ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ne duhet ta ribëjmë Dardaninë dhe Arbërinë tonë në tërësi, që mos ta lejojmë të shndërrohet në “provincë islamike” për interesat antishqiptare!

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Në foto është simboli i krijesës monstrume islamike-xhihadiste, Lavdërim Muhaxheri me një “vëlla” të tij Musliman…, nga fushëbetejat mizore kalifatiste për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “levanti”!

Mevi Rafuna 

Arsyet pse jam pro Lëvizjes për Rikthim dhe organizimeve të tjera si Lëvizja e Deçanit
1. Nuk ja jep të drejtën vetes të përzihem në çështje personale si ajo e besimit fetar sepse është diçka subjektive mes njeriut dhe zotit, por ja jep të drejtën vetes të flas e të shkruaj kur feja bëhet politikë, kur në emër të një religjioni të caktuar dalin individ dhe grupacione tash e tri dekada; që tentojnë me çdo kusht të na i rrënojnë vlerat njerëzore dhe kombëtare, veçanërisht të na rikthejnë në prapambeturi atje ku gjyshet dhe stërgjyshet tona, kanë qenë e që me shumë sakrificë dhe guxim kanë arritur t’i largojnë shamijat dhe feregjet nga fytyra.
2. Guximi dhe vlerat intelektuale në realitetin tonë janë të marruna nga mediat online dhe kanalet televizive të cilat i kanë dhanë hapësirë imamëve kontraversë në krye me Shefqet Krasniqin të cilët kanë pasur përgjigje për gjithçka, duke na treguar edhe marrëdheniet intime dhe punët e shtratit.
Madje Shefqet Krasniqi me krenari Radovanat ( vrasësit dhe dhunuesit e femrave shqiptare) i rikthente në Ridvana duke ja u japur “dorën e pajtimit”.
Të gjithë këta imamë me miliona sponzorë nga Turqia,Serbia,Rusia etj e shfrytëzuan momentumin pas lufte dhe i dhanë postraumës së luftës kahje tjetër saqë mes nesh lindën luftëtarë të Xhihadit Islamik në luftën e Sirisë; që i morën edhe gratë e tyre me vete nëpër kampe dhe i shndërruan në robëresha seksuale, të cilat u rikthyen në Kosovë me nga 3 apo katër fëmijë të lindur nga mercenarë ruso- arabë.
3. Këta imamë na treguan se të martohesh me djalin e agjës të cilin rritesh me një shpi e shpesh e ndanë edhe një dhomë nuk qenka haram.
Siç qenka hallall martesa me vajza minore nga 6 vjet e tutje.
4.Ambienti i zymtë,mungesa e perspektivës bëri që shumica e të rinjëve t’ia mësyejnë Gjermanisë, një pjesë e konsiderueshme trushpërlame, ku me vete e morën islamin politik sepse do ta shpërndanin në Europen e “pafe” dhe “pa moral”.
5. Përderisa politika jonë bëri kalkulime votash dhe u sponzorizua nga këto grupe për agjenden e tyre që shteti i pavarur i Dardanisë të rikthehet në një provincë islamike, për mua kanë humbur çdo legjitimitet që ta përfaqësojnë kombin dhe shtetin…
6. Para disa ditësh në mes të Tiranës- në imaugurimin e kazermës së re turke, i ngriti në qiell vrasësit dhe grabitqarët e Perandorisë Mongole Osmane, të cilët na e rrënuan gjakun dhe kombin me shekuj duke na rikthyer në mjerim dhe prapambeturi kolektive për shekuj të ndarë nga shtrati ynë europian.
7. Prej beteri del skenderi dhe çdo fis e ka kani pis por ka ardhur koha që fatin tonë mos ta lamë në duar të betarave dhe pisave që për interes dhe llaskuceri e shesin edhe nanën e vet…
8.Duam apo nuk duam e kemi vetëm një zgjedhje ribërjen e Dardanisë apo dështimin e një shteti në provincë islamike ku gjuha dhe emri ynë do të harrohet përfundimisht…
***
Pra , me gjithë forcën e shpirtit dhe të mendjes ne duhet ta ribëjmë Dardaninë dhe Arbërinë tonë në tërësi, që mos ta lejojmë të shndërrohet në “provincë islamike” për interesat antishqiptare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu