ARKIVI:
14 Prill 2025

    Në Llapushnik u promovua libri i Bajram Xh. Thaçit “Trung Lavdie”

    Shkrime relevante

    Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

    Na mungon Agim Doçi, poeti i festivaleve dhe i këngës shqiptare

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) NA MUNGON POETI I FESTIVALEVE...

    Një tjetër komandant i Hamasit u vra në Gaza

    Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll  / Document.no Izraeli konfirmoi më 10 prill se...

    Mahmud Khalil një hap më afër dëbimit nga SHBA

    Hans Rustad / Document.no  Aktivisti sirian i Palestinës Mahmoud Khalil është një...

    Shpërndaj

    Zeqir Bekolli, Llapushnik

    Në shkollën fillore të Llapushnikut u promovua libri i Bajram Xh. Thaçit “ Trung Lavdie”, që i kushtohet Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deshmorëve dhe betejave të zhvilluara, kryesisht në Drenicë. Autori i këtij libri, që përmban poezi, tregime dhe pjesë nga ditari personal i luftës, ishte komandant i një skuadre dhe pjesëmarrës i shumë betejave, kryesisht në vargmalet e Berishës, në zonën ku këmba e ushtrisë dhe policisë serbe nuk arriti të shkel.

    Në këtë ceremoni peruruese, ku morën pjesë bashkëluftëtarë të autorit, invalidë lufte dhe shumë dashamirë të librit, në mesin e tyre edhe kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u tha se libri i Bajram Xh. Taçit ,“Trung Lavdie” përbën një vlerë të veçantë për faktin se reflekton qëndresën e UÇK-së, betejat e lavdishme dhe sukseset, që i shënoi kjo ushtri përballë një armiku, siç ishte Serbia.

    Redaktori i librit, Hamdi Mazreku, gjatë elaborimit të tij për librin, theksoi se motivet e shtjelluara në libër trajtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe trimëritë e luftëtarëve, pjesë e të cilave ishte edhe autori. Si në vargje, ashtu edhe në tregime dhe në ditar lufte prezenatohen me sukses, gjithë ajo atmosferë lufte e cila ka ndodhur në vargmalet e Berishës, dhe për rreth saj.

    E veçanta e këtij libri janë, ngjarjet si ajo e rrëmbimit të armëve nga një picgauer serb, plagosja e bashkëluftëtarëve të tij, por edhe betejat e majit dhe korrikut mbi Grykën e Llapushnikut e cila qendroi e mbyllur për tre muaj me radhë. Në libër përshkruhen edhe jehonat, që pati mbyllja e Grykës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    Në libër zënë vend të veçantë figurat e njojhura të UÇK-së: Komandanti Legjendar Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Imer Alushani-Voglushi, Ali Zogaj dhe shumë luftëtarëve trima, që dhanë më të shtrenjtën, jetën, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

    Autori i kushtoi kujdes të veçantë anës emocionale, gatishmërisë dhe idealit të luftëtarëve për sacrificë deri në fitorën përfundimtare.

    Libri, botim i Shtëpisë Botuese “Lena”, i ka 254 faqe.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu