ARKIVI:
24 Janar 2025

“Ndërmarrja e përbashkët kriminale” po vazhdon me e zhvat buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç ia ka zhvat financat UÇK-së

Shkrime relevante

Mos vdis, të lutem…!?

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Një copëz fëmijëri e imja e risjellë për...

Vazhdojnë “flakareshat” e Administratës së Trump për Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit...

A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij…? Dhe për shumëçka tjetër e pyeta Shefqet Krasniqin!

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Lirim Gashi) SHEFKEQI DHE UNË DUHEMI...

Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i Përgjithshëm atdhetar i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!

 Janar 1895- gusht 1950 Nga: Gani Qarri ___ Si sot para 130 vitesh, u...

Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej

Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
“Ndërmarrja e përbashkët kriminale” po vazhdon me e zhvat buxhetin e Republikës së Kosovës, siç ia ka zhvat financat UÇK-së.
Fillimisht sqarimet:
– Moti e kam quajt bandën komplotiste kundër UÇK-së, e penetruar në UÇK nga agjenturat armiqësore, “shtabi i rognerit”, por qyshkur kryeprokurori i ZPS-së, Amerikani Smith, e ka ngrit aktakuzën kundër Hashim Thaçit & Co, dhe i ka klasifikuar të akuzuarit si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), po e përdor këtë diskualifikim, edhe pse akuzat e mija kundër NPK dallojnë nga ato që i përmban akuza e ZPS-së.
– ZPS-ja dhe Dhomat e Specializuara (“gjykata speciale”), nuk janë institucione ndërkombëtare, por janë pjesë e Juridiksionit të Republikës së Kosovës.
– Krerë të NPK janë Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. Do të kisha dëshiruar në vend të Jakup Krasniqit dhe Kadrti Veselit të ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla.
– NPK i ka bë sabotime e komplote UÇK-së gjatë viteve 1993 – 1999, edhe duke ia zhvat mbi 60 % të financave, ndërsa tani po e zhvat buxhetin e Kosovës.
“Gjykata speciale” financohet nga BE, USA, Anglia, Norvegjia, Zvicra, nuk financohet nga buxheti i Kosovës, as nga Serbia, Rusia dhe shtetet serbofile serbe të cilat e kanë imponuar rezolutën përkatëse në Asamblenë e KiE në janar 2011 për t’u hetuar shpifjet e ngritura në Raport të Dik Martit, i miratuar nga Asambleja e KiE në dhjetor 2010.
ZPS-ja nuk e ka akuzuar UÇK-në si NPK, siç po shpifin marionetat e Beogradit fashistoid, profiterët e Luftës dhe viktimat e luftës speciale që bëjnë shërbimet e qarqet armiqësore!
“Gjykata speciale” ua paguan avokatët të akuzuarve, por meqë të akuzuarit dominohen nga mendësia kriminale, paguajnë ekipe avokatësh super të shtrenjtë, të (vetë)mashtruar se i nxjerrin të pafajshëm; prandaj NPK po zhvatin kundër-kushtetutshmërisht buxhetin e Republikës së Kosovës për t’i paguar ato ekipe avokatesh. Fatmirësisht, – siç e di nga përvoja si përkthyes në gjykata në Gjermani, – gjyqtarët në Perëndim ua rritin ekstra dënimin të akuzuarve që paguajnë avokatë të shtrenjtë, sepse e kanë si argument të heshtur që të akuzuarit që ata paguajnë shumë për avokatë, që t’i mundin gjyqtarët.
Ist möglicherweise ein Bild von Text
Ibrahim Kelmendi, më 11.11.2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu