ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Florim Zeqa

Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, e pasoj himnin e katër viteve më parë “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë”!

Nga Troja tek Shkurta, rrena i ka këmbët e shkurta

Ishte “Amaneti i Clown-it” i Rock-Grupit “TROJA” që hapte dhe mbyllte tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021, duke premtuar qeverisje me duar të pastra dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e vendit!

Kurse në këto zgjedhje, pas qeverisjes katër vjeçare, ka ndryshuar gjithçka në Vetëvendosje, përfshirë edhe himni emblematik “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë”!

Deri tek ky ndryshim erdhi shkaku i përhapjes së sindromës kancerogjene të vjedhjes së arkës (magjes) së shtetit edhe nga Vetëvendosje-Guxo-Alternativa!

Për këtë shkak, himni emblematik i Lëvizjes Vetëvendosje u zëvëndësua me një himn tjetër, i harruar për 11 vjet nga të gjithë në Kosovë dhe trojet shqiptare “Pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e të gjitha partive politike!

“Shtrirja” e sovranitetit në veri, mashtrim për konsum elektoral

Megjithatë, edhe pse këngautorja e njohur, Shkurte Fejza bashkë me familje aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës për ta futur djalin e saj në listën për deputet të kësaj partie, Albin Kurtit po i shkon për shtati kënga e saj tashmë e harruar, për të hipnotizuar gjeneratat e reja me kinse mbrojtjen e Mitrovicës së “çliruar”nga Ai!

Në këto dy javët e fushatës së LVV-G-A, himn i tubimeve të tyre është bërë kënga e Shkurtes “Jo nuk ndahet Mitrovica”. Në secilin tubim të Vetëvendosjes jehon zëri i Shkurte Fejzes, të cilën pashmangshëm e ngacmon “lemza” në tubimet e PDK-së!

Kështu e ka poli(e)tika kosovare, sa andej e sa këndej për pak pushtet në gjysëm shtet.

Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, sikurse që është i vonuar edhe tani përdorimi i kësaj kënge në fushatën zgjedhore të LVV-G-A.

Shtimi i numrit të forcave të KFOR-it nga vendet aleate të NATO-s në veri, e demanton në plotni Albin Kurtin për “shtrirjen” e sovranitetit në veri. “Shtrirja” e sovranitetit në veri, është veçse mashtrim për konsum elektoral e asgjë më shumë.

Heronj të vetëm të gjallë të pjesës veriore janë ata pak banor shqiptar të mbetur atje, të cilët me prezencen e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa liderët partiak dhe shtetërorë sillen me hipokrizi ndaj tyre duke ju thënë “Jo nuk ndahet Mitrovica” e ndarë zyrtarisht në dy pjesë (Veriore dhe Jugore) në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës!

P.S: Nesër vazhdojmë me fushatën e partive opozitare.

Me 23 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu