ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Në Lezhë mbrëmë u promovuan veprat e Buxhovit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër”

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina
Promovimi i “Shënimeve të Gjon NIkollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër” në Lezhë
VEPRA TË RËNDËSISHME TË IDENTITETIT SHPIRTËROR DHE HISTORIK
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër” që u promovuan mbrëmë tek vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në Lezhë, zgjuan interesim të madh te lezhjanët, të cilët këtë ngjarje kulturore patën rastin ta përjetojnë me dy akte: të parin në bibliotekën “Gjergj Fishta” ku u promovua romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, dhe të dytin – veprën “Kosova – histori e shkurtër” e përcollën në ambientet e memorialit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Duke folur për romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, shkrimtari Ernest Marku, pos tjerash vlerësoi se asht ndoshta vepra ma e arrirë në mision e një atdhetari mendjendritur, për t’iu qasur historisë nëpërmjet letërsisë. Historia e popullit tonë, ndonëse me shtrirje permanente edhe përtej antikitetit, me vazhdimësi dhe protagonizëm ekzistencial; ka mjaft vite të errëta, të cilave mund t’iu qasesh vetëm letërsisë. Viti i zgjedhur nga autori, 1747, asht një vit që nuk na thotë, asgjë e rëndësimeshme nuk në ndodh këtë vit. Trupat e gjeneral Pikolominit janë larguar me kohë nga Ballkani dhe bashkë me të është tulatur edhe ëndrra e lirisë; madje shumë malësorë, kanë ikur bashkë me trupat e gjeneralit. Në këtë vit, diku në Arkivat e Vatikanit, një prift katolik, zbulon “Mesharin” e shkruar shqip, nga një tjetër prift katolik i dy shekujve ma parë. Në registrin e Arkivës, ky libër regjistrohej në seksionin e gjuhëve të panjohura. Kaq di autori. Di edhe se zbuluesi i “Mesharit” të Gjon Buzukut, Gjon Nikollë Kazazi, do të bëhej Arqipeshkëv me seli në Gjakovë. Në këto kushte autori, një njohës i shkëlqyer i historisë së Ilirikumit, që sot quhet Ballkan; thërret të gjitha muzat e Parnasit, që ta ndihmojnë të rrëfejë një histori dhe nëpërmjet të rrëfyerit letrar, të lidhë nyjen e këputur të historisë së popullit shqiptar. Marku e përmbylli fjalën me vlerësimin se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, mund të them se asht shembulli ma i mirë i letërsisë së angazhuar shqipe; angazhim ky, jo kundrejt një ideologjie, besimi apo sistemi; por kundrejt historisë, gjuhës dhe shpirtit të shqiptarit, kësaj dëshmije të gjallë të vazhdimësisë pellazgjike në Ilirikum.”
Ndërsa promovimi i veprës “Kosova – histori e shkurtër”, në memorialin e vend-varrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – një sintezë të tetë vëllimeve e koncipuar si histori e natyrshme shqiptare nga antikiteti deri te koha jonë, për autorin është falemenderim veprës madhore të heroit kombëtar që shtetin shqiptar e ktheu në histori bashkë me lavdinë historike, por njëherësh paraqet edhe një mesazh politik madje, në rrethanat kur shtetet shqiptare në Ballkan (Shqipëria dhe Kosova, që paraqesin njërin ndër realitetet më të favorshme historike), nuk po sillen në përputhje me këtë realitet politik, në mënyrë që bota shqiptare, e bashkuar kulturalisht dhe politikisht, të kthehet në një faktor të rëndësishëm rajonal, pikërisht siç e projektonte Skënderbeu. Sot, theksoi autori, shqiptarët nuk kanë nevojë të derdhin gjak. Janë të lirë. Por, kanë nevojë që këtë liri ta kthejnë në një realitet që fuqizon kohezionin e tyre kulturor dhe politik në përputhje me përkatësinë qytetërimit perëndimor të pikërisht të tillë për të cilën Skënderbeu luftoi kundër pushtuesve osmanë për mbi një çerek shekulli. Ndaj nuk janë të rastësishme sulmet që zunë t’i bëhen heroit kombëtar kohëve të fundit, gjoja në emër të demitizimeve dhe demistifikimeve historike, që në të vërtetë paraqesin përpjekje që bota shqiptare, në kuadër të trazicioneve të rëndësishme politike, ta humb kompasin e vet historik, kulturor si faktor i rëndësishëm i civilizimit perendimor me rrënjë në antikiteti, për t’u futur në mjegullën e popujve pa identiet kulturor dhe shpirtëror, një si mbetje pa histori! Me këtë rast, autori u shpreh kritik edhe ndaj historianëve shqiptarë, veçmas atyre nga taborret institucionale, të cilët edhe mëtutje vazhdojnë të mbesin nën kthetrat e logjikës ideologjike dhe sidomos nën diktatin e histgoriografisë serbomadhe. Të tillët, të shumtën në sherbim të pomitikave ditore, jo vetëm që nuk bëjnë përpjekje ta mbrojnë historinë kombëtare dhe vlerat që paraqet ajo me Skënderbeun si referencë kryesore të identietit kulturor dhe historik, por edhe më tutuje vazhdojnë të mbahen peng i klisheve ideologjike e mbi të gjitha të mbesin nën diktatin e historiografisë hegjemoniste serbe, ku natyrisht, jo rastësisht, Skënderbeu dhe vepra e tij përpiqen që të zhvlerësohen!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu