Afrim Musliu, Suedi
Kryetari i qytetit Bursa të Turqisë me prejardhje shqiptare, Recep Altepe, po thotë se kanë ndihmuar shumë shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni duke organizuar 40000 synete kolektive në këto dy vende
Dikur turqit vinin të na i presin kokat e mëdha, tani po vinë të na i prejnë kokat e vogla
***
Edhe une, Gj. Kabashi, dje apo sot në mëngjes e lexova një koment të shkurtër të një shqiptarje nga Manastiri për ndihmën e qytetit të Bursës rreth të ashtuquajturës “rrethprerje”.., andaj në fb i kisha shkruar këto fjalë:
Nuk më kujtohet aq mirë se a lexova dje apo sot në mëngjes, por diku e lexova prej një mikeje virtuale nga një qytet i Maqedonisë Lindore që dikur ishte i dominuar prej shqiptarëve, të kishte shkruar: «Ne e kemi një projekt me komunën e Bursës, (qytet në Turqi, vër.ime) për ceremoninë e synetisë.». Ekzistenën e projektit të tillë e vërtetoj edhe Afrim Musliu, miku e publicisti nga Suedia me këto fjalë domethënëse e të hidhura njëherit. Kjo do me thënë se “duhet tu dilet në ndihmë” që të “bëhen synet” shqiptarëve të mbetur aty dhe jo vetëm aty, pasi “ua kanë ba synet” prapashetasat shqiptare në mbiemra duke ua shtuar mbiemrave shqiptarë prapashtesat sllave –ska apo –ski, që ta bëjnë rrethpremjen dhe “synetinë” sa më të plotë!
Me e «përkthye» në gjuhën shqipe, i bije se ata shqiptarë të pakët e të braktisur atje, nëse nuk mund të mbijetojnë më si Shqiptarë, gjithsesi tu vihet vula në b… si myslimanë, pra që mos ta harrojnë «prejardhjen e vet fetare» e që gjithsesi të identifikohen me të!
Në Kosovë, duke filluar nga Podujeva e vende të tjera, në vitet e kalauara kemi lexuar se kanë ardhur ekipe mjekësh nga Turqia që t’i bëjnë fëmijët e shqiptarëve “synet” dhe shteti as që ka reaguar.