ARKIVI:
21 Janar 2025

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

Shkrime relevante

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

Nga: Arif Ejupi Burrë i devotshëm e Atdhedashës! Ishe mendjendritur e i durueshëm...

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

Florim Zeqa Faleminderit shpëtimtari ynë! Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për...

Krahasimet e pakrahasueshme për “Token e Rankoviqit” dhe “Token e Askujt!”

Msc Belisar Jezerci, historian KRAHASIME TË PAKRAHASUESHME ! Krahasimet që bëjnë disa gazetar,...

Provokimi Mysliman i Sokol Plakollit, islamistit nga “Koalicioni për Familjen Myslimane!”

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Sokol Plakolli, kandidat për deputet nga "Koalicioni për...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Faleminderit shpëtimtari ynë!

Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.

Veprat e tij i kemi kudo dhe kahdo në mesin tonë

Me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqesor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me besim të fuqishem në Zot dhe Atdhe.

Me veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqesore, si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Përjetësisht i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare, atit themeltar të shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikanët e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtët binar siq qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rugova na la shtetin amanet

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Themelet e forta të shtetit të Kosovës, të cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës aktive paqesore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për krijimin e vendeve të punës për të rinjët dhe shumë projekte të fushave të ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Ëngjëlli ynë, shpëtimtari i qenjes sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e tij, pasi i realizoj gjitha premtimet dhe përmbushi të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiell, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe besa me tradhti.

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!

Me 21 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu