ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Në kujtim të mësueses, Nanije M. Bokshi – Nixha (1935-30. IX. 2021)

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Shkruan: Ragip Ballata, Gjakovë

“Për një vajzë të re, mësuesia në fshat, në kohën kur mungonin mjetet e transportit, ishte mision gati i pamundur … ” (Nanije Bokshi) Nanije Bokshi u lind në Dukat (zonë e Llogorasë), komuna e Vlorës. Rrjedh nga një familje e vjetër përparimtare. E ëma e saj, Xhevrije, ishte motra e intelektualit, bashkë-hartuesit të Rezolutës së Konferencës së Bujanit – heroit, Hajdar Dushi (1916-’44). I ati, Mynib Bokshi (1904-’71), në fund të viteve 20-ta ishte kryetar në Shoqërinë (ilegale) “Agimi” të Gjakovës e cila më 1931 largohet nga Gjakova për në Shqipëri ku e emëruan kryetar të Bashkisë në Dukat (Prefektura e Vlorës) ku dhe u lind Nanija dhe e kaloi një pjesë të fëmijërisë së hershme. Tri vitet e para i kaloj në Shkollën Konviktore “Naim Frasheri” në Tiranë. Mësues dhe kujdestar e pati edukatorin e këtij institucioni, Myftar Vokshin. Në konviktin e kësaj shkolle gjetën strehim shumë fëmijë që vinin nga Kosova, Maqedonia dhe zonat e thella malore.

Pas LIIB, familja e sajë tërhiqet për në Gjakovë. Siç na ka thënë vetë mësuesja Nanije, në Gjakovë do të vazhdojë klasën e katërt fillore me mësuesin Sani Hoxha, ndërkaq progjimnazin do ta përfundojë në vitin 1950. Si shumë të rinj e të reja të asaj kohe, Nanije Bokshi dy vitet e para të arsimi të mesëm i vazhdoi në Normalen e Gjakovës, por kur kjo transferohet në Prishtinë, dy vitet e fundit i vazhdoi në Normalen “Sami Frasheri” në kryeqytet. Shumica e nxënësve (jo prishtinas), pra edhe Nanije Bokshi bashkë me motrën (Verën), Pakize Shasivarin, Nexhmije Kabashin, Naxhije Buqincën, etj. ishin strehuar në Konviktin e nxënësve të Prishtinës. Si nëntëmbëdhjetëvjeçare, në vitin 1954/55, Nanija i jep provimet e maturës dhe filloi të punojë mësuese në shkollën “Gani Hoxha” (tani “Haxhi Hoti”) të Rogovës.

“Vendi i punës mu gjet, thot mësuesja Nanije, por për një vajzë të re siç isha unë, në kohën kur mungonin mjetet e transportit, të qenit mësuese në fshat, ishte mision gati i pa mundur. Si mund të udhëtoja këmbë në kohë e në mot të ligë, Gjakovë – Rogovë, ose si të banoja vetëm në kohën e ekzistimit të varfërisë në fshat, pa rrymë, pa ujë, etj. ? Këtë problem e zgjidhi duke e siguruar banimin në Kullën e Dobroshit në Rogovë, ku bashkë me Nanijen do të shkojnë edhe e ëma me dy fëmijë (Shpendin dhe Fllënzën) për banim. Në këtë shkollë Nanije Bokshi arriti t’i plotësonte nevojat e deficitit të mësimdhënësve lëndorë dhe u angazhua me sukses për orët e lëndëve: histori, gjeografi dhe kurse shëndetësore. Pushimeve verore të vitit pasues (1955), mësuesja Nanije, me disa mësues tjerë e më pas transferohet në shkollën fillore “Zef Lush Marku” në Brekoc, ku e vazhdoi punën bashkë me mësuesen Xheldone Kazazin dhe Ferid Ballanin. Me transferimin e saj në Shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, ajo do të ketë mundësi më të mëdha për përfitimin e përvojave të reja. Në këtë kolektiv kishte fatin të bashkëpunojë me mësues me eksperiencë si: Tush Currin, Drita Kryeziun, Samile Dushin, etj. Në kohën e shërbimit në këtë institucion, mësuesja Nanije martohet dhe krijon familje me Xhavit Nixhën i cili gjithashtu (për një kohë) shërben si mësimdhënës e drejtor në disa institucione arsimore. Në tridhjetë vitet e fundit Nanije Nixha do të vazhdojnë profesionin e mësuesisë edhe në dy shkollat të qytetit:

Në Shkollën fillore “Mazllum Këpuska” (nga v. 1959-1970) si dhe së fundi në Shkollën “Mustafa Bakija” nga e cila më 1992 do të dalë në pension të merituar. Gjatë punës së saj shumëvjeçare, mësuesja Nanije është dalluar për faktin se çdo përvojë të saj arsimore pa hezitim e ka ndarë me të tjerët. Këtë shprehi e kulturë e ka përcjellë dhe kultivuar edhe tek nxënësit e saj. Ajo ishte një mësuese e dalluar, nëna e dytë e shumë nxënësve që ia arritën të jenë të suksesshëm në profesione të ndryshme.

Sot shumë nxënës të saj shquhen si profesionistë të fushave të ndryshme në ekonomi, arsim, shkencë, arte etj. Mësuesja Nanije është një veterane e arsimit e respektuar, grua dhe nënë e dashur. Edhe pse në moshë të shtyrë, sot gëzon shëndet të mire dhe është e rrethuar me dashurinë e fëmijëve, nipave dhe mbesave. (Marrur nga libri autorial “Mësuesit e Gjakovës pishtarë të Kosovës” (brezi 3), botuar më 2020).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu