ARKIVI:
10 Maj 2025

Ndërgjegje e turpshme shtetërore apo kur heronjt vdesin, ndërsa pushtetarët jetojnë si princër!

Shkrime relevante

Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës Rugova,...

1922 / Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16 Nga Aurenc Bebja*,...

Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

Afrim Caka, Gjakovë KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE Dëshirën për t’a...

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Florim Zeqa Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e...

Shpërndaj

Nga : Lirim Gashi, Prizren
___
Kanë thënë se historia mban mend, por kanë harruar se edhe ajo di të kthehet kundër atyre që shkelin mbi themelet e saj.
Sepse asgjë s’është më e tmerrshme sesa harresa ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e popullit të tyre.
Dhe më e rëndë se kjo është kur harresa nuk vjen nga pafuqia e popullit, por nga fuqia dhe rehatia e kolltuqeve të pushtetarëve dhe nga shkëlqimi i zyrave të tyre që ngjasojnë më shumë me luksin lindor sesa me mjerimin e një populli të sprovuar rëndë nga lufta.
Gjenerali Bislim Zyrapi – një emër që duhej të shqiptohej me drithërimë respekti – sot po përballet me betejën e tij më të rëndë.
Jo me tanket serbe, jo me llogoret malore, por me një sëmundje të pamëshirshme.
Dhe çfarë merr në këmbim?
Një premtim të ngrohtë nga kryeministri, që s’kishte as vlerën e ajrit me të cilin u shqiptua.
“Do të ndihmojë shteti,” tha kryeministri.
Por siç ka thënë Seneka: “Fjalët janë vetëm hija e veprave.”
Dhe kështu, fjalët fluturuan si letra të lehta në erë, ndërsa njeriu që dikur ishte mburojë e gjallë e popullit, sot po përjeton një kërcenim të heshtur të jetës së tij, larg reflektorëve dhe deklaratave politike.
Zyrapi nuk ishte thjesht ushtar. Ai ishte një kod i gjallë nderi. Një njeri që kurrë nuk kërkoi shpërblim. Ai besonte, siç besonte Marcus Aurelius, se “fisnikëria nuk qëndron në atë që merr, por në atë që jep.”
Dhe ai dha – veten, rininë, shëndetin.
Dha gjithçka, përveç krenarisë. Sepse krenaria e një luftëtari nuk shitet.
A është e mundur që një shtet, i cili i detyrohet çdo grimë lirie njerëzve si ai, sot t’ua kthejë shpinën?
Nëse po, atëherë nuk po flasim për një shtet, por për një makineri burokratike që ushqehet vetëm me vetveten. Atëherë kemi humbur më shumë se një njeri – kemi humbur fytyrën tonë.
Sjellja e elitës politike është më shumë se shpërfillje.
Është kapitullim moral.
Është tradhti ndaj vlerave mbi të cilat luftëtarët tanë ngritën barrikadat. Sepse nëse ata që rrezikuan jetën për ne, sot nuk mund të marrin as ndihmën më të thjeshtë shëndetësore, çfarë thotë kjo për ne si shoqëri?
A keni menduar ndonjëherë, ju që jetoni si princër nga taksat e popullit, se kush do t’i dalë nesër zot shtetit që e udhëhiqni ?
Askush.
Sepse brezi i ri nuk do të sakrifikohet për një vend që i harron heronjtë për së gjalli.
Bislim Zyrapi nuk kërkon lëmoshë. Ai kërkon drejtësi. Dhe drejtësia është themeli i çdo shteti të ndershëm. Nëse nuk ka drejtësi për të, atëherë nuk ka as moral për ju. Sepse siç thoshte Konfuçie: “Një popull mosmirënjohës, është një popull pa të ardhme.”
Ky shtet nuk është vetëm i juaji dhe as nuk do të jetë. Ai i përket edhe atyre që e ndërtuan me sakrificë, gjak dhe nder.
Dhe ju që sot e udhëhiqni, duke e harruar sakrificën e tyre – po e humbni legjitimitetin tuaj.
Sepse asnjë popull nuk është i lirë nëse lirinë e keqpërdor për t’i poshtëruar ata që ia sollën.
Ndaj: Zgjohu Kosovë!
Jo me pandershmërinë e atyre lart, por me turpin kolektiv të atyre poshtë.
Sepse nëse lejojmë që një Bislim Zyrapi të largohet nga ne në heshtje, atëherë ne nuk jemi më popull.
Ne jemi vetëm spektatorë të një teatri të turpit, ku duartrokitet gënjeshtra dhe ku e vërteta vdes ngadalë, në dializë.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Tri gjëra janë vështira për njeriun:
    1. Pleçnia,
    2. Sëmundja dhe
    3. Skamja.
    *
    Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka; shpresa a siguria që dikush i jep një tjetri për diçka, për t’i mbaruar një punë etj. quhet PREMTIM.
    *
    Forca e ndërgjegjës është aq e madhe sa qe TË PAFAJSHMIN e liron nga frika, ndërsa TË FAJSHMIN (fajtorin) e gjykon dhe e dënon rëndë.
    *

    IMH

    • Xhafer Leci, te falenderoj shume. Qendroj pas asaj qe e kam thene para disa vjeteve:
      ”Dy pa shpirt e nje (dhjete) pa krye” (pop.) botuar ne Drini.us
      Nese lexuesi/t e Drinit e lexojne me kujdes, pa paragjykime shkrimin tim per luften e ndershme, te paster shqiptare per mbrojtjen e tokave shqiptare qe ishim te detyruar, mjerisht e per fatin tone te keq, udheheqesit e asal lufte i patem ne krah te hasmit. Te tille ishin edhe Bislim Zyrapi e te tjeret, me 1998, 1999 e me heret … Xhavit Haliti, Sami Lushtaku e Rexh. Selimi, Jak. Krasniqi e Hash. Thaçi, Sali Veseli etj.
      Faleminderit lexues e nje pershendetje te ngrohte, atdhetarit Xhafer Lecit dhe Drini!
      Sinan Kastrati,
      21 prill 2025 Malmö
      sinankastrati09@hotmail.com
      P. S. Autori i shkrimit, Lirim Gashi, eshte hera e dyte qe i thur lavde B. Zyrapit. Nuk e di sa e njeh ai Bislimin por ndoshta i kendon pse e ke vendas?
      Nuk e di.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu