Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar, me titull ”Kur flet mirë si Sadria e Sinani”, Drini.us,10 Shtator 2021
Nga Ditari im (7)
Të pathëna e të pashkruara deri më tash
Baba foli më së pakur, at natë vere të fundit të qershorit. Ishte një mbëmje e ngohtë e flladi nga malet e Zatriqit që shtriheshin në jug të Turjakës, vinte me pritesë deri në oborrin e vëllait tim të ndjerë që atë natë ishte i vogël për gjithë ata njerëz.
Sigurisht se babë i shkonte mendja se si donte të shpërnguleshim në Turqi kur unë fillova shkollën fillore në mesin e viteve 1960-ta
Unë nuk e kuptova asnjëherë por kisha një dëshirë nëse shkojmë e jetojmë diku tjetër, larg Turjakës pa e ditur se ku. Baba sigurisht se nuk e kishte bisedua me askend të shtëpisë por shihej ajo dëshira e tij për me shkua në Turqi. Kështu me thua mua njëherë kur ishim vetëm unë e ai në mal.
Motra e babës, Dada Nep, më 1999 në Kukës ku edhe vdic. Fotografi e një gazetari të huaj
Ai ishte një besimtar dhe sulltanët turq i kishte në qef sepse, ata ishin që na kishin pru besimin islam.
Sa herë që dikush e zinte në gojë Zotin, Muhamedin apo fenë islame, ai luante nga vendi dhe dëgjohej duke thënë me zë të vogël Elhamdylilah, Elhamdylilah, Elhamdylilah 1*).
Edhe gjyshi sa herë që flitej për sulltanët e fenë islame, me gjithë shpirt thonta se kemi besua që është më mirë prandaj e kemi pranua fenë islame. Turk Elhamdylilah.
Por ishte pikërisht gjyshi im ai i cili më 1937 kishte ndërtua kullën që të t`ju tregoj të tjerëve e ndikoj te të tjerët që mos të shpërguleshin për në Turqi.
Kolonët serbo-malazez që krali i Serbisë i kishte vendosur në tokat tona më të mira, afër lumit Mirusha, në katundet Lubizhdë, Damanek, Qypevë, Bubël dhe në Garaqeva të Panorcit, kur vinin në Turjakë, rrugës për në … Malishevë i thonin:
-Baca Bej 2*), puna marë! –Pse po hargjohesh e po ndërton kullën kur ju, keni me shkua në Turqi e atje i keni shteëpitë e ndërtuara e tokat sa të doni.
Në Shar, 1979
-Po nasht, unë pe maroj e pe la t`gatshme.
Kishte edhe familje të tjera në zë të rrethit tonë që gjithashtu ndërtonin kulla që nga Ramë Bllaca i katundit Bllacë, posllanik i skupstinës në Beograd e deri në Sferrkë të Gashit e nga Rahaveci, deri në Llapushnik me të vetmin qëllim që shqiptarët mos të shpërnguleshin. Në Turjakë edhe Smajl Zeneli kishte ndërtua Kullën
Ama baba ishte një nga më të besueshmit, sa i përket besimit islam.
Dhe në keto mendime të largëta, ndoshta i kujtohej Mulla Januzi, hoxhë nga Peja që deshi të më marrë mua, si djalë të vetin. Nuk e kuptova asnjëherë se a nuk kishte ai djalë apo djemtë nuk kujdeseshin për te.
Dhe kështu fillova të rritem pa e kuptuar pse baba deshi të shpërngulemi për në Turqi dhe a do të pranonte sikur të kërkonte Mulla Januzi nga Peja që të bëhem djalë i tij?
Ishin dy pyetjet që i bluaja në kokën time, shpërnguljen në Turqi dhe “adoptimin” tim te hoxhai Pejës, Mulla Januzi.
Babain e shikoja drejtë në sy. Ai e kishte ulur kokën dhe e thithte cigaren e duhanit me të shpejtë dhe sakaq e largonte nga goja dhe ende pa e qitur tymin nga hundët, a ofronte përsëri cigaren në gojë.
Student, Prishtinë 1978
Balli iu kishte mbushur me rrudha e fytyra e parruar e bënte edhe më plak babën Ukë.
Nganjëherë, vjedhurazi më shikonte mua sikur donte të bindej se jam këthye me të vërtetë në Turjakë. Nuk ishin pakë 8 vjetë e më shumë që nuk ishim pare.
Kishin vdekur shumë kohanikë të babës e motra. I kishte vdekur edhe motra e madhe, dada Nepë, në Kuks, dhe atje ishte varrosur ditën e dytë kur Serbia i kishte përzënë nga shtëpia, në muajin mars të vitit1999.
Jenny Ekman, Häst tjej
Dhe kështu ende pa lind dielli, kur të tjerët kishin shkua, unë e baba ende rrinim duke biseduar. Aliu dhe Sabiti, dy djemtë e vëllait i kishte zënë gjumi. Melihati, qika e vëllait kishte ardhur e i kishte shtruar vendet për me fjetur. Mua më kishte shtrua një syngjer në krye të vendit me jorgan e çarçaf 3*) të bardhë. Afër meje, iu kishte shtrua vëllezërve me të vegjël, e baba flente afër axhakut.
Jenny dhe Entela
Deri sa ishte duke kujtuar babën plak që ka vdekur në shtatorin e vitit 2021para 19 vjetëve, thirri një vajzë suedeze dhe hyri brenda një alamet femër e e bukr, si malsore e shkodraneshë, ish kolege e punës e vajzës sime, Entelës.
Jenny Ekman, jam unë dhe mu afrua aty ku unë isha ulur e shkruaja.
Hest tjej, afersk kvina, svår uppväkst, tuff kvina, ishin fjalët që mi tha kur dhe ma zgjati dorën e në mënyrë burrërore me gjeste tëpër të natyreshme e teatrale filloi të tregoj për jetën e saj të vështirë, si fëmi.
“Jam një grua që nuk dorzohem para vështirësive e dallgëve të jetës”.
Tash jetoj në Lumma me djalin 10 vjeç, Theo.
Në moshën 14 veç fillova të punoj si pastruese e tualeteve në aeroportin “Arlanda” në Stckholm e në moshën 15 vjeçare, fillova të fshij e pastroja aeroplanët brenda.
Kam jetua në Märsta, një vit e pastaj shkova në Wuming. Pastaj këtheheme nënSuedi dhe fillova me studjua në gjimnaz. Pasi e përfundova gjimnazit shkova me punua në Normandi. Aty punova në shtallën e kuajve te Thierry Navet. Ai ishte vëllai i Eric Navet, njeri shumë i famshëm.
Studjova në Härnösand për Energi ingenjör. ”Backpackade jag själv”. U nisa e vetme me një çantë si samari i gomarit në shpinë për një udhtim në Azinë Jug-Lindore, Guadong Södra Kina (Kinën Lindore) Hongkong, deri në Australi e Filipine.
Para 10, 11 vetëve, mora një letër testament që babai më kishte lënë pas vdekjes. Aty kuptova se kam 4 motra por ato nuk deshën të takohen me mua.
Punova punë të vështira duke hequr baglat e kuajve vetëm e vetëm që të kam një jetë të mirë e të dinjitetshme. Tash jam e gëzuar me jetën edhe pas ndarjes me burrin që jetova 20 vjet.
Në numrin tjetër:
Vështirësitë ekonomike që kisha për studime më detyruan të zgjidhja në mes të dy këqijave më të vogla. Desha të shesh edhe pjesë të organeve të mia të trupit, njërën veshkë vetëm e vetëm që të studjoj.
Pas demonstratave të vitit 1981, më larguan nga puna e unë nuk doja të dipomoja sepse “diploma” nuk më duhej asgjë por ishte Din Haxhia që më foli se patjetër duhet ta kryej shkollën:
-Sinan nëse nuk diplomon, katundi do të thonë se Sinani âsht s`mu.
”Ushtar” në Doboj
1*) Elhamdulilah
Elhám dhe Elhamdulilah (Alhamdulillah, Elhamdyrillah) është fillesë kryesore e ajetit të parë në suren e parë të Kur’anit që këndohet si sure e tërë në çdo reqat të namazit, kur qëndrohet në këmbë. Në pikëpamje besimi fetar është ḥamdale (arabisht: حمدلة, hymn nderimi)[1] dhe taḥmīd (تَحْمِيد, lavd)[2] i fuqishëm në lavdi të Zotit si nga muslimanët[3] ashtu edhe nga të krishterët e hebrenjtë arabishtfolës.[4] Ka prejardhjen nga arabishtja ٱلْحَمْدُ لِلَّٰهِ (Al-ḥamdu lil-lah) që do të thotë “lavdi i përket Allahut” ose “i qofshim true Allahut”. Në gjuhën popullore Shyqyr i qoftë Zotit, i falemi nderës Zotit, qoftë lavdëruar Zoti.[3]
Shpesh përdoret nga myslimanët e çdo sfondi, për shkak të centralitetit të tij ndaj teksteve të Kur’anit dhe Hadithit dhe kuptimi dhe shpjegimi i thellë i tij kanë qenë subjekt i shumë tefsireve. Shqiptohet sidomos në mbarim të ngrënies së vaktit, në shenjë mirënjohjeje Perëndisë.[4]
(Alhamdulillah är ett arabiskt ord som också heter Tamid på det inhemska arabiska språket. Ordet betyder “lova Gud”, ibland tolkas som “tack vare Gud” och används av muslimer i varje region och bakgrunder. Alhamdulillah antogs från den första versen av en helig islamisk bok kallad Koranen (Al-Fatiha), profeten Muhammeds ord. Ordet används också av judiska och kristna som talar arabiska språket).
2*) Baca Bej, Imer Seferin, gjyshin tim e thirnin Baca Bej jo vetëm fqinjët turajaks por edhe kolonët malazezë. Ata e flisnin shkodranishten dhe pleqnonon e tregonin ngjarje, fjalë të urta, adete e pleqni sikur të ishin rritur në Turjakë. Madje edhe i thirnin në darka kur prenin ndonjë dash e kishin festa (familjare).
3*) Çarçaf m.sh. –
Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t`i mbajtur pastër. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Jorgan me (pa) çarçaf. Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Sa një çarçaf. Shkorsa çarçaf nuk bëhet. fj.u.
Sinan Kastrati, si ushtari i “APJ”- së së dikurshme
Vazhdon
Malmö, 11, 12 shtator 2021