Fadil Hoxha, n’kali t’bardhë!
Sinan Kastrati, Suedi
Në kujtim të Konferencës së Bujanit dhe kujtime të mëvonshme
- “KUR E VRAMË SHABAN POLLUZHËN E QETËSUAM DRENICËN”! (FADIL HOXHA)
Në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë” të Veton Surroit, Fadil Hoxha në një intervistë dhënë përmes magnetofonit të Rexhai Surroit (të cilën e ka ruajtur Vetoni), në gusht të vitit 1963, kishte rrëfyer për vrasjen e Shaban Polluzhës dhe bashkëluftëtarëve të tij, më 21 shkurt të vitit 1945.
Ai ka thënë se kur e vramë Shaban Polluzhën është qetësuar Drenica!
Xhabir Zharku: ”Ti dhëndër mundesh me krye një punë, me vra Ibrahim Rugovën!”, ka rrëfyer Besnik Lajçi ish dhëndërr i Xhabair Zharkut për krimet e shumta në luftë dhe pas saj.
Mësues vrasës drenicak
Nëntor ’99. Po shkoja me autobuz nga Prishtina në Mitrovicë. Kosovari që kisha pranë, mësues katundi pi Drenice, pa i lujt qerpiku, tha
-Nga Ibrahim Rugova te armiku ma i funit, do t’i likvidojm “Në emër të Popullit”. Bam, bam, bam. N’lule t’ballit krejtve. Do ti likvidoj me dorën teme.
Tobenestafkurullah. Po të mos e kisha pa me sy e nigju me veshë, s’kisha për ta besu kurrën e kurrës.
Xhabir Zraku, n’kali t’bardhë!
Qesh’ disa herë n’Kosovë.
Nuk më shkohet ma.
Nga Konispoli në Mitrovicë, gjith’ aj’ panair budallakie m’ban me kja.
“Kinge Mitrovicalie” Edison Ypi, Tiranë, Drini.us, 6 Gusht 2021
Konferenca e Bujanit
Çdo vit, më 31 dhjetor, 1 e 2 janar e kujtoj Konferencën e Bujanit, Shaban Polluzhën, Fadil Hoxhën dhe ”trimat” e mëvonshëm, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe … Xhabir Zharkun dhe Kuvendin e Prizrenin.
Më 31 dhjetor nuk desha ta kujtoj Bujanin as Kullat me frengji të Dukagjinit e të Malcisë së Gjakovës- fisit të Krasniqës.
Më 1 e 2 janar, si ditë ”pushimi”, nuk më punohej apo më mirë me thënë nuk mund ta përfundoja ”Konferencën e Bujanit”. Doja së pakut ta përkujtoja.
I hyra shtypit me rend dhe sapo e hapa ”Drinin” pas se Jusuf Buxhovi” nuk e kishte harrua Bujanin, ” Përkujtesë historike: Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta Ideologjike për Vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë”, Drini.us 2 Janar 2022, Jusuf BUXHOVI, historian dhe shkrimtar nga Prishtina.
Titulli i Jusufit nuk më pëlqeu por e lexova deri në fund.
Dhe pasi e kreva së lexuari e bëra shetinë e mëngjesit, rreth bregut të detit dhe e piva kafenë turke me ëmbëlsirën- bakllavanë.
Ishte një ditë janari e qetë. Dielli sapa kishte dalur e anija e madhe me udhtarë e me 10 komionë me mallra nga Gjermania, me autobusë e automobila sapo mbërriu. Nuk u dëgjua as sirena që kapiteni e ka në qejf të na tregoj se erdhi anija. As mua nuk më bëri përshtypje anija, koha e mirë, dielli i janarit.
Mendoja, si është e mundur që Rezoluta e Bujanit nuk gjeti mbështetje as nga përfaqësuesit shqiptarë që kishin marrë pjesë në Konferencë?
Në Kullën e Bajraktarit të Krasniiqes u mbajt Konferenca e Bujanit, në Shqipëri
Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, në Kullën e Bajraktarit të Krasniiqes ”si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes dhe Konferenca e Pezës si dhe rezultat i mospërfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajtë pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së)”.
Në Kuvendin e Prizrenit, (8-10 korrik 1945) u shkel Konferenca e Bujanit. Ata që e kishin kundërshtua, u pushkatuan ose u dënuan me burgim të rëndë.
Shpresat e shqiptarëve u rritën më 1997, 1998 dhe 1999 kur shqiptarët muarën pushkët kundër pushtetit policor e ushtarak serb.
Këto shpresa u thyen kur dualën në skenë ish udhëheqja e UÇK-së me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Sami Lushtakun, Ramush Haradinajn, Xhavit Halitin, Fatmit Limajn e ndonjë spiun të ish ish APJ-së, si Bislim Zyrapi, analfabetë pa asnjë përvojë ushtarke, e shkollë, ”mejtep” për ”taleb”.
Disa nga ”krerët” e ”ushtrisë” tash janë në Hagë dhe akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.
E keqja tjetër, është se me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguhen miliona euro gjoja me i mbrojtur të akuzuarit për krime lufte.
Shteti i Kosovës, nuk do të duhej të paguante asnjë qindarkë për të akuzuarit në Hagë derisa ata kanë pasuri milionëshe e miliarda.
Një shembull nga jeta në Suedi:
Shteti i ndihmon të gjithë shtetasit e vetë dhe të tjerët që nuk e kanë shtetësinë, nëse nuk kanë mundësi me e pagua psh avokatin ose, qiranë e banesës, rrymën etj. Por nëse i njëjti ka automobil a para në bankë, atij i rekomandohet që ta shesh veturën e ti hajë (hargjoj) paratë e ”kursyera” e pastaj të kërkoj ndihmën e shtetit.
A kanë Hashimi, Jakupi, Rexhepi apo më herët, a kishte Ramushi, Fatmiri …. pasuri që kanë mundur ta sheshin e mos të marrin para nga buxheti i Kosovës?
Turpi tjetër është se edhe RTK-ja që paguhet nga Buxheti i varfër i Kosovës, i përkrah të akuzuarit për krime lufte kundër njerëzimit.
Është gjykata ajo që duhet ta thotë fjalën përfundimtare por ajo që dihet e shuhet edhe natën, të akuzuarit kanë bërë krime ekonomike. E kanë privatizua Kosovën, gjithë pasurinë që kishte Kosova.
Cili nga të akuzuarit nuk ka pallate mbretërore, Hashimi, Haradinaj (Ramushi, Nasimi), Jakupi, Rexhepi?
Dhe familjarët e tyre shkruajnë sonete e elegji për prindërit bijtë e tyre por harrojnë se janë pikërishtë këta që na kanë prua ujkun në tarishtë, është Hashimi i pari, e zeza e Kosovës.
E vërteta e Madhe është se Hashimi, Rexhepi, Ramushi … nuk e kanë çlirua Kosovën, as UÇK-ja. Forcat serbe me uniformë ushtarake e policore, nga Kosova i kanë largua forcat e NATO-s.
U shërbeva me të dhëna në këto shkrime:
1. Konferenca e Bujanit, Wikipendia
https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Bujanit
2. Fillimi / Fejton / Sheradin Berisha: OZN-a, UDB-ja dhe Kuvendi i Prizrenit, ( 8-10 korrik 1945)
Sheradin Berisha: OZN-a, UDB-ja dhe Kuvendi i Prizrenit ( 8-10 korrik 1945)
3. Sabile Keçmezi-Basha: ”Riokupimi i Kosovës”, më 1945, E diele, 29.03.2015, 08:00 PM
sabile_basha@hotmail.com
http://www.zemrashqiptare.net/news/39387/sabile-kecmezi-basha-riokupimi-i-kosoves-me-1945.html
4. “Kinge Mitrovicalie” Edison Ypi, Tiranë, Drini.us, 6 Gusht 2021
5. a) Besnik Lajçi: Unë dëshmoj kundër Xhabir Zharkuthttps://diskutime-shqiptare.albanianforum.net › …
Kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku është shpallur fajtor të enjten nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për veprën penale të detyrimit. Për këtë vepër penale ai …
b) Xhabir Zharku më tha: Ti dhëndër mundesh me krye një punë …https://www.botasot.info › diaspora
Besnik Lajçi: Unë dëshmoj kundër Xhabir Zharkut (3). Në mars 2003, Xh. Zharku lajmëroi familjen e vet se ishte kidnapuar nga mafia bullgare në Kosovë dhe …
c) Të gjitha veprimet e kundërligjshme të Xhabir Zharkut – Bota Sothttps://www.botasot.info › diaspora
Besnik Lajçi: Unë dëshmoj kundër Xhabir Zharkut (1). Një dosje për veprimet e Xhabir Zharku kryetar i komunës së Kaçanikut është dërguar në Prokurorinë …
d) Telegrafi.com – Besnik Lajqi, burri i motrës së Xhabir…https://www.facebook.com › posts
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me tre vjet burgim nga gjykatësit e EUKEX-it për kryerjen e veprës penale të posedimit të paligjshëm të armës, …
admin – Politikashqiptarehttps://politika-shqiptare.com › a…
e) Kjo dosje është dërguar nga Besnik Lajçi, një ish mik shtëpie i Xhabir Zharkut. Po atë vit kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku qe shpallur …
f) Zharku denoncohet nga dhëndëri – Telegrafihttps://telegrafi.com › zharku-den …
16 maj 2012 — Besnik Lajqi, burri i motrës së Xhabir Zharkut, i cili jeton në Danimarkë, ka ngritur kallëzim penal në EULEX duke u bazuar në vepra penale …
g) Duke e lexuar denoncimin e Besnik Lajqit ndaj mikut të tij Xhabir Zharkut “shih http://indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=19674 – Xhabir Zharku denoncohet …
…y) Kur Xhabir Zharku kërkonte një vrasës për Ibrahim Rugovën!https://www.kosovari.press › kur-…
24 dec. 2021 — Kur Xhabir Zharku kërkonte një vrasës për Ibrahim Rugovën! … Shpërthimi kishte ndodhur aty afër sheshit Klinton”, rrëfente Besnik Lajçi.
Zh) Entries archive – KOSOVËhttps://kosove.at.ua › news › pag…
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me tre vjet burgim nga … Besnik Lajqi, burri i motrës së Xhabir Zharkut, i cili jeton në Danimarkë, …
31 dhjetor 2021, 1, 2 e 3 janar 2022
Fadil Hoxha eshte njeriu shume meritor per perparimin
e kOsoves ne ate Sistem okupues Jugosllav ! Gjithcka
qe ne kahje pozitive rezulltate ka pase kosova Lidhen me
emnin e Fadil Hoxhes ! Vetem njerzit karakterhumbur dhe
kulufegji mund te thuerin rrena kunder Fadil Hoxhes
Fadil Hoxha i pate Thane Nikolla Lubiqiqit Mos me shtjen
me i veshe Qizmet se edhe pse jam plak Do i veshi!
Kur shkinulkat popadinka dhe ato far Neqastne sestrat
Thonin deri polict shqiptare qe i ruenin Gjeja se polict
po i sillovatin Me keso rrenash erdhen udheheqes Jugosllav
ne Kosove Fadili i dergoj ne Brezovice ne muhabet Dhe kur
filluan ti paraqesin rrenat Fadili u tha Femnat serbe kerkojne
pune dhe ato jan te interesuara per pune seksuale Keshtu
Po hapim ne kosove JavnaKuqa ( Shtepija publike per seks)
Ku serbet edhe punesohen e Fitojne edhe shqiptart
Silegjihanen e paguejn dhe keshtu i largojme Silegjite (dhunuesit)
Shkinulkat e zanatit te kurvave u idhnuen dhe Fadil Hoxhen
E sulmonin edhe te Shtepija ne prishtine ! Ndesa karkalecat
bashkepunetor te qetnkve i gezoheshin sulmeve karrshi
Fadil Hoxhes ! Tani edhe Gani Gec Speci po flet keq per
Fadil Hoxhen se Paska qen kunder Bajraktarit te Llaushes
Jo jo O Gani Speci Kunder Bajraktarit e bajraktarve
drenica i ka pase argatet e serbise qetnike Se ju si drenicak
gjithmone kini pase Hashima e geca turreca !
Fadil Hoxha ua pat mundesue Shkollimin Punesimin ,
ndertimin dhe cfrytezimin e atij sistemi qe ju GecoThaqt
e krejt veprat e Fadil Hoxhes i rruet me brisk !
I hanget ekonomite bujqesore , i hanget fabrikat bitevi
Kurgja mare nuk lat per shqiptari ! Secili shqiptar qe
eshte kunder Fadil Hoxhes eshte kunder baballarve te vet
qe ne cdo zijafet i kendonin Fadil Hoxha ne kali te bardh
Nuk i kan knu kurr Ali Shukrise !
Fadil Hoxha eshte Heroj !
Sa i perket shokut Fadil, ta them te drejten, nuk kam guxim te komentoj. Mund te kete qene edhe i mire…por dicka nuk e kam shume te qarte; perse ai kurre nuk e tregoi te verteten per Masakren e Tivarit. Vdiq e kurre nuk foli per kete masaker. A thua perse ???
Mal Uka, kesaj radhe nuk je ne ngjarje.
Une e kam paraqit Fadil Hoxhen ne kali te bardhe. Edhe Xhabirin, ne kali te bardhe.
Para Fadilit, J. B. Tito, kendohej ”Marshall Tita, n’kali t’ bardhe”.
Kalin e Aleksandrit, mbretit te Serbise dhe shtepine ne Beograd, iu merr Tito e Milloshevici, po at shtepi te Titos, ne Dedinje e merr Milloshevici. Pra historia e Kalit, deri te Xhabiri.
Sa i perket asaj se Fadili ka thene ”Kur e vrame Shaban Polluzhen, Drenica u qetesua”, eshte nje interviste e Fadilit qe ia ka dhene Rexhai S. babes se Vetonit.
Por ka edhe te tjera: Mesuesi vrases nga Drenica etj.
Te fala nga Suedia e vit te mbare !
Sinani
Nuk e Kam ndegjue e as lexu cka paska pas Kurdise
Rexhaj Suroj dhe cdo thenje duhet lidhe me kohen e
situaten per ta kuptue taman qellimin e thenjes !
Me e hipe Xhabir Zharkun ne kali te bardhe veq trumcakt
ckokordhak mund ta bejne ate kulufe ! Ndersa Tito i ka
meritat e veta Psh Sikur Tito te kishte pajtim me fashizmin
serb Kurr Kolonel Krasniqi nuk do pranohej per te krye akademi
ushtarake ! Ne kohen e Titos isha ushtare dhe ne kazerme
ishim krejt 6 apo 7 shqiptare Kur e kemi dhene betimein
nje komandant armijske obllasti ateher mbajti fjale dhe Tha :
Ju te gjith si ushtar jeni kursist ketu per 6 muaj !
Dhe prej krejt jugosllavije e me nacionalitete te ndryshme
Mes jush ka shqiptar qe kan tradite e kulture dhe bese
qe i duhet edhe luftes Ju lus mos gaboni e sha shqiptarin
ne nane se nuk e duron te shamen Dhe fajtor eshte ai qe shane
e jo shqiptari ! Ateher nuk vijshin ushtaret e vrare e me
rrena se e vrau vehten ! Siq ndodhi pas Titos !
E shqiptart baballarte tone Titon e kan prite mrekullueshem
mire se ia kan shperbly meritat e mira ! Bile me kujtohet
ne Deqan Pleqt ia zune udhen dhe i than Zbrit prej veture
Tito se duam me ta dhane nje kashore buk e kryp e zemer !
Ket gjest skish pase force bote qe kish mujte me e shti ne
veprim Ka fole Mahmut Bakalli , Fadili ; Azem Vllasi qe
me Titon Kan fole per kosoven Republike dhe dihet
pergjegjeja Kushtetuta e vitit 1974! Andaj Sinan
Une nuk tu drejtova ty por lexuesve qe mos ta perzine
miellin me krune se buka nuk hahet !
Dihet qe Fadil Hoxha e ka mbajte mbledhjen e Bujanit
dihet qellimi dhe kus serbet i kan hjeke shajkaqat qetnike
e kan ardhe ne kosove gjithcka shqiptare kan shkatrru
Po edhe Enferr Hoxha i ka ndihmu me ushtri qe qetnikt
i kan quej vellazen serb ! Fadili nuk ka pase fungcion
as force per te kundershtu gjelatin Dhe kan ndodhe vrasje
deri ne Tivar ! Akademikt e kohes se Fadilit te gjith
jan konsulltue me Fadilin dhe asnjeri nuk flet fjale te
keqe per te Se pse Fadili esht konsulltu e keshillue
prej tyre per hapa politik ! Per serbi therre ne sy ka
qen Fadil Hoxha
Pershendetje se pari dhe pranoni nje urim nga une per vitin e ri miqt e mij Sinan dhe Mal : ‘Gezuar Vitin e Ri 2022 ! ‘ Nje vit me i mire me i begate per shqiptaret ne krejt boten si dhe per te gjithe popujt ne bote ! A ju lutem miqt e mij z.Sinan e z.Uke mos e filloni vitin me grindje ( moskuptime ) se kam frike se keshtu do rrjedhin ditet pasardhese.Nuk marr pjese ne kete dialog per vete faktin qe s’kam perjetuar aspak ne vendlindjen tuaj dhe pse jam ne dijeni te mjaftueshme se kush eshte Tito e kush F.Hoxha.Me kete rast anoj ose parapelqej mendimin e z.Mal qe thote te verteten pa kompleksin se po erreson paksa ate histori (te re ) qe po shkruhet ne Kosove ,per popullin e saj e ngjarjet e perjetuara.Z.Mal e mbyt sinqeriteti dhe nuk pranon ate qe nuk eshte e vertete. Deri me 1981 jeta e juaj, e drejta e studimit, e
lirise se fjales e udhetimit kudo ne bote ,e prones private kane qene te pranuar ligjerisht.Pas vitit 1981 e deri me 1999 cdo gje u kthye permbys e genocidi serb ndaj shqiptareve nuk ka njeri qe e fsheh apo mohon.Flasin faktet.Pra miqt e mij dhe nje here percjell urimet e mija per vitin e ri.Pas nje pushimi mbi dy javor kthehem ne realitet.Dhe nje urim te vecante per krejt stafin e ‘DRIN ‘ per nje vit te mbare e te sukseshem ne cdo fushe te jetes ! E mbi te gjitha ,shendeti ,ai eshte me kryesori.Shendet te gjitheve nga Rita . Malsorja.
Z. Ritë, mirë se na erdhe e gëzuar vitin 2022 !
Moj Ritë, ne me Mal Ukën komentojmë por nuk zihemi.
Ai nganjehere me hu ne krah e ne guri ne qafë i merr punet me yrysh.
Edhe njehere: ju pershendes dhe ju deshiroj shume te mira, fat e shëndet !
Sinani