ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

17.04.1933-19.11.2009

Mga: Florim Zeqa

Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar

Halil Zeqa lindi më 17.04.1933 në fshatin Bokshiq (komuna e Klinës). Ishte i pari djalë i arsimuar i familjes Zeqa, i pari mësues nga fshati dhe lokaliteti ynë në përgjithësi. Për disa vite rresht kishte punuar në shkollën fillor të Gllogjanit (Lugu i Baranit), për t’u avancuar më pas në punë të ndryshme administrative në rrethin e Pejës, e më pas si zyrtarë dhe arkëtar në Kuvendin Komunal të Klinës deri në largimin nga puna nga regjimi pushtues i Millosheviqit pak kohë para pensionimit të rregullt.

Atdhetari në shënjestër të antishqiptarëve

Si një personalitet i rrallë, i arsimuar dhe i mirë edukuar nga prindërit Meta dhe Cyma, Halili në kohën e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi shumë shpejt bie në shënjestër të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët e ndoqën hapë pas hapi, duke e ftuar në biseda informative për veprimtarinë e tij edukativo arsimore, me ç’rast e largojnë nga mësimdhënja në Gllogjan.

Më pas Halili detyrohet të kryejë punë të tjera administrative në Kooperativa të ndryshme Bujqësore në Zahaq të Pejës dhe Jashanicë të Klinës deri në rënjën e famëkeqit Aleksandër Rankoviq.

Por, asgjë nuk përfundon më kaq, me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, përseri policët serb iu vërsulen atdhetarëve, ku ndër të parët në fshatin tonë e përzgjodhen përseri babain tim, Halilin, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, kur regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.

Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.

Herën e parë pas torturave ç’njerëzore që i bën policët serb në Stacionin Policor në Klinë, i thashë, “Ah bre babë çka të paskan bërë!” Ai, i qetë ma ktheu: “Jo asgjë nuk është kjo, por një gjë ta dini mirë, këtë sakrificë e kam bërë për ju, se përndryshe, për të gjallë nuk iu kisha rënë në dorë policëve të Millosheviqit, duke aluduar në mua, vëllaun Ismetin dhe familjen në përgjithësi”.

Kjo e dëshmon nivelin e lartë të përgjegjësisë njerëzore dhe të kujdesit që kishte për mbrojtjen e familjes së tij.

Herën tjetër pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi edukativo-arsimor, u ndala në shitoren e fshatit për të blerë diçka. Aty brenda ishte nje tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e policisë serbe për grumbullimin e armëve.

Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi, për të cilin ne i kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babain tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!

Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babain, pasiqë nuk doja t’ia pëserisja edhe një herë torturën psiqike që kishte përjetuar nga policia serbe!

Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më çorton babai Halili për vendimin e marrë, me gjysëm zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazëm ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

Mesazhi i babës

Pas sulmit të 23 shkurtit të vitit 1993, të forcave të mëdha policore mbi Bokshiq, në fshatin tonë erdhi një delegacion i LDK-së dhe KLDMNJ nga Prishtina të shoqëruar nga autoritetet komunale të kohës për të vizituar të lënduarit nga torturat fizike në Stacionin Policor në Klinë.

Me të hyrë në konakun tonë, zyrtarët e lartë nga Prishtina e shprehën keqardhjen për torturën fizike ndaj babait tim dhe bashkëfshatarëve tjerë në përgjithësi.

Ata mbetën të trondituar, por edhe të impresionuar nga rrëfimet rrënqethëse të bababit tim, Halilit, i cili ndër të tjera ua tha edhe këto fjalë: “Aq të rënda dhe ç’njerëzore kanë qenë torturat në Stacionin Policor në Klinës saqë fjalët janë të pamjaftueshme për t’i treguar të gjitha, por janë gjurmët e goditjeve në fytyrën time që flasin më së miri për këtë.

“Të gjitha i përballuam më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza nacionale, saqë atë natë (23 shkurt 1993) jam betuar, se edhe 100 herë le të më shanë një bashkombas i imi, nuk do të më shkojë mendja për t’i bërë gjë, vetëm do t’i themë, faleminderit vëlla të qoftë për nder, pasi na rrahën dhe torturuan, na fyen dhe na shanë nënën shqiptare shkijet dhe s’patëm mundësi të bëjmë asgjë, nuk do të marr kurrë hak ndaj vëllezërve të mi”!

Në atë moment që e dëgjova një mesazh kaq të fuqishëm kombëtar dhe gatishmëri për vetëflijim të prindit tim, jo vetëm që u ndjeva mirë, u kalita edhe më shumë për përballjen e radhës me pushtuesit serb, të cilën e përjetova dy javë më pas në post-bllokun policor në Vitomiricë të Pejës, ku, sa herë që më godisnin policët serbë, bëhesha akoma më i fortë, pasi gjithnjë i mendoja fjalët e babait tim, Halil Zeqa.

Momente të rënda, por edhe krenarie kombëtare

Megjithatë, momenti më i vështirë i jetës sime mbetet ai kur na rrethuan forcat policore më 23 shkurt 1993. Ishte ky një moment tepër i rëndë, kur në njërën anë e lashë babain vetëm, ndërsa para syve të mi i shihja duke ikur të gjithë djemt dhe burrat e lagjes nga mosha 10 vjeçare e sipër të ndjekur nga tre kordon të policisë serbe.

Shkaku i shqetësimeve për babain kam qenë i fundit që jam futur në mal, me brengen dhe ankthin e madh që i lash pas familjet e pambrojtura, pleq e plaka, nëna e vajza të vetmuara nën mëshirën e barbarëve serb.

Gjatë kapërcimit të përroit dhe futjes në mal, u dëgjuan krismat e automatikëve serb. Në atë moment jam ndalur dhe e kam kthyer kokën prapa për të shiquar se kush mbeti vrarë nga familjarët tonë!

Pikërisht në ato momente, me sytë e mi e pash kur e arrestuan dhe goditën me kondak të pushkëve babain tim policët serb, të cilët mëpastaj e tërhoqën zvarrë duke e goditur pamëshirshëm në të gjitha pjesët e trupit.

Në atë moment u shtanga në vend, nuk më mbeti forcë të vazhdojë tutje! Mirëpo më erdhi në ndihmë kushëriri Idriz Musa i cili më kapi për krahu dhe hynëm së bashku në mal.

Mugesë e pakompensueshme familjare

Tani kur u bënë 15 vite që babai im Halili u largua nga kjo botë, duke na lënë të pikëlluar, por duke na lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të begatë. Ai sot do të ishte në moshën 91 vjeçare, unë do të isha më i pasur me ide dhe më i fuqishëm në qëndrime. Edukata e shëndosh dhe në frymën e pastër kombëtare e babait Halilit, e pishtarit të arsimit shqip e ka trasuar rrugën e shumë brezave, të familjes Zeqa në veçanti.

Halil Zeqa ishte personalitet i rrallë, i urtë dhe i matur, por i pakthyeshëm në vendime. Ishte njohës i mirë i rrethanave politike dhe vizionar i së ardhmës. Parashikimet e tij ishin aq të sakta dhe largëpamëse, saqë shpesh na dukeshin të paimagjinueshme, por për fatin tonë të keq, të gjitha që ai i parashikojë i përjetuam dhe po i përjetojmë edhe në ditët e sotme!

Për t’ia bërë të qartë lexuesit largëpamësinë e tij, për fund po e ndaj edhe një rrëfim interesant. Ishte viti i parë i lirisë së Kosovës, kur unë mendova të kthehem bashkë me familje në vendlindje, porqë ishin fjalët e babait që më ndaluan: “Mos i merrë në qafë fëmijët, le të rriten dhe shkollohen në vend të sigurtë, se do të kalojnë edhe 30 vite e mirë nuk do të bëhet në këtë vend”!

Mungesa e tij na ka lënë zbrazëtirë që nuk plotësohet me askë dhe me asgjë në këtë jetë, por njëherit është edhe krenari dhe histori familjare të cilën përveqse e ruajmë dhe kultivojmë, e kujtojmë me nostalgji dhe pietet të lartë.

Prehu në paqe vizionari ynë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu