ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Në kodin penal të Shqipërisë dhe Kosovës, përveç burgut të përjetëshem, sikurse në SHBA, të amandamentohet mundësia e ndëshkimit me pushkatim

Shkrime relevante

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Kanuni i Lekë Dugagjinit ishte një kushtetutë e shqiptarëve, i cili përcaktonte në tërësi drejtësinë e asaj kohe!
U çue peshë ligji apo njeri?
Në Amerikë, është në fuqi ndëshkimi më i ashpër, nga cilodo shtet në botë, edhe se ky shtet ka demokraci të lartë.
Atje mund të dënohesh, për një vepër, dy, tri e më shumë vepra, që mund të ketë kryer i pandehuri. Dhe ky mund të dënohet me shumë vite burg, aq sa as stërnipi i tij nuk mund ti mbërrijë. Pra 100, 200 e më shumë vite. Mund të dënohet me burgim të përjetëshem, duke lënë dhe eshtrat atje. Mund të dënohet me ekzekutim, poashtu.
Shqipëria e Kosova, nuk kanë masa të tilla ndëshkuese, sepse shtiren si gjoja shtete demokratike, pa pasur, as dhe elementin e vetëm të demokracisë, pra duke mos i përshtatur ligjet me “natyrën” e popullit. Padrejtësia, pa barazia, mos funksionimi i ligjit, janë pjesë e jetës se qytetarit të zakonshëm tek ne.
Asnjë element, nuk është bazë, për të qendruar këtu, prandaj, trojet tona po zbrazen, duke kërkuar jo vetëm jetë më të mirë për veti, po perspektivë për femijë.
Para ca ditësh e shikova një emision televiziv shqiptarë, ku tema ishte nga një fshat i cili cilësohej, si me i pastër në Shqipëri.
Derisa ndërkohë gazetarja e pyeti një banorë për pastërtinë, që kishte ky fshat i krahinës se Devollit, më këto fjalë:
“Si keni arritur ta mbani fshatin e pastër”?
Fshatari ia ktheu: “Po, nuk ka njeri këtu, gjithë kanë ikur”!
Të jetosh në një vend, ku vdekja mund të të vijë nga një plumb qorr i zbrazur nga një individ i pa ndërgjegjëshem; të jetosh në një vend, ku shtepia mund të të thyhet e hajni ose mos të gjëndet ose mos të ndëshkohet; të jetosh në një vend, ku një i dehur mund të të godasë e mund të ta shuaj familjen; të jetosh në një vend, ku femija i nisur për në shkollë mund të grabitet e dhunohet; të jetosh në një shtet ku arma e droga janë më legale se sa shteti; të jetosh në një vend ku nuk të garantohet as jeta e as vdekja, vertetë nuk ia vlen.
Të gjitha këto, po ndodhin në të dya shtetet tona, në atë masë, që në historinë e ekzistencës tonë nuk ka pasur, përveç në kohë lufte, kundër pushtuesve turq, grek, bullgar a serbë.
E vret baba djalin, burri gruan, vret kalimtarin për një fjalë goje, vret pronarin e lokalit, vret fëmiun e fqinjit, kë nuk vret e ndëshkimet janë në të shumtën e rasteve shumë të vogla, varësisht nga fakti se pas të pandehurit mund të jetë një politikan, prokuror, gjykatës apo biznesmen!
Rastet e fundit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kanë tronditur opinionin, prandaj në përpjekje për ta nda drejtësinë vet, kemi dhe protesta, kërkesa e demostrata, kundër kriminelëve të të gjitha profileve që e kanë ngulfatur popullin e varfër e me halle të shumta.
E para, që do të duhej bërë në hapësirat tona, do të ishte klasifikimi i veprave sipas peshës se krimit. Nuk mund të ndëshkohet një dhunues, prej një viti deri në pesë vjet, për të njejtën vepër penale, sikurse që ishte rasti i ndëshkimit të dhunuesit të të mitures që u dënue me 8 muaj burgim. Ndërsa për vepra të tilla mund të dënohesh madje deri në dhjetë vite burgim. Vrasjet makabre, sikurse që ishte rasti i mbytjes me lopatë të fëmijës tetëvjeçar …, duhen të cilësuar si krim më i tmerrshëm, prandaj dhe dënimi duhet të pasoj dënimi më i rëndë i mundshëm.
Nëse do të kemi shtetin e mirëfilltë dhe të dëshirueshëm për të jetuar, atëhere duhet ti bëjmë ligjet sikurse që i ka Amerika!
Në Kodin Penal të Shqipërisë dhe Kosovës, përveç burgut të përjetëshem, të amandamentohet edhe mundësia e aplikimit të ndëshkimit me pushkatim.
Vrasja e një polici në detyrë, e një mjeku, profesori, apo e njeriut të zakonshëm, për motive të ulëta, duhet të ndeshet me ndëshkim maksimal.
Mendoj qe rritja e vrasjeve në të dyja vendet tona, është si pasojë e mosndëshkimit përkatës dhe si fakt, se drejtësia, jo vetëm që është e butë, por në të shumtën e rasteve edhe nuk funksionon fare!

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Nuk mundem me besu qe jam tu e lexue nje kesi referim! Denim me pushkatim?! A bon Ju zotri Bajram Binaku me u mendu mire cka keto keni fol dhe per cka Ju jeni? A bon me u mendue mire? Njeriu si qenie eshte i denum me vdekje. Cdonjeni. Kush jemi na qe te e denojme dikend me pushkatim e te e pushkatojme? Kush jemi na? Apo Ju zotri Binaku… aderus apo mbeshtetes te diktatoreve dhe me radhe Enver Hoxhes… nashta? Ku po dalloheni Ju nga nji diktator nese ketu po deklaroheni per pushkatim. Eksiston burgu i perjetshem per krime te randa. Dhe mundesia derisa eshte gjalle ai personi, mundesia qe ai ne mbrendesi te kupton cka ka bo, cfare krimi ka bo. Ky dhe ketu eshte Thelbi. Shume i kam qef kesi sallonista, njerez te sallonit qe ne menyre kolokviale e me lehtesi flasin, FLASIN, per pushkatim. Te Ju shoh aty ne veper nese jeni per pushkatim, te Ju shoh qe Ju personalisht te e pushkatoni dikend. Nuk po e dishit, si duket, ate ndjenje, e as nuk po e dishit cka vehtes i kishit bo, dhe me cka duhet te jetoni tane jeten nese Ju ja merni jeten dikujt e ne emer te popullit apo te Ligjit per krime te kryera.

    • Reagimi juaj në shkrimin tim është i mirëseardhur. Nga reagimi juaj mund të konstatoj, se ju nuk jeni banore rezidente e Kosovës e as e Shqipërisë. Futje e termit pushkatim ka pasë për qëllim denimin me ekzekutim, qe nënkupton, sikur në Amerikë, me metoda të pa mundimshme. Kosova dhe Shqipëria nuk mund të jenë më demokratike se sa ShBA-ja, e cila e ka në kodin penal masën me të rendë, ekzekutimin. Nuk e dij, a je nënë, sigurisht, qe je dhe të bëhësh në vendin e asaj nëne, qe ja mbyti fqinji djalin 8 vjeçar me lopatë, a do të mendoje ndryshe? Po të ishe nënë e të miturës se përdhunuar, a do të kërkoje denim për dhunuesin vetëm 8 muaj?
      E keqja e shqiptarëve, është, se drejtësia nuk funksionon. Drejtësi duhet të ketë, madje me forcimin e ligjit, sipas rrethanave, e në përputhje më liritë dhe të drejtat, sipas normave ndërkombëtare. Nuk e dij, sa i përcjell rrjedhat tona, po kemi shumë të meta sidomos në sistemin e drejtësisë. Ikjet nga vendi, vetëvrasjet, çmenduritë, janë parametra më tësaktë se duhet të ndryshojmë çasjen tonë, për ta mbrojtur edhe këtë “pak” qe kemi, përndryshe do të përfundojmë popull i zhdukur!

      • Vetem do te Ju lus zotr Binakaji, nga zemra Ju lus, qe te e shiqoni me vemendje filmin “The Shawshank Redemption”. gjirim 1994. Ju lus te e shiqoni me vemendje dhe perqendrim. E pastaj mund te flasim. Ju pershendes

  2. Ta leme menjeane Enferrin shqiptar ne kete diskutim se thjesht ai dhe ata qe nuk i coj perpara toges se pushkatimit i kishte krhyer ne skllever, kufoma .Krimi i rende i para pak diteve ne Fier nuk eshte i pari.Arsyeja qe tregon vrasesi kthen pa dashje degjuesit ,krejt popullin e sidomos
    prinderit e familjaret e tjere te Klodianit te ndjere te kerkojne shpagim, te therrasin mes kujes e dhimbjes per denim kapital.Ne se dikush mund te me shpjegoje pse Amerika e ka kete ligj ?Kur vleresohet si vendi me demokratik ne bote.Denimi me vdekje eshre ligji i fundit qe i ve kapak gjithckaje.Dhe para se te shkosh tek ligji i fundit te shikosh si zbatohen ato paraardhese.Nje Zan ,ai i 1997 me grupin e tij kreu vrasje te llartarshme,pra nje te tille eshte me burgim te perjetshem e behen tentativa per ra liruar.Pra ne Shqiperi nuk ekzistin ligji me burgim te perjetshem pse ne ate ligj ka nje shtese ku te denuarit/ res i jipet e drejta pas plotsimit te 20 – 25 viteve te denimit te kerkoje daljen me kusht.Pra ky ligj nuk ekziston.Te mos harrojme dhe denimet qesharake me 2, 5, vjet per dike qe ka rekord veprash kriminale.Ajo qe me cudit e gjithashtu me irriton eshte se si ne Shqiperi dhe ne Kosove drejtesia, prokuroria e gjykatat funksionojne njelloj me nje lloj paralelizmi sa them mos nji vella / moter punon ne Shqiperi e binjaku tjeter punon ne Kosove.Nje njgjashmeri e frikshme.Ne asnje menyre nuk e mendoj veten ne vendin e nenes se gjore te Klodianit se ligjin, ate Peticion do ta firmosja me akt dhe jo me firme Kerkoj ndjese per fjalet e fundit se jo te gjithe do te jene dakort .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu