ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Ndryshimi sjellë kënaqësi, tha shqiptari dhe qeshi deri në vdekje

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti

Me “marrëveshjen” e çuditshme mes Kosovës dhe Serbisë (me të cilën Serbia zmadhohet, Kosova zvogëlohet) vjen edhe ndryshimi i shumëpritur i shumë shqiptarëve që duket se ende nuk kanë parë asgjë.

***

Dhjetë vjet më parë, në një bisedë me atdhetarin dhe intelektualin e madh, përndryshe mikun tim të paharrueshëm Zeqir Lushaj, në pyetjen e tij “Kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë”, i thash: 

Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh. Shqiptari në vend që të merret me diçka të mençme dhe konstruktive, gjatë historisë, ka përvetësuar do prirje primitive për shkatërrimin e vetvetes. Humbas gjakftohtësinë kur shqiptari kot së koti, pa e detyruar kush, ndërron emrin, ndërron gjuhën, ndërron kombësinë, ndërron kulturën, ndërron fenë, ndërron shtetësinë, ndërron heronjtë, ndërron flamurin, ndërron himnin, ndërzehet”.

http://www.zemrashqiptare.net/news/31927/zeqir-lushaj-interviste-ekskluzive-me-ekspertin-aurel-dasareti.html

***

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Por edhe servilizmi ndaj të huajve keqdashës, që buron nga etja e jashtëzakonshme për pushtet. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.

Mua më pëlqen për të qëndruar drejtë në këmbë, të goditi në dru të kalbur dhe të shikoj se çfarë krimbash po zvarriten prej tij.

Natën (ditën) e mirë dhe respekt për ju.

  • Aurel Dasareti, është ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake që jeton në SHBA

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu