ARKIVI:
27 Prill 2025

    Ndërrojeni emrin, se Preveza është qytet ne Greqi…dhe befasia me emrin tim e djaloshit nga Preveza e Çamerisë, në Aeroportin e Stambollit!

    Shkrime relevante

    Islamizimi shpallet veprimtari terrosiste në mbarë shtetin e Kosovës dhe rajon

    Shpallet Zyrtarisht: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë...

    Avni Rrustemi në kujtesën popullore

    Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22...

    Nëse shkohet në rizgjedhje…, AAK dhe NISMA nuk do ta kalojnë as pragun zgjedhor

    Nga: Rrezart Kalaja Nëse përsëriten zgjedhjet  edhe njëherë në 2025 rezulton...

    Die Transvaler (1982) / Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare, Princ Leka II

    Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2 Nga Aurenc...

    Shpërndaj

    Ne nje koment timin ne postimin ku ishin disa burra me fustanella dhe te cilesuar si burra grek, ndersa une pyeta ku po shini ju grek, komentatori me keshilloi qe te ndroj emerin se emeri im eshte qytet grek… .komentet me tej vazhduan
    Kjo ma kujtoi nje ngjarje ne Aeportin e Stambollit rruges Prishtine-Stamboll- NewYork. Para se te vazhdohet udhetimi nga Stambolli edhe njehere kontrollohen dokumentet e udhetimit. Djaloshi i cili merrej me kontrolle kur muar pasaporten time tha dicka qe me quditi shume : “O Preveza, Preveza, nuk e kam ditur qe ka dikush kete emer”, mbeta e habitur “Pse?” pyeta. Ai vazhdoi me nje fytyre nostalgjike “Familja e gjyshes time e babait eshte deportuar nga ai qytet kur jane bere deportimet e popullates jogreke nga Greqia ne Turqi dhe ato biseda e tregimet e gjyshes per ate qytet dhe ato deportime kan qene gjithmone prezente ne familjen tone, gjithemone me mallengjim dhe deshire qe te vizitojme ate qytet” vazhdova dhe e pershendeta “Shpresoj se do te vizitoni vendin e familjes juaj, Preveza eshte qytet i bukur bregdetare”
    Bisede interesante qe me la mbrese, malli per vendelindjet e vendet e stergjysherve te lena per shkak te marveshjeve ogurzeza Turko-Greke e Turko-Serbe e te gjitha ne dem te popullates shqiptare kete here nga Çameria e edhe nga Kosova demtuan shume qenjen tone kombetare dhe lan vrage emocianale edhe ne gjenerata te reja siq ishte ky djalosh ne Aeroportin e Stambollit!
    Ne deportimet e popullates Çame e qe ishte popullate autoktone shqiptare e besimit islam me mareveshjen Turko-Greke te vitit 1923 u deportuan 400 000 shqiptare ne Turqi dhe nga Turqia ne Greqi rreth 1,6 milion popullate ortodokse. U larguan vendbanoret autokton dhe u zavendesuan me popullate te huaj per ate shtet. Keshtu u formuan keto shtete….duke luajtur me fatin e miliona njerezve!
    (ripostim)

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu