ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Ndryshimet globale gjeopolitike, shansë për një Lëvizje të re për Shqipërinë Etnike

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Në botën e sotme të “kaosit” të kontrolluar, kompleksi i inferioritetit dhe i konformizmit të kombeve të vonuara, bëhet pengesë serioze në realizimin e identitetit shtetëror? Aktualisht në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos sish ushtarak, ku shqiptarët duhet ta gjejnë vetën dhe vendin e tyre. Në mënyrë, që si thuhet të “kapim” trendin. Sepse, në politikë nuk ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme. Kështu që ideja e proamerikanizmit (që dosido e ushqeu, ashtu sikurse në gjithë botën -“ëndrra amerikane”), neve shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor, kujtoj unë, duhet të na frymëzoj e inspiroj jo në rrafshin e vazhdimit të kultivimit të dëshirave tona për miqësinë e mishëruar e të dëshmuar tashmë historikisht të njohur dhe të vërtetuar edhe si inferiore, të dëmshme dhe padyshim me mentalitet robi, e të prirur për nënshtrim e sundim…., por, në partneritetin e ri social e sidomos atë politik, ushtarak e sidomos gjepolitik e gjeostrategjik. Sepse, në këtë mënyrë ne kryejmë dy obligime ndajë vetës sonë kolektive: Njërin, sepse kështu fillojmë t’ia heqim vetës atë hipotekën e “gogolit për inferioritetin historik” që na u amputua padrejtësisht më pak nga pushtimet dhe sundimet shekullore të tjerëve dhe më shumë nga vetja jonë. Dhe tjetrin, sepse ka të bëjë me hisen tonë që na takon historikisht, gjeografikisht, e demografikisht në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor.

2. Kolonializmi, e sidomos neokolonializmi postmodern sociologjikisht mund të përkufizohet edhe si tendencë rritjeje, ruajtjeje, dhe zgjerimi e hegjemonëve të kohës. Nga këndvështrimi historik, neokolonializmi e nënkupton edhe idenë e rritjes së ambicieve, monopoleve, dhe kontrollit masiv të vendeve të vogla, të varfra, të paemancipuara dhe të pa arsimuara. Ballkani Perëndimor, që gjeografikisht dhe gjeostrategjikisht përfshin ish republikat e Jugosllavisë (në kuptimin më të ngushtë; minus Slloveninë dhe plus Shqipërinë) dhe disa shtete tjera (në kuptimin më të gjerë), në fakt është një ambient mjaft pjellor, për interpretimin postkolonial. E themi kështu, ngase e kemi parasysh gjithnjë historinë ekzistenciale, dhe ndërrimin e “çlirimtarëve” të herëpashershëm të kësaj hapësire. Dhe nuk është i rastësishëm perceptimi për Ballkanin Perëndimor, si një “udhëkryq” strategjik, ekonomik, e civilizues për hegjemonët e kohërave të ndryshme, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Duket që dukuria e proamerikanizmit dhe properëndimizmit në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare (në veçanti atë kosovare) është duke e riamputuar “prefiksin” e prirjes dhe ndjenjës së kompleksit të inferioritetit individual e kolektiv. Riamputimi, rikonfigurimi, apo edhe riaktivizimi i këtij kompleksi, që në jashtësi në të gjitha periudhat e qenësimit historik shqiptar ka “prodhuar” njëmendësinë e një lloj emancipimi kinse civilizues, e kulturor (kujto sundimet; romake, bizante, otomane, e serbe), në fakt ishte edhe i dëmshëm e edhe kompleksiv, për etnitë e vogla dhe të paorganizuara; ekonomikisht, ushtarakisht e kulturalisht, siç ishim ne shqiptarët. Tani, edhe në ditët tona është duke na përcjellur ky trend i akomodimit me çlirimtarët e rinj, miqtë apo aleatët tanë.

3. Dallimi i “arkitekturës” së re fuqizuese, qëndron veç në folklorin dhe ikonografinë e mënyrave të reja amputuese. Ndërkaq, qëllimi mbetet ai i njëjti, ai i vazhdimit të kompleksit që na e amputuan “miqtë dhe aleatët e vjetër historik” (lexo pa hamendje; pushtuesit!). Por, pse ndodhi kjo kështu? Po t’i pyesësh, historianët, ata ta japin një përgjigje obsurde që për mendimin e tyre ka të bëjë me: vogëlsinë tonë demografike kundruall madhështisë së pushtuesve historik, me degradimin tonë, e me përralla tjera injorante. Filozofët, nuk kanë jap përgjigje fare. Për një arsye të thjesht; s’i kemi pasur asnjëherë në traditën dhe etnopsikologjinë tonê kolektive. Por, në rrafshin e mëhallëve, krahinave… kemi pasur dhe ende kemi edhe për eksport!

Etnologët e antropologët mbetën dhe ende mbetën të fjetur në inkubatorin e dijes. Ekonomistët dhe ushtarakët, nuk janë marr fare me dukurinë e kompleksit të inferioritetit. Tani, mendoj që është koha që dioptria sociologjike, duhet t’i hyjë një analize më përmbajtjesore dhe ta jap gjykimin e vetë meritor. Por, edhe këtu çalojmë se vetëm ky komunitet nuk mundet ta diagnostifikoj natyrën e kompleksit të inferioritetit, që na e ka vonuar shumë realizimin e asaj që shquhet dhe identifikohet si arkitekturë e shtetësisë dhe vetëdijes kombëtare.

Kjo prirje, por, duket edhe si synim i natyrshëm tashmë është bërë edhe sekret publik, si për rajonin, ashtu edhe në nivel global. Këtë e kanë konstatuar edhe shumë sondazhe vizavi. Kjo dukuri, me sa mund të bazohet dioptrinë tonë sociologjike, e sidomos përvojën e proamerikanizmit në botë, tek ne, në vend të varësisë dhe identifikimit me sistemin vleror, social, politik, kulturor, e parime dhe fondamente mbi të cilat u ndërtua dhe u mirëmbajt “ëndrra amerikane” me dekada të tëra, në nivel global, po ushtrohet në formë dhe përmbajtje inferioriteti e pajtimi të qenit infantil, dhe at si komb edhe si shtet.

Pra, në vend që ta ndërtojmë këtë identifikim dhe varësi vlerore nga sistemi model perëndimor, ne në fakt gabimisht këtë identifikim po e ushtrojnë tashmë dy tri dekada, si imitim i verbët dhe si model që nuk e përmbrendëson jashtësinë tonë autentike kulturore. Por, janë edhe ca arsye (si; emigracioni i pakontrolluar, plakja e shpejtuar, ulja enorme e lindjeve bashkë me martesat në moshë të vonë, që po e tkurrin popullatën) tjera madhore që duhet t’i motivojnë politikanët andej e këndej kufirit për shpejtimin e krijimit të konditave për bashkim kombëtar. Është kjo koha për një Lëvizje të re të Prizerenit që do ta bëjë Shqipërinë Etnike..

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu