ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Në mbrojtje të të drejtave të njeriut: Çmimi Nobel për paqe, 2023 për të drejtat dhe dinjitetin e grave, me moton: femra – jeta – liria!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Zonja Narges Mohammadi, gazetare dhe aktiviste iraniane e të drejtave të njeriut – fituese e Çmimit Nobelë për Paqë, 2023 –Me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e saj në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”,- thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.

Nga Frank Shkreli 

Komisioni Nobel i Norvegjisë njoftoi të premten që kaloi vendimin se Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2023 do i jepet gruas iraniane, aktivistes së të drejtave të njeriut dhe gazetares, Narges Mohammadi, me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e saj në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”,- thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.

Kryetarja e Komisionit Nobel të Norvegjisë, Berit Reiss-Andersen e filloi njoftimin e saj me fjalët: “Gruaja – Jeta – Liria”, që është parulla e përdorur në demonstratat e vitit të kaluar të qytetarëve iranianë kundër regjimit teokratik të Teheranit. Ky çmim,- tha ajo, “është mbi të gjitha, një njohje për punën shumë të rëndësishme të një lëvizjeje të tërë në Iran, me në krye udhëheqësen e saj të padiskutueshme, Zonjën Narges Mohammadi”,- shtoi Kryetarja e Komisionit Nobel.

Në njoftimin e Komisionit Nobel thuhet gjithashtu, se përpjekjet e saj guximtare në mbështetje të drejtave të grave në Iran, personalisht, asaj i kanë kushtuar shumë. Gjithsejt, regjimi iranian e ka burgosur Zonjën Mohammadi 13 herë, duke e shpallur fajtore 5 herë dhe, si përfundim, ajo është dënuar me 31 vite burgim – ku edhe gjëndet tani. Komisioni Nobel i bëri thirrje Iranit që të lirojë menjëherë nga burgu Zonjën Mohammadi, ashtu që ajo të mund të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel më 10 Dhjetor, 2023 në Norvegji.

Ndërkaq, ekspertë të pavarur të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara bënë gjithashtu thirrje të mërkurën për lirimin e menjëhershëm të Narges Mohammadi, gazetares dhe aktivistes së njohur iraniane të drejtave të njeriut – fitueses së Çmimit Nobel për Paqë për 2023, për angazhimin e saj të palëkundur, në mbrojtje të drejtave të grave në vendin e saj. Në reagimin e ekspertëve të Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, thuhet se Zonja Mohammadi është aktualisht, në burgun Evin të Teheranit, e akuzuar “për propagandë anti-shtetërore”.

Pro pace et fraternitate gentium – “Për Paqë dhe Vëllazërim të Njerëzimit”

“Ne jemi terësisht të shqetësuar se si dhe pse autoritetet iraniane vazhdojnë t’i mohojnë Zonjës Mohammadi lirinë e saj, megjithë shqetësimet e shprehura mbi përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, brenda mureve të burgut dhe kundër këshillave të mjekëve në shkelje të plotë të detyrimeve të autoriteteve, në bazë të ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, -theksojnë ekspertët e OKB-s për të drejtat e njeriut, në thirrjen e tyre për lirimin e saj nga burgu. “Është për të ardhur shumë keq”,- shkruajnë ata, “se megjithë thirrjet e OKB-ës dhe komunitetit ndërkombëtar për lirimin e saj, autoritetet iraniane vazhdojnë të kriminalizojnë Zonjën Narges Mohammadi për veprimtarinë e saj në mbrojtje të drejtave të njeriut.”

Edhe organizata e njohur botërore e të drejtave të njeriut, Amnesty International bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm nga burgu të Zonjës Mohammadi. Njohja e veprimtarisë së saj nga Komisioni Nobel, mbi të gjitha, në mbështetje të drejtave të grave në vendin e saj por edhe e të drejtave të njeriut në përgjithësi, lirisë dhe demokracisë në Iran, “U dërgon një mesazh të qartë autoriteteve iraniane se shtypjet dhe dhuna kundër kritikëve paqësorë dhe mbrojtësve të drejtave të njeriut (në atë vend) nuk do të mbetet pa u kundërshtuar”, nga bota, -thuhet në deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Amnesty International, Zonjës Agnes Callamard.

“Ajo që është absolutisht e qartë, është fakti se gratë e Iranit janë një burim frymëzimi për mbarë botën. Kemi parë guximin dhe vendosmërinë e tyre përballë hakmarrjeve, frikësimeve, dhunës dhe burgimeve, nga regjimi,-është shprehur zëdhënësja e Këshillit të OKB-s për të Drejtat e Njeriut me qendër në Gjenevë, Liz Throssell. Ajo ka shtuar se, “Guximi dhe vendosmëria e tyre (e femrave iraniane) kanë qenë dhe janë të jashtzakonshme.  Gratë e Iranit janë kritikuar dhe mposhtur nga autoritetet për rrobat që veshin ose për ato që nuk i veshin, ndërkohë që përballen me masa gjithnjë e më të ashpra ligjore, shoqërore dhe ekonomike, kundër tyre”,- theksoi zëdhënsja e Këshillit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell.

Ndërsa, vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Antonio Guterres komentoi dhënjen e Çmimit Nobel për Paqë, Zonjës Mohammadi duke nënvijuar se, “të drejtat e grave dhe të vajzave në mbarë botën po shkelen dhe po dhunohen gjithnjë e më shumë, përfshirë persekutimin e femrave që mbrojnë të drejtat e njeriut në Iran dhe gjetiu. Ky Çmim i Nobelit për Paqë është një nderim që u bëhet të gjithë atyre grave që po luftojnë për të drejtat e tyre, ndërkohë që rrezikojnë lirinë, shëndetin dhe madje edhe jetën e tyre”,- tha udhëheqësi i OKB-ës, Antonio Guterres, ndërsa përshëndeti dhënjen e Çmimit Nobel për Paqë të këtij viti aktivistes së burgosur të drejtave të njeriut në Iran, Zonjës Narges Mohammedi.

Në një deklaratë të lëshuar për median, pas njoftimit të Komisionit Nobel, vetë Zonja Mohammadi u shpreh se ajo, “Nuk do të pushojë kurrë së punuari për realizimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë në vendin e saj. Çmimi Nobel për Paqë do të më bëjë më të vendosur, më me shpresë dhe entuziaste në këtë rrugë”, është shprehur ajo.

Natyrisht, se me vendimin për t’i dhënë Çmimin Nobel për Paqë, aktivistes dhe gazetares iraniane, Zonjës Narges Mohammadi, Komisioni Nobel nderoi, vlerësoi atë dhe veprimtarinë e saj si grua, si mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe e lirisë në vendin e saj. Por, mesazhi ishte më i madh dhe më i gjërë dhe shkonte përtej Zonjës Mohammadi. Komisioni Nobel, me këtë vendim vlerësimi të punës së aktivistes iraniane, Zonjës Mohammadi duke i akorduar asaj Çmimin Nobel për Paqë për 2023. Ky ent i njohur norvegjez u shpreh se Çmimi vlerëson gjithashtu punën dhe angazhimin e qindra mijëra iranianëve të tjerë të cilët, gjatë vitit të kaluar, kanë demonstruar kundër politikave diskriminuese dhe shtypëse të regjimit teokratik të Teheranit, sidomos në protestë të politikave të regjimit teokratik kundër të drejtave të grave.

Megjithëkëte mesazh të Komisionit Nobel, mbetet për t’u parë nëse dhënja e Çmimit Nobel për Paqë për vitin 2023, gazetares dhe aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Zonjës Narges Mohammadi do e keqësojë më tepër gjëndjen personale të Zonjës Mohammadi, por edhe të drejtave të grave, në përgjithësi, në Iran, gjatë muajve dhe viteve të ardhshëm. Një gjë e tillë nuk do të ishte aspak në përputhje me vlerat që do të promovonte Alfred Nobel, në mbrojtje të lirisë e demokracisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë dhe pa dallim, gjithmonë dhe kudo në botë, përfshirë Iranin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu