Nga: Afrim Musliu, Suedi
Më 26 Gusht të vitit 2005, në datëlindjen e 95-të të Shën Nënë Terezës, Presidenti i atëhershëm e historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, vendosi gurëthemelin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Me këtë Katedrale, Rugova donte edhe me vepra me e bindë Perëndimin se shqiptarët e Kosovës i takojnë edhe me trup edhe me mendje Evropës dhe se orientimi i shqiptarëve është vetëm kah Perëndimi. Nuk e përjetoi ndërtimin e saj, fatkeqësisht, pasi që deri në vitin 2007 qeveria e Kosovës nuk i miratoi planet e ndërtimit të saj. U inagurua në 100-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës në vitin 2010, ndërsa ndërtimi i Katedrales filloi në vitin 2011. Pra, pesë vite pas vdekjes së Presidentit Rugova.
Presidenti tashmë i ndjerë Ibrahim Rugova duke e vendosë gurëthemelin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë
Fillimi i ndërtimit të Katedrales i tërboi tej mase ekstremistët islamik, me ç’rast, qysh kur filluan ndërtimet e Katedrales, grupi i ekstremistëve islamik nga “Vëllazëria Myslimane”, figurat frontale të asajë organizate, Lavdrim Muhaxheri dhe Naman Demolli, si kundërshtarë të pakompromis të ndërtimit të Katedrales katolike, si kundërpërgjigje, me një ceremoni jo-zyrtare vendosën gurëthemelin për ndërtimin e një xhamie të madhe e të re mu përballë Katedrales, të cilët të parët filluan ta quajnë “xhamia e qendrës”, me frazat e tyre joreale e propagandistike se “97 përqind shumicë myslimane e meritojnë një xhami të madhe, e jo një katedrale kaq të madhe për tre përqind pakicë katolike”.
Vendosja jo-zyrtare e gurëthemelit të “xhamisë së qendrës” nga grupi islamist i Lavdrim Muhaxherit dhe Naman Demolli. Nisi me islamistë që vdiqën si terrorist islamik për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe po të ndërtohet nga neoosmanistët …
Pasi ata shkuan për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste të ISIS-it në Siri e Irak disa muaj më vonë, ku edhe u vranë para ca viteve, iniciativën e tyre e vazhduan Lëvizja Islame Bashkohu, të cilët më vonë u regjistruan edhe si parti politike me emrin “LISBA” me kryetar Fuad Ramiqin. Kjo lëvizje organizoi edhe protesta që i ngjanin një revolucioni islamik me kërkesë për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës, e gjithnjë duke aluduar si kundërpërgjigje ndaj ndërtimit të Katedrales me pozicion në qendër të qytetit. Retorikë e njejtë sikurse edhe e terroristëve të ISIS-it pak muaj më parë.
Fuad Ramiqi duke e koordinuar protestën e Lëvizjes Islame “Bashkohu”
Ato protesta u intensifikuan ku nuk munguan as përleshjet me Policinë e Kosovës. Pra, ata që çdoherë thirren në “tolerancë” ndërfetare, e asnjëherë në bashkëjetesë, pënjëherë treguan mos-tolerancën e tyre ndaj ndërtimit të një katedrale katolike që i ka munguar Kosovës në rrugëtimin e saj si shtet i ri e pro-perëndimorë, por si kundërpërgjigje kërkonin ndërtimin e një xhamie të re në qendër të Prishtinës, e që do të ishte më e madhja në rajon pas Hagia Sofias së Stambollit. Sikurse nuk mjaftonin ato mbi 400 xhamia të restauruara nga TIKA turke si dhe ndërtimi i xhamive të reja të cilat që nga viti 2009 filluan të ndërtohen me të madhe në çdo cep të Kosovës e që sot numri i ndërtimit të xhamive të reja tejkalon shifrën 500, e që shumica e tyre poashtu janë ndërtuar nga shteti turk.
Protesta e L. I. Bashkohu
Më pas BIK-u dhe Naim Tërnava, i cili ka lidhje të afërta me presidentin turk, Erdogan, si dhe me kryetarin e Diyanetit turk, Ali Erbaş, e çdoherë në bashkëpunim e koordinim të plotë me organizatën turke në Kosovë, “TIKA”, filloi të i prijë kërkesës për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të Prishtinës, të cilën filloi ta quajë “xhamia qëndrore”, pra, njejtë sikurse terroristët islamikë kohë më parë, Muhaxheri e Demolli.
Naim Tërnava dhe kryetari i Diyanetit Ali Erbaş
Kryetari i Diyanetit…, me Erdoganin …
Presioni ndaj Komunës së Prishtinës për të ndarë një parcelë për ndërtimin e asajë xhamie u bë edhe më intenziv. Hiç më i vogël ai presion nuk ishte as nga krerët e institucioneve të Kosovës, i cili ishte i përbërë nga PDK-ja, AKR-ja dhe PD-ja (islamiste) e Ferid Aganit. Krerët e këtyre partive politike ishin në lidhje të fortë edhe politike, e më shumë biznesore e ekonomike me Erdoganin dhe familjarët e tij, të cilit edhe i’a falën kurrizin ekonomik të Kosovës, si aeroportin e Prishtinës dhe distribuimin e energjisë elektrike të KEK-ut.
Naim Tërnava, në varrimin e nënës së Erdoganit
Kryetari i Prishtinës atëkohë, Isa Mustafa (LDK), së pari i’u ofrojë një parcelë diku më larg qendrës, të cilën Naim Tërnava e refuzoi, sepse e donte mu në qendër të Prishtinës, e çdoherë duke e përmend edhe ndërtimin e Katedrales për “pakicën katolike” e cila ndërtohej në qendër.
Kështu që, në vitin 2012, Isa Mustafa i’u premtoi një parcelë tjetër afër ndërtesës së Post-Telekomit të Kosovës me shpresë se nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta ndërtuar një xhami aq gjigante siç e kërkonte Naim Tërnava për shkak të ndërtesës së lartë të Postës së Kosovës që gjendet shumë afër, si dhe rrugës tejet të frekuentuar aty.
(Parcela e ndarë nga Komuna e Prishtinës)
Pak muaj pas këtijë premtimi nga kryetari i Prishtinës, me nguti e bashkë me krerët e institucioneve, Naim Tërnava bashkë me ish-presidenten e Kosovës atëherë, Atifete Jahjaga, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku nuk munguan as dy këshilltarë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e as zyrtarë të ambasadës turke në Kosovë dhe TIKA-s, vendosën gurëthemelet e ndërtimit të xhamisë së re në atë vend, të cilën edhe zyrtarisht e quajti “Xhamia Qëndrore”. Mirëpo, leja e ndërtimit asnjëherë nuk u miratua nga Komuna e Prishtinës e as që vëhej në rend të ditës në Kuvendin Komunal.
Vendosja e gurëthemelit të Xhamisë Qëndrore në vitin 2012
Me ç’rast, BIK-ut, (lexo ekskluzivisht Myftiut Naim Tërnava), i ipet e drejta e plotë që për një objekt publik në kryeqytetin e Kosovës ai dhe BIK-u të shpallin konkurs të projektit për ndërtimin e “Xhamisë Qëndrore”, ku kanë kontribuar mbi 40 arkitektë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë me projektet e tyre, e ku BIK-u kishte mungesë serioze e të pashpjegueshme të transparencës, konkurs ky që ka zgjatë disa vite. Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, qyshë para shpalljes së konkursit e dinte se xhamia e re në Prishtinë do t’i ketë katër minare dhe se ai ndërtim do të ketë arkitekturë të vjetër osmane. Këtë e thotë ai vetë në një intervistë qyshë në vitin 2012 për Agjencinë “Anadolu” të Turqisë. Prandaj edhe nuk kishte kurrëfarë transparence në lidhje me atë konkurs, e as fitues të konkursit.
Pas ardhjes së Shpend Ahmetit (LVV) në krye të Prishtinës në vitin 2013, me një vendim komunal, kryetari i ri i Prishtinës pak kohë më pas, cakton komisionin pesë anëtarësh për të bërë shqyrtimin e planifikimit të hapsirës ku parashihet të ndërtohet “Xhamia Qëndrore”.
Vendim komunal i lëshuar nga ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti
Në vitin 2016, ndër projektet e shumta ishte edhe plani i arkitektes së njohur ndërkombëtarisht, Zaha Hadid, e cila e kishte projektuar një ndërtim modern të “Xhamisë Qëndrore” e që i përshtatet shekullit në të cilin jetojmë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e refuzon projektin e Zaha Hadid, të cilës i thotë se BIK-u e refuzon këtë plan ngase nuk e do një projekt modern, por një projekt klasik që identifikohet me ndërtimet osmane të Shek. XVI.
(Projekti i prezantuar i arkitektes Zaha Hadid)
Ndërse, një ditë para Kërshëndellave në vitin 2017, kryetari i rizhjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i dha BIK-ut parcelë shtesë për ndërtimin e një xhamie super të madhe, simbas përshkrimit të Tërnavës se si do të duket ajo xhami me sipërfaqe 8100 metra katrorë. Thuhet se promotorët kryesorë të ndarjes së kësajë parcele shtesë nga Shpend Ahmeti ishin Liburn Aliu, atëherë drejtor i urbanizmit në Komunën e Prishtinës e sot ministër i MPHI në Qeverinë e Kosovës, si dhe Salih Zyba, atëherë drejtor i inspektoriatit në Komunën e Prishtinës e sot deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës e bashkëpunëtorë i hershëm i Albin Kurtit qyshë nga koha e aktivitetit të tyre të përbashkët në KAN e si bashkëthemelues i Lëvizjes Vetëvendosje.
(Dokument me parcelë shtesë)
“Lufta” për Prishtinën ishte në fakt “lufta” për ndërtimin e “Xhamisë Qëndrore”?! Kështu u arrit ajo që s’kanë mund ta parashihnin as akademiku serb Vasa Çubriloviq dhe çubrilloviqianët e tjerë deri sot, që shqiptarët të shtyheshin me njëri tjetrin – për Islamin dhe investimet e huaja religjioze – në vendin e tyre!
Tani rreth zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 dhe “lufta” për të fituar Prishtinën, ku nuk ka munguar as angazhimi shumë aktiv TIKA-s dhe i zyrtarëve nga ambasada turke në Kosovë.
LDK-ja donte të garonte për Prishtinën me Vjosa Osmanin, e cila refuzoi që të kandidohet. Atëherë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në vitin 2017 e aderoi në LDK Lumir Abdixhikun me marrëveshje paraprake që të bëhet kandidat i LDK-së për Prishtinën. Shkurt pas aderimin, gjersa shpallja e zgjedhjeve lokale 2017 po afrohej, Lumir Abdixhiku në një takim me Isa Mustafën, Agim Veliun dhe Xheraldina Rexhepin thotë se tërhiqet nga opcioni i kandidatuës për Prishtinën me shpjegimin se nuk mundet me kandidu kundër Shpend Ahmetit, sepse “hajnë nga e njejta tepsi”. Prandaj, LDK-ja vendosin që të garojnë me Arban Abrashin.
Në prag të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale, në një mbledhje në zyret e LDK-së, kandidati i kësajë partie për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ulet me disa zyrtarë të partisë që të përpilojnë programin dhe fushatën e LDK-së për Prishtinën. Me atë rast, Arban Abrashi e bënë të qartë se në asnjë mënyrë nuk do të japë leje për ndërtimin e “Xhamisë Qëndrore”, por plani i tij urbanistik në atë drejtim, më shumë do të përqëndrohet që Prishtinën ta paraqesë si kryeqendër të lashtë Dardane duke e shpalosë lashtësinë dardane e që lidhet me Ulpianën e lashtë si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore.
Qëndrimi i Arban Abrashit se nuk do ta miratojë lejen për ndërtimin e “Xhamisë Qëndrore”, nga dikush apo disa që ishin të pranishëm në atë mbledhje interne të LDK-së, e rrjedhë atë informacion tek BIK-u dhe partitë rivale. Me ç’rast, fillon një mobilizim i madh i një fushate të egër nga BIK-u, LVV-ja, partitë tjera e të ndihmuara nga disa media e gazetarë “të pavarur” kundër Arban Abrashit me propaganda e gënjeshtra të lloj-llojshme, ku nuk janë kursyer as familjarët e tij. Në atë fushatë kundër Arban Abrashit ishin të angazhuar edhe dy zyrtarë nga ambasada e Turqisë në Kosovë, të cilët edhe nëpër kafeteritë e Prishtinës kanë përhapë propaganda kundër Arbanit dhe familjarëve të tij. Këtë e kanë konfirmuar edhe disa profesorë të Kolegjit “FAMA” në Prishtinë, të cilët janë konfrontuar në mënyrë direkte me ata zyrtarë. Madje, edhe në Prizren janë shpërndarë parolla e banderolla kundër kandidatit të LDK-së për Prishtinën, ku ndër tjerash është shpërndarë gënjeshtra se nëna e Arban Abrashit është serbe. Pra, e njejta gënjeshtër të cilën e kanë përhapë edhe zyrtarët e ambasadës turke nëpër kafeteri e opinion të Prishtinës, e të cilës i’u janë referuar edhe zyrtarët dhe militantët e LVV-së dhe partive tjera.
Sigurisht se pyeteni se përse në Prizren të shpërndahen parolla propagandistike për diçka që i përket Prishtinës?! Shpjegimi është se zyra qëndrore e organizatës turke “TIKA” për Kosovën gjendet në Prizren, ku kanë arritur ta shtrijnë riosmanizimin dhe islamizmin ekstrem tek një pjesë bukur të madhe të qytetarëve të Prizrenit.
Kundër Arban Abrashit u radhitën të gjitha partitë tjera politike, BIK-u dhe Naim Tërnava, grupet islamiste dhe imamët e tyre ekstremë, ambasada e Turqisë në Kosovë dhe TIKA. Mirëpo, nuk munguan as shantazhet dhe ndërkambcat nga disa individë nga LDK-ja.
Aq larg shkojnë përpjekjet që Abrashi të mos e fitojë Prishtinën, saqë, në një debat me Shpend Ahmetin në studio të Klan Kosovës te Baton Haxhiu, i’a helmojnë lëngun Abrashit, të cilit qyshë në gjysmë të debatit i shfaqen dhimbje barku dhe koke e marramendje, për çka hospitalizohet plotë tri ditë. Hetimet e Policisë hedhen poshtë për shkak të mungesës së provave. Ndërkaq, simbas një ish-zyrtari të LVV-së, Baton Haxhiut LVV-ja i”a kanë dhënë 8000 Euro për t’ia helmuar lëngun Arban Abrashit. Mbetet ende e paqartë mënyra se si saktësisht është kryer ai akt, mirëpo dihet qartë se qarqet pro-ndërtimit të xhamisë me këmbëngulje kishin vendosur që Prishtinën në asnjë mënyrë mos të lejojnë ta fitojë dikush që nuk do ta lejon ndërtimin e “Xhamisë Qëndrore”.
Çka ndodhi pas kandidimit të Abrashit?
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, që të dy në listën e pagave nga Fondacioni Soros, njejtë sikurse edhe Shpend Ahmeti, me këmbëngulje angazhohen që ta shantazhojnë Arban Abrashin tek elektorati i LDK-së në Prishtinë. Arritin që përmes kryetarit të Degës së III-të të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, i cili ishte asistent i Rexhep Selimit në Qeverinë e Përkohshme Administrative në Kosovën e pasluftës, t’i kthejnë tri nëndegë të asajë dege që të bindin elektoratin e tyre që të votojnë për Shpend Ahmetin e LVV-së. Ky mobilizim u bë edhe më intenziv pasi që Baton Haxhiu tri orë para se të mbyllen vendvotimet, delë me një rezultat preliminar për Prishtinën ku garës i printe Arban Abrashi me një numër të vogël votash në epërsi, me shkas që të mobilizohen votuesit pasivë që të dalin e të votojnë për Shpend Ahmetin, ku nuk kanë munguar as blerja e votave dhe transportimi falas i votuesëve me taxi e i organizuar nga LVV-ja. Kështu që, mjaftuan votat e tri nëndegëve të degës së III-të të LDK-së së Borovcit që të kthehen kundër LDK-së e që atë garë ta fitojë Shpend Ahmeti me disa dhjetra vota epërsi. E me fitoren e Shpend Ahmetit sigurohej edhe ndërtimi i “Xhamisë Qëndrore”.
Pas fitores së sërishme të Shpend Ahmetit dhe rizhjedhjes së tij kryetar i Prishtinës, pason vendimi i Komunës së Prishtinës i datës 23 Dhjetor 2017 ku “Xhamisë Qëndrore” i ipet parcelë shtesë për të ndërtuar një xhami gjigante me katër minare, mu ashtu siç e ka kërkuar shteti turk përmes kreut të BIK-ut, Naim Tërnava.
Kjo rezultoi që qyshë në fillim të vitit 2018, BIK-u e rrethon atë vend dhe e fillon rrafshimin e vendit me disa bagerë dhe e trajton atë parcelë si të veten, ndërsa ndërtimin e xhamisë e konsideronte si çështje të kryer. Ashtu e rrethuar mbetet disa vite.
(Parcela e rrethuar nga BIK-u që nga viti 2018)
Simbas një ish-zyrtari të LVV-së, në vitin 2018, në një mbledhje partiake në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë, Albin Kurti kërkon nga Shpend Ahmeti që sa më parë të lëshohet leja për ndërtimin e xhamisë, ose, në të kundërtën, këtë do ta bëjë Liburn Aliu pa e pyetur fare kryetarin Shpend Ahmeti dhe duke anashkaluar Kuvendin Komunal. Ahmeti arsyetohet se ka ankesa e kundërshtime të mëdha nga qytetarët e Prishtinës, me të cilët disa herë kishte komunikim direkt dhe që duhet pasur kujdes që të mos veprojë kundër vullnetit të qytetarëve të Prishtinës. Ai diskutim ashpërsohet aq shumë, saqë Kurti e sulmon me një gotë Ahmetin, me ç’rast, me ndërhyrjen e Visar Ymerit dhe disa të tjerëve, parandalohet edhe përleshja fizike ndërmes tyre.
Pas ndarjes së LVV-së disa muaj më vonë, Shpend Ahmeti për inatë të Kurtit dhe LVV-së nuk donte ta vënte në rend të ditës lejen e ndërtimit për “Xhaminë Qëndrore”, krahas kërkesave të shumta nga asambleistët e LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Poashtu, mungonte edhe mbështetja e grupit mazhorancë të asambleistëve të LDK-së për të arritur një vendim të tillë. Përpjekje të njejta bëri edhe vetë kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, i cili i thërret kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, si partnerë të koalicionit të ri qeverisës të Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, që ata të bëjnë presion ndaj Shpend Ahmetit që ai sa më parë të lëshojë lejen e ndërtimit të “Xhamisë Qëndrore” në Prishtinë.
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj në takim me Naim Tërnavën
Pse tërë ky angazhim dhe ndërhyrje e TIKA-s dhe ambasadës turke në zgjedhjet lokale në Prishtinë?
Dihet se presidenti turk, Erdogan, qëllimin kryesorë e ka zgjërimin e islamizmit nëpër ish-vilajetet osmane, përmes të cilave ta zgjërojë islamizmin edhe në Evropën perëndimore. Qëllimin e kishte edhe ringjalljen e një neo-osmanizimi të trojeve shqiptare duke investuar para të mëdhe edhe tek pushtetarë e politikanë të ndryshëm, por edhe me meremetimin e mbi 400 xhamive që ishin në Kosovë, si dhe ndërtimin e mbi 500 xhamive të reja. Gazetarja turke e shkolluar në Oxford të Britanisë, Ezgi Başaran, e thotë se “Erdogani ka dështuar të islamizojë mendjet, tani ka filluat t’i islamizojë gurët”. Pikërisht këtë është duke e bërë Erdogani edhe në Kosovë, i cili përmes TIKA-s ka arritur të investojë edhe në gjeneratat e reja nga jeta politike e shoqërore në Kosovë, e duke na i islamizuar gurtë, po mundohet me na e islamizuar edhe mendjen dhe që popullin shqiptarë dhe Kosovën si shtet, krejtësisht ta orientojë kah Lindja e sa më larg vlerave perëndimore, gjë që, fatkeqësisht, edhe ka pasë sukses të madh tek një masë jo e vogël e qytetarëve të Kosovës. Këtë as në Turqinë e tij nuk ka arrinë ta realizojë, por tek ne po, sepse e arrinë me ndihmën e krerëve të institucioneve të Kosovës, liderëve partiak si dhe shumë politikanëve tjerë. Dihet se Turqia përmes TIKA-s ka investuar shuma të mëdha parashë në tri parti politike në trojet shqiptare.
Në subjektet politike: “Vetëvendosje” në Kosovë, “Atdheu” në Shqipëri dhe “Besa” nē Maqedoninë Veriore, të cilat si kamuflazhë shtirren kinse janë parti nacionaliste e socialiste, të cilat veprojnë në stilin e partive komuniste të Amerikës Latine, ndërsa në fakt janë subjekte pro islamit politik e të lidhura ngusht me Erdoganin dhe politikën anti-shqiptare të Turqisë për orientimin e plotë të shqiptarëve kah kultura lindore.
Kjo edhe e shpjegon ngazhimin aq të madh të Albin Kurtit dhe LVV-së ndër vite për t’u lëshuar leja që të ndërtohet “Xhamia Qëndrore” në Prishtinë, angazhim ky i tejkalon dyshimet që qëllimi i vetëm i tij është joshja e votuesëve islamik dhe pro-turk. Më shumë dyshohet se kjo ishte kërkesë eksplicite e Erdoganit dhe TIKA-s turke, ku Kurti vazhdimisht i ka vizituar disa vite me radhë.
Kryetari i TIKA-s , i jepë dhurata Albin Kurtit …!
Këtu nuk mungon as angazhimi i Vjosa Osmanit, e cila jo vetëm se bleu shtëpi milionëshe në lagjen luksoze të Prishtinës “Marigona Hill“ vetëm disa javë pasi u bë presidente e vendit, por edhe kreu intervenime kirurgjike të kushtueshme estetike në Turqi me muaj të tërë.
Në këto ndërhyrje të një shteti tjetër në majat e politikës dhe interesave shtetërore të Kosovës, do të duhej të merrej AKI-ja. Mirëpo, fatkeqësisht, AKI-ja ishte ndër institucionet e para që u kap nga pushtetarët e rinjë, ku i instaluan njerëzit e besueshëm të tyre qyshë në fillim. Pushtetarët e rinjë kapën edhe Bankën Qëndrore të Kosovës, ku poashtu i instaluan njerëzit dhe familjarët e tyre, sepse nuk donin që të rrezikojnë që të bëhen publike transakcionet e shumta bankare nga Turqia.
Ata që para qytetarëve të Kosovës me plotë gojën flasin se do ta luftojnë korrupcionin në vend, prapa asajë retorike fallco e fshehin korrupcionin që shteti turk me vite të tëra ka investu edhe tek ata. Ndërsa, vënja e tyre në shërbim të një shteti të huaj në dëmtimin e kombit dhe të ardhmës së tij, si dhe dëmtimin e interesave shtetërore duke e devijuar Kosovën nga orientimi pro-perëndimorë, tejkalon edhe korrupcionin dhe lirisht mund të quhet edhe tradhëti kombëtare.
(Shtëpia milionëshe e Vjosa Osmanit në Marigona Hill)
Ardhja e Përparim Ramës
Para disa viteve, Albin Kurti ishte në Londër, i cili e feston ditëlindjen e tij në shtëpinë e Përparim Ramës në Londër. Kurti në atë rast e përmend Ramën si opcion të LVV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mirëpo, fitorja plebishitare e LVV-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, i dha një bindje lidershipit të LVV-së se me kë që do të garonin në zgjedhjet lokale, edhe komunat do t’i fitonin shumë lehtë. Madje thonin se 70 përqind të komunave LVV-ja do t’i fiton pa balotazh. Për Prishtinën ishin mëse të sigurtë që me Arben Vitinë do ta fitojnë bindshëm. Prandaj Arben Vitia dhe LVV-ja as nuk shpalosën ndonjë program për qeverisjen e Prishtinës, të cilët edhe fushatën e filluan dy javë pasi fillon fushata zgjedhore edhe zyrtarisht. Poashtu, vlenë të theksohet se edhe Arben Vitia ishte në vizitë në selinë kryesore të TIKA-s në Turqi në vitin 2019, ku kërkesa e TIKA-s ishte e qartë se ndërtimi i “Xhamisë Qëndrore” në kryeqendrën e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Arben Vitia dha dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë për të kandiduar për kryetar të Prishtinës.
Vizita e Kurtit dhe Vitisë në selinë e TIKA-s në Turqi 2019 . Pse u dashtë të shkonin atje…?
Këtë rast e shfrytëzoi Lumir Abdixhiku, i cili e ftoi Përparim Ramën që të kandidojë për Prishtinën si kandidat i LDK-së. Nga disa burime nga LDK-ja thuhet se Albin Kurti e kishte përmendur Ramën në një rast gjatë koalicionit qeverisës “Kurti 1” LVV-LDK si opcion për kandidat të përbashkët për Prishtinën i një koalicioni LDK-LVV edhe në nivelet lokale. Abdixhiku pasi që zgjedhet kryetar i ri i LDK-së e fton Ramën për të garuar për LDK-në në zgjedhjet lokale në Prishtinë, pasi që LVV-ja do të garonte me Vitinë. Për t’i mbajtur të kënaqur edhe elektoratin e LVV-së në Prishtinë, i merr si të pranueshme deklaratat e Përparim Ramës që të deklarohet se nuk është anëtar i LDK-së, por vetëm partner. Edhe ashtu vite më parë Përparim Rama njihet si mbështetës i flaktë i Shpend Ahmetit, e sidomos i Kurtit dhe i LVV-së në përgjithësi.
Cilat ishin marrëveshjet paraprake mes palëve për lëshimin e lejes për ndërtimin e Xhamisë Qëndrore, nuk e dimë ende. Mirëpo, një gjë dihet nga burime të sigurta, se leja për ndërtimin e kësajë xhamie ishte një ndër kushtet kryesore nga kryeministri Kurti që Prishtinës t’i ipet buxhet shtesë për vitin 2023 nga Qeveria për investime kapitale në komunë që të realizohen projektet e shumta e të kushtueshme të Përparim Ramës për kryeqytetin. Prandaj Rama me nguti e vënë atë pikë në rend të ditës para Kuvendit Komunal, vendim ky i cili në mënyrë unanime votohet nga asambleistët e komunës e të cilin Rama e kumton qyshë në qershorë të vitit 2022. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga drejtorët komunalë nga LDK-ja si dhe nga asambleistët e LDK-së në Prishtinë që në asnjë mënyrë të mos e kundërshtojnë ndërtimin e asajë xhamie.
(Leja e ndërtimit)
Dhe, fatkeqësisht, nuk përfundon me kaq. Këto ditë, kryetari i komunës së Prishtinës doli me planin shtesë që “Xhamisë Qëndrore” t’i krijohet mundësia që të ketë nje shesh në front, i cili lidhet me sheshin Gjergj Kastrioti e Nënë Tereza, që në një të ardhme të afërt, ato sheshe të shndërrohen sikurse sheshi Skënderbeu në Tiranë, ku çdo bajram e festë tjetër myslimane, islami politik të demonstrojë hapur fenë nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit të shtetit laik të Kosovës, ku hapur do t’i tregohet botës perëndimore, se shqiptarët aq bindshëm i’a kthejnë shpinën Perëndimit, e orientohen e përulen kah Lindja.
(Plani i zgjatjes të sheshit nga Gjergj Kastrioti deri te xhamia)
Mëse 150 vite serbët janë munduar që t’i paraqesin shqiptarët si mbetje osmane në ato troje, siç e quanin ata Kosovën, “në djepin e popullit serb”. Mbi 100 vite Akademia e Shkencave e Serbisë (SANU), përmes shkrimeve, planeve e memorandumeve të shumta janë munduar ta bindin Perëndimin se shqiptarët janë fundamentalista islamik dhe se Turqia i ka lënë shqiptarët aty për ta islamizuar Evropën, e që sa më parë duhet dëbuar për në Turqi e Arabi.
Sot, në Kosovën e lirë e të pavarur, e cila ishte edhe qëllimi imperativ i shqiptarëve të Kosovës me dekada të tëra, e që u arrit pikërisht me ndihmën e Perëndimit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani po shndërrohet në një vend që dita-ditës po i’a konfirmojnë Perëndimit se SANU e Serbia kishin plotësisht të drejtë që na paraqisnin si mbetje osmane. Dhe, kjo u arrit pikërisht me angazhimin e madh të Turqisë dhe Erdoganit, e përmes politikës kosovare, jo vetëm me anë të korrupcionit ekonomik, por edhe me anë të korrupcionit ideologjik që është mbjellë ndër vite e në mënyrë sistematike në mendjet e shqiptarëve.
Kështu që, tani në fund, Xhamisë Qëndrore do i’a heki thojzat, sepse tanimë është bërë një realitet në ndërtim e sipër, fatkeqësisht.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Dikush po e quan edhe “Xhamia e Erdoganit”, pasi Dyaneti i Turqisë, i afërt me Qeverinë e Turqisë, nga paratë e taksapaguesve turq i ka dhënë pothuaj 40 milionë euro për ndërtimin e kësaj xhamie.