ARKIVI:
15 Mars 2025

Ndarjet dhe dhuna ndërgjinore, si ndarje emancipuese dhe ndarje në bazë të karakterit!

Shkrime relevante

Festa Dita e Verës një pasuri e kulturës shqiptare si brenda dhe jashtë atdheut

Nga: Nexhmije Mehmetaj Historinë e Ditës së Verës thuajse të gjithë e...

“Analisti” Dibran Hoxha nga Suhareka, nuk e njihka Izraelin si shtet…!

Afrim Caka, Gjakovë ANALISTI AMORF I VËRSULET KOMBIT IZRAELIT …. Dibran Hoxha nga...

“Misteri” i shqipfolësve…!

Afrim Caka, Gjakovë “Zonjat ose çapaçulat, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimojca të...

Faik Konica në 150 – vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!

Faik Konica: Një intelektual i përmasave evropiane Nga Frank Shkreli Boston, 15 Mars,...

Shpërndaj

Nga: Shemsije Elshani, Bern
Këtu në Bernë është një qendër për mbrojtjen e burrave.
Kur kam punuar në qendrën kundër dhunës familjare, më ka rastisur të kërkojnë ndihmë shumë burra, të cilët i kam drejtuar aty.
Gjithmonë konsideroj që dhuna ka të bëjë me emancipimin jo me gjininë.
Një grua vërtetë e emancipuar është vetëm nëse arrin të çliroj veten nga ndjenja e inferioritetit, duke luftuar njëkohësisht superioritetin e burrav.
Nëse një grua ka ndryshuar veç pozicionin, prej inferioritetit në superioritet, nuk është emancipim, është ndërrim i roleve. Nëse dikush këtë raport të ri e quan barazi gjinore, është total i rrjedhur.
Poashtu edhe burrat mund të jenë viktima të dhunës.
Dhuna më e shpeshtë ndaj tyre është psikike, emocionale e sociale, si psh, kontrollimi i raporteve sociale, hidhërimi, kontrollimi i telefonit, manipulimi i fëmijëve si armë kundër tyre, përdorimi i emrit dhe autoritetit, manipulimi me ndjenjat e tj.
Meqë nuk është në pyetje dhuna fizike, është pak më vështirë të konstatohet që bëhet fjalë për dhunë, aq më tepër kur ajo ushtrohet nga gratë.
Pa përvojën e duhur për krijimin e raporteve, lidhjet e tilla shëndërrohen në varësi. Varësia pastaj, bën që këto lidhje, në të shumtën e rasteve të zgjasin tërë jetën.
Një psikologe, këto raporte i quan raporte të toksikuara, të cilat toksikojnë jo veç familjen por edhe rrethin.
Me kalimin e kohës, në një lidhje të tillë, burri pos që humb pavarsinë, dëmtohet psikikisht aq shumë, sa nuk është në gjendje të realizoj veten në asnjë fushë, në të cilat ai shquhet për aftësi dhe talent.
Një grua vërtetë e emancipuar, nuk do të shfrytëzonte askend, asnjë privilegj apo atribut femëror. Kjo do ti cënonte lirinë asaj.
Duke u bazuar në këto të dhëna, unë për vete, ka kohë që nuk i ndaj njerëzit në bazë të gjinisë.
Në këtë Bernën ku unë jetoj, ka një ndarje tjetër, i thonë, ndarje në bazë të karakterit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu