ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Ndarja

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Nga: Besa Mirdita 

Gjendem diku midis qiellit e tokës. Asgjë nuk kam afër. Mendimet më janë shprëndarë e mendjen e kam në Kosovë. Mendoj se jam afër qiellit por në fakt nuk jam. Mendoj se jam afër tokës por as aty nuk jam. Mendimet e mia bëhen edhe ma të thella kur jam në avion, në lartësi. Nuk e kuptoj a është nga pasiguria se jam në aeroplan ose lartësia më jep ndjenja të ndryshme. Kur jam në lartësi për çudi mendoj se jam ma afër Zotit. Në njëfarë mënyrë edhe jam. Arsyeja pse vendosa me i shkrua këta rreshta është se njifarë ndjenje me thotë se njëri prej njerëzve ma të dashur të mi sikur po largohet prej meje. Ai është nji njeri që ma plotëson jetën, por mua po më duket sikur ai ka nevojë për diçka tjetër ma shumë se për mua. Më duket sikur ai ka nevojë për Zotin e për dritën e tij ma shumë se për mua. Këtë javë qëndrova në Kosovë katër ditë jo të plota dhe dhe gjatë kësaj kohe kisha shumë emocione të përziera.

Arsyeja që më shtyu t’i hedh këto mendime në letër është se kur ndjenjat me kanë thënë diçka për ndonji person të dashur, ashtu edhe ka ndodhur mbas nji kohe. Kam dëshirë që ndjenjat të më gënjejnë këtë radhë. Kam shumë nevojë me u shpreh por kjo është mënyra e vetme në situaten në të cilen gjendem.

I lutem Zotit për ma të mirën e familjes, botës dhe të ardhmës. Jetoj me moton se Zoti drejton çdo gjë, stabilizon çdo gje dhe vën gjithçka në vendin e vet. Kam shumë për të thënë por besoj se do t’i shpreh në një shkrim të radhës kur jam më e qetë emocionalisht, ma e lumtur sepse atëherë mund të reflektoj më mirë. Këtë shkrim do e ndaj me shokun e jetës time. 

Zvicer, 06.05.2022 

Besa Mirdita 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu