ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Ndërkombëtarët sulmin në kanalin ujor në veri të vendit i referohen “si sulm terrorist”, por askush nuk bën me gisht në drejtim të Serbisë!

Shkrime relevante

Serbia po provokon “duke e matur pulsin” e shtetit të Kosovës

Gani I. Mehmeti AKTET  E SULMEVE TERRORISTE NË VERI, MATJE E PULSIT...

Kundër manipulimit dhe shpifjeve: Mbrojtja e vlerave kombëtare dhe pajtimi i shoqërisë

Nga: Luan Dibrani * Përqaresit dhe Abuzuesit me Vlerat Kombëtare: Pse Është...

Beogradi – Koka e gjarpërit

  Nga: Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Përshkallëzimi i luftës hibride nga ana e...

Imami matrapaz Zekeria Idrizi, në kërkim të viktimave të reja… !

Nga: Bardh Nëngurra  Matrapazi, rrenci e mashtruesi Mulla Zekerija Idrizi si krijesë...

Shpërndaj

Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmit në kanalin ujor në Veri, ishin të forta dhe pothuajse të gjitha i referoheshin atij si “sulm terrorist”.
Por diçka thelbësore mungonte në to: asnjëra nuk bënte me gisht në drejtim të Serbisë. Kjo lë të kuptohet se sikurse në rastin e Banjskës, edhe për këtë të Varagës, Serbia nuk do të ketë pasoja. Në fakt, pasoja do të kemi vetëm ne, në kuptimin se po rrënjoset imazhi ndërkombëtar për Kosovën si një vend ku stabiliteti varet nga një fije e hollë, fije që mund të këputet sa çel e mshel sytë.
Hezitimi për ta penalizuar Serbinë për ndërhyrjet e saj subversive në Kosovë flet qartë se tanimë përparësinë morale që e kishim në raport me të në rrafshin ndërkombëtar, pothuajse e kemi humbur. Dikush duhet të japë llogari për këtë. Sepse k është dëmi ma i madh që na ka ndodhur. Shumë herë më i madh se ajo masë betoni e kanalit ujor. Kjo e fundit mund të riparohet, por pyetja kryesore është se a ka kush ndonjë ide konkrete se si t’i riparojmë kanalet e shkatërruara diplomatike të Kosovës. Kam arsye të forta për të menduar se përgjigjja në këtë pyetje është mohuese. Qofsha i gabuar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu