ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësuesen/in e vitit

Shkrime relevante

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Rusia ka hedhur në qytetin ukrainas Dnipro një raketë balistike ndërkontinentale, sipas Ukrainës

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas Dnipro me një raketë balistike ndërkontinentale...

Rusia: Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë

Storm Shadows, këtu në një avion luftarak britanik Tornado GR4, mund...

Shpërndaj

Prishtinë, 7 mars 2024

Në ceremoninë e dhënies së çmimit tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesen/in e vitit, në shënim të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion.Prandaj, sic tha ai, për mësuesin ne nuk themi se ai kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision, sepse misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha Kryeministrim duke bërë më pastaj një reflektim mbi misionin e mësimdhënies në shoqëri.Së pari, ai tha se mësimdhënia dhe mësimnxënia bëjnë lidhjen mes moshave. Pastaj, se shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen.

Forhåndsvisning av bilde“Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh”, u shpreh Kryeministri.Në përfundim të fjalimit, duke iu uruar punë të mbarë, jetë të shëndetshme e suksese të reja, kryeministri Kurti tha se çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet.

Forhåndsvisning av bilde“Emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë nyjen dialektike mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin”, përfundoi kryeministri.

Forhåndsvisning av bildeNdërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se sot është një ditë kur publikisht i gjithë vendi i përulet kontributit të mësimdhënësve. Është dita kur secila e secili prej nesh, i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit të dashur mësues për punën që e bëni.Sivjet çmimi “Shaban Jashari” iu nda katër mësimdhënësve që vijnë nga Komuna e Istogut, Komuna e Obiliqit, ajo e Prishtinës dhe e Rahovecit, kurse mirënjohje morën gjithsej 28 mësimdhënës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:E nderuara znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,I nderuari z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,Të nderuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit,Të nderuara mësuese e mësues, nxënës e prindër,Zonja dhe zotërinj,Të nderuar të pranishëm,Nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion. Dashuria për dije dhe dashuria për liri janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin ne nuk themi se ai kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision. Sepse misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit. Ma lejoni pra një reflektim të thjeshtë mbi misionin kyç të mësimdhënies në shoqëri. Ndërkaq për atë se çfarë ka bërë konkretisht Qeveria jonë, do t’ju flas më gjerësisht ministrja Nagavci.

Forhåndsvisning av bildeMësimdhënia dhe mësimnxënia bëjnë lidhjen mes moshave. Shkolla është vendi. Një brez i ri vjen në shoqëri dhe ka nevojë për gjuhën dhe shkencat, kulturën dhe artet, natyrën dhe edukimin e trupit. Shkolla është ky vend i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Shkolla është nga institucionet më të lashtë të njerëzimit, sepse njerëzimi i çdo kulture e ka ndjerë nevojën e integrimit të brezit që vjen.

Forhåndsvisning av bildeSë dyti shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen. Si mund të nënshkruhet një e ardhme mbi të shkuarën pa mësimdhënien, pa shkollën, pa mësuesin? Edhe këtu shkolla është përshpejtim. Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe të formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh.

Forhåndsvisning av bildeE treta shtyllë që shquhet ajo mes gjithë çka shpjegohet dhe pjesës tjetër që nuk është mundësia të thuhet. E një zot e di se ç ‘mbetet pa thënë e pa shpjeguar. Andaj, përsëri është mësuesi ai që përveç aftësimit logjik kryen edhe zgjimin e imagjinatës, nxitjen e fantazisë, aftësinë për të përvetësuar çdo informacion të ri e të vështirë që do të ndeshim në jetën e rritur në mënyrë të natyrshme. Mësuesi pra, jo vetëm mëson, por zgjon mendjen drejt asaj që është e pamendueshme më parë. Mësuesi teksa mëson, ai zbulon talente të reja dhe i ushqen ato në vijim.Të nderuar të pranishëm,Sa bukur i kemi në shqip dy folje kaq të afërta: mëkon e mëson. Mësuesi zgjon, e bën të zgjuar nxënësin e vet. Ai e zgjon në tërësinë e vet këtë fëmijë që vjen për të nxënë e për të fantazuar, për të ditur e për të krijuar.Këtu do të thoja që skicohet një shtyllë e katërt, ajo mes dijes e krijimtarisë. Kur mendohemi për këtë, na kujtohet figura e mësuesit te Menoni i Platonit. Një mësues i mirë është ai që di t’i nxjerrë në pah nxënësit e vet se ky tashmë e di atë që do të mësojë, pikërisht sepse ajo që mëson është dije njerëzore.Forhåndsvisning av bildeMësuesi pra, bëhet edhe një shtyllë e pestë mes nxënësit e shoqërisë, sepse ai është shtylla mes besimit dhe talentit. Mësuesi i mëkon nxënësit e vet besimin në forcat dhe talentet e veta. Mësuesi është ai që hap burimin e dijes krenare dhe të urtë.

Forhåndsvisning av bildePo i themi edhe një shtyllë gjashtë. Të rëndësishme për një komb e për një shtet. Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijes botërore. Nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë ta lëmë pas dore projektin e shtetndërtimit dhe virtytin republikan. Ajo shoqëri që ka mësues të mirë, është një shoqëri e garantuar. Një atdhe ku banojnë mësues të mirë, është atdhe i mbarë për njerëz me besim në tokë e në botë e në të ardhme.

Forhåndsvisning av bildeTë dashura e të nderuara mësuese, të dashur e të nderuar mësues,Ju jeni figura më e plotë e njeriut. Misioni juaj është më fisniku. Çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet. Migjeni e Petro Nini Luarasi kështu e kanë parë atdheun e tyre, në dije dhe në poemë. Po të kishim mundësinë dhe kohën të bisedonim më gjatë mes nesh, sigurisht që do të gjenim edhe shtylla të tjera dialektike përveç këtyre gjashtë që i përmenda, e që shndërrohen në ura që edhe lidhin përveçse mbajnë në misionin e mësuesit.

Forhåndsvisning av bildePor këtu jemi mbledhur që të japim vlerësimin dhe lartësimin e figurës suaj. Dhe emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë shtyllën dialektike të shndërruar në urë që lidh e mban mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin.

Forhåndsvisning av bildeAndaj, dhe ju uroj për çdo ditë:Punë të mbarë!Jetë të shëndetshme e suksese të reja dhe ju faleminderit nga zemra!

Forhåndsvisning av bilde

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu