgjeruar edhe ne territorin e Kosoves. Ajo ka marre permasa kombetare,dhe pse jo edhe jashte kufijve te Shqiperise.
Shoqata e Nikaj-Merturit u krijua ne veren e vitit 2005,dhe u drejtua nga intelektuali i njohur Marash Hajati. Dede Malaj si kryetar komune dhe nismetar i krijimit te shoqates u zgjodh anetar i bordit drejtues. Marash Hajati e drejtoj kete shoqate deri ne pranvere te vitit 2011. Me pas u zgjodh Gjin Mark Niklekaj kryetar i saj ne dy mandate. Ne 2018 kryetari i shoqates se Nikaj-Merturit u zgjodh Dr. Mhill Gecaj. Shoqata e Nikaj-Merturit ne Shqiperi e Kosove ka nje karriere te gjate 16-vjecare. Ajo ka bere emer e histori,ka festue e organizue ne data perkujtimore evenimente te rendesishme, ka dhene tituj e vleresime personazheve te njohura e me emer te Nikaj-Merturit.
Bera kete rezyme te shkurter per shoqaten per te ardhur tek nata e Nikaj-Merturit. Edhe ky emer doli nga vizioni aktiv i Dede Zef Malaj . Kjo nate eshte festuar cdo vit, por e para e ketij lloji ne teatrin e operes e baletit ne dhjetor te 2005 ,mbetet e paharruar . Sikunder edhe ai organizim brilant , me pas ne Pallatin e Kongreseve .
Nepermes ketij shkrimi te shkurter ne prag te dates 10 dhjetor dita kur do mblidhemi ne naten e Nikaj-Merturit ne Shkoder, deshiroj qe te shkruaj pak rradhe per kete feste ( per kete Nate).
Bordi drejtues i shoqates me kryetar Dr. Mhill Gecaj ka vendosur qe nata e Nikaj-Merturit te behet ne Shkoder pas nje heshtjeje dy vjecare nga pandemia.
Nata e Nikaj-Merturit, kjo feste e madhe e kthyer ne tradite e pervitshme, ka si objektiv te saj kryesor bashkimin e nikaj-merturasve per te festuar se bashku, per te gezuar se bashku , e per tu çmallur me njeri tjetrin.
Ne naten e Nikaj-Merturit duhet te vijne cdo vit bij e bija te reja , jo vetem per ti dhene gjalleri festes, por per te vazhduar traditen e paraardhesve qe vit per vit po rrallohen.
Ne naten e Nikaj-Merturit duhet te vijne nga Kosova e Diaspora te festojme bashke per te vazhduar traditen bashke.
E kjo nate vertete eshte Feste e Madhe. Ajo na jep mundesi te mire e te madhe qe njerezit te njihen nga afer me njeri-tjetrin, sidomos me gjeneraten e te rinjeve qe po rriten. Na jepet mundesia per njohje te reja , se shumekush nga ne jan larguar prej dekadash nga Nikaj-Merturi, e shperndare ne te kater anet e Shqiperise, Kosoves e botes. Shumëkujt prej te larguarve ua kemi degjuar zerin, na jane prezantuar perparimet e sukseset, por nuk kemi mundur tua japim doren. Jetojne edhe ne Nikaj- Mertur, por nuk jane pare e takuar ndonjeher me te larguarit qe u rriten larg, e sot ato jan burreruar. Jetojne edhe larg Shqiperise, e shume larg treves se tyre, ne Europe , Amerik e Australi, dhe nuk i kemi pare kurre. Sot e cdo vit, ne naten e Nikaj-Merturit duam me u takue , me u prezentue, e me u njohte me sukseset e perparimet e njeri-tjetrit.
Kjo nate e madhe, na jep mundesine per te çare hallet edhe per treven tone te Nikaj-Merturi, te lene pas dore. Ajo ka nevoje per ne, ka nevoj per ndihmen tone. Sepse atje na pres gjithmon dashuria qe nuk vdes kurre, dashuria per vendlindjen. Atje na pret toka jone, toka e te pareve tane, na presin bjeshket, na presin malet kurore rreth e çark Nikaj-Merturit, na pret mundesia e arte per te zhvilluar turizmin malor, ne vendet e virgjera-perlat e kesaj zone.
Ne prag te kesaj feste nje thirrje kam per djemte e vajzat qe iken larg nga ky vend. Mos lejoni ju e as femijet tuaj qe te tjetersohen. Mos lejoni qe te asimiloheni. Por ejani here pas here ne Shqiperi e freskohuni me aromen shqipetare,me gjuhen e embel shqip, me diellin e ajrin e shqiperise. E mos e dhente zoti qe nje dite ndonje studiues nga Nikaj-Merturi , te vije te kerkoje brezat me origjine nga treva jone, ikur neper bote dekada me pare, dhe per te marre pergjigjen ” Ne nuk jemi shqipetar”.
Duke njohur genin e fuqishem e te patjetersueshem qe kam patur nder shekuj populli i Nikaj-Merturit, nuk dua ta besoj qe ajo dite do te vije. Se djemte e vajzat nikaj-merturase, jane te jashtezakonshem, jane aktiv dhe ne unitet, jane misionare, jane nismetar te veprave te medha, jane qendrestar e fistar.
Ata jane atdhetare e kombedashes te jashtezakonshem.
E sa here vjen muaji dhjetor , gezojme.
Gezojme sepse i gezohemi festes.
Gezohemi kur themi ” erdhi Festa e Madhe”, erdhi “Nata e Nikaj- Mërtur”!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu