ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Në Kukës më 9 e 10 qershor 2023, organizojnë festivalin ndërkombëtar tradicional të poezisë DRINI POETIK

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Shpërndaj

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve – Dega në Kukës

NJOFTIM

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve – Dega në Kukës, më 9 e 10 qershor 2023, organizojnë festivalin ndërkombëtar tradicional të poezisë DRINI POETIK në Prishtinë-Prizren-Kukës, që sivjet mbahet për të katërmbëdhjetën herë me radhë. Tradicionalisht mbahet në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sesioni letrar i kushtohet shkrimtarit e atdhetarit SULEJMAN KRASNIQI, i cili një pjesë të madhe të veprave të tij letrare ia ka kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sivjet shënohet 145-vjetorit i Lidhjes, prandaj LSHK-ja do ta mbajë sesionin letrar me temën:

VEPRA LETRARE DHE ATDHETARE E SULEJMAN KRASNIQIT – Në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Paraqiten disa kumtesa nga studiues e shkrimtarë për jetën dhe veprën e këtij kolosi të letërsisë shqipe.

FNP “Drini poetik” hapet të premten, më 9.06.2023, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, fillon me sesionin letrar në orën 12 dhe vazhdon me takimin letrar “Lira magjike” në orën 17.

Të shtunën, më 10.06.2023, në orën 10, poetët udhëtojnë për Prizren, ku në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, në orën 12 mbajnë “Orën e Lidhjes”, kurse në orën 18, në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina” të Kukësit organizojnë “Valët e Drinit”.  Autobusi niset nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Në këtë festival janë paraqitur rreth njëqind poetë nga të gjitha viset shqiptare, kurse dy poetët nga Pakistani, që pretendojnë se kanë origjinë nga Shqipëria, për shkak të situatës atje, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë.

Juria letrar jep tri çmime “Metafora I, II, III” dhe një komplet veprash letrare e shkencore të Institutit Albanologjik.

Kryesia e LSHK-së,

Kryetari

Prof. dr. Shyqri Galica

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu