ARKIVI:
28 Prill 2025

    Në Lëbushë të Deçanit me nderime të larta varroset Mr.Sc. Rexhë Sadriaj, edukator i shumë  brezave në shkollat e Kosovës

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Nga: Arif Ejupi

    Sot, në varrezat e fshatit Lëbushë të komunës së Deçanit, me nderime të larta është varrosur Mr.Sc.Rexhë Sadriraj, edukator i shumë brezave në shkollat e Prishtinës, Pejës dhe Deçanit.

    Në nderim të jetës dhe veprës së tij në Amfiteatrin e Kuvendit Komunal të Deçanit, është organizuar mbledhje komemorative.

    Me këtë rast familjarëve, kolegeve, nxënësve dhe miqve të shumtë të tij, me pikëllim e dhembje u është drejtuar z. Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit.

    Ai ka dhënë se Mr.Sc. Rexhë Sadriaj, profesor shumëvjeçar i lëndës së biologjisë dhe ish-drejtor në vitet më të vështira i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, do të kujtohet si njëri nga mësimdhënësit më të përgatitur dhe më të përkushtuar, jo vetëm në Dukagjin, por edhe më gjerë.

    Rexhë Sadriaj, pas përfundimit të studimeve me sukses të shkëlqyeshëm në FSHMN, dega Biologji të Universitetit të Kosovës, regjistrohet në shkallën e tretë të studimeve në Zagreb të Kroacisë.

    Ai në këtë Universitet specializohet në afatin e paraparë dhe merr gradën shkencore Magjistër i mikrobiologjisë.

    Rexha punën prej edukatori dhe pedagogu e kreu me shumë dashuri. Andaj, lajmin mbi vdekjen e tij, të papritur përveç familjarëve dhe farefisit e kanë pritur me dhembje e lot, ish- kolegë e nxënës  të shkollave në Deçan, Prishtinë e Pejë.

    Familja Sadrijaj gjatë ditës së sotme ka pranuar qindra telegrami ngushëllimi nga mbarë Kosova dhe Diaspora.

    Telegrami ngushëllimi familjes Rexhaj, i kanë ardhur edhe nga Berati e Tirana, ku Rexha ka pasur miq të shumtë të të vëllait Ymer Sadriaj, i cili pas zullumit të madh serbë herët pati ikur në Shqipëri.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu