ARKIVI:
30 Mars 2025

    NATO dërgon shumë anije dhe avionë në Europën Lindore

    Shkrime relevante

    Mendime rreth librit të Diamant Salihut, ”Deri sa të vritemi të gjithë”

    Ilir Canhasi, Suedi  Deri sa të vritemi të gjithë ”Tills alla dör”, në...

    Morgenbladet (1932) / Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji për Faustin dhe pak për gjithçka(11)

    Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932,...

    Përkujtime në ditëlindjen e Andon Zako Çajupit

    Nga: Frank Shkreli “S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër...

    Bajram Curri & Liugj Gurakuqi

    Nga: Dilaver Goxhaj Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu...

    Shpërndaj

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mirëpret forcat shtesë. Foto: Hannibal Hanschke / Pool via AP / NTB

    Një numër vendesh të NATO-s kanë dërguar forca shtesë në Europën Lindore ditët e fundit, veçanërisht në formën e anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë shtesë.

    NTB

    Në këto momente

    Këto përfshijnë anije dhe avionë nga Danimarka, Spanja dhe Holanda, shkruan NATO në një njoftim për shtyp. Përveç kësaj, Holanda po vendos në gatishmëri ushtarë dhe anije për t’u bashkuar me forcat e NATO-s, ndërsa Franca ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa në Rumani dhe Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë dërgimin e forcave shtesë në Evropën Lindore. Forcat shtesë të NATO-s do të vendosen në Lituani, Detin Baltik, Detin e Zi, Rumani dhe Bullgari.

    – Unë e mirëpres faktin që aleatët po kontribuojnë me forca shtesë në NATO. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët tanë, duke përfshirë forcimin e pjesës lindore të aleancës. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo gjëje që dobëson sigurinë tonë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive, thotë Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Situata në Europën Lindore është aktualisht shumë e tensionuar për shkak të vendosjes së forcave ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës. Aftenposten

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. Po ,qarkullon ky lajm sot. A nuk eshte me vonese dergesa e mjeteve ushtarake te NATO – s ne Ukraine ?? Kur armata ruse eshte prezent ne kufi te Ukraines pak jave me pare( me numer 100 000 deri me 150 000 ushtare ) ?? Dhe po te jete e vertete se ushtrija ruse ka hyre ne Ukraine para 1 ,2 diteve pra javen e kaluar ,ka pushtuar nje qytet te madh pa shkrehur nje arme atehere do te kemi nje perseritje te historise.Ate te ndarjes ne dy pjese te Ukraines ,si ne ate dy Gjermanive. Dhe heshtja e mediave te europes per kete fakt eshte jo korrekte.Ose nuk eshte lajm i vertete qe uroj te mos jete.Ja ku cuan qeverite e ketyreve dekada post komuniste ne Ukraine ,e njejta ne Bullgari Rumani . Korrupsion e vetem korrupsion.Armiku te merr kalane nga brenda.Dhe pa lufte fare.Vec me miljona ,miljona ,euro ,apo dollare .

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu