ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Në Ministrinë Punëve të Jashtme dhe Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Në Institutin e Historisë, Prishtinë, 23 shkurt 2022

Sinan Kastrati, Suedi

Dita e parë e vizitva në Kosovë, e mërkurë, 23 shkurt 2022

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Ditë e lodhshme dhe natë e mërzitshme në Shqipëri”

Reportazh Drini.us, 26 Mars 2022

Nga Ditari im me kujtime nga vizita në Shqipëri dhe Kosovë, vazhdimi i tretë (3) 

Gjumin e bëra në restoran afër tregut të pemëve e perimeve, në mes të ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Gjykatës së Qarkut dhe Xhamisë së Llapit, një motel si ”Hani i derrit”.  Për Pazar, qysh thonin aty, çmimin për natë ”mos ta nin” se dhomat  i kemi të lira. ”Mos ta nin”, aq më pengonte kjo shptrehje rrugësh (”mos ta nin”) sa disa herë iu thash, pse po e përdorni këte zhargon rrugës?  Mos ma thuani mua. Së pakut mua kursemni nga këto shprehje por fjalët shkonin në vesh të shurdhët, ku hyja nepër shitore, të njëjtën shprehje e dëgjoja.

Derisa në motelin në Tiranë hëngrëm mëngjes, në Prishtinë, përveç tymit të duhanit që ishte i lejuar, në ”Pazar” nuk hynte as kafja, qaji e as kaftjalli. Thjesht, një gjum e ik !

Para se të shkoj te Ministria e Punëve të Jashtme, e të takohem me delegacionin e mësuesve nga Suedia, e thirra në telefon Hamzë Morinën e Polluzhës së Rahovecit të vije e të takohet me mua, te Plepat, te (ish) RTP-ja sepse kisha një amanet me ia dhënë. Iu luta që mos të vonohet se në orën 10:00 kemi një vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Derisa erdhi Hamza unë hyra në një argjentari, ”Argjentaria Italia-Oro- Silver”, te vëllai i aktorit Lauan Jaha, gjakovar dhe mbesave të mia: Enit, Anës e Trinë iu zgjodha vath të arit.

Në Institutin e Historisë, Prishtinë, 23 shkurt 2022

Hamzës, kisha me ia dhënë një kopje të Abetares Gegënishte që ia kisha marrë Fetah Berishës. Doja të ia ktheja Fetahut në dorë por nuk kisha mundësi e kohë që të shkoj në Prizren prandaj, burrë më të papritueshëm e besnik se sa Hamzën, nuk njihja. Ai është i afërt me gjak me Fetahin, një burrë 300 derhem i Drenofcit të Zatriqit. Fetahin e njoh qysh kur isha fillorist. Ai është gjenerata e pare si nxënës I gjimnazit të Rahovecit, mësimi në gjuhën shqipe. Fetahu shte bashkë me villain tim Ademinn me një klasë, me Smajl Xhemajlin, e Turjakës, Demush Krasniqin e Vll. Drenofcit etj.

Fetahu, pas demonstrative të vitit 1981, u largua nga puna ku punonte si mësues gjuhe e letërsie shqipe dhe u dënua me burgim të rëndë.

Me Fetahin ishim të lidhur si mishi me asht, para demonstrative të 1981. Sa here që shkoja në Drenofc të stërnipat, te djemt e Hasan Makshanës, Bajrami e Halili, I qoja fjalë Fetahit e ai vinte, bashkë me Skënder Gashin, ish cimer imi, tash mjek-gjinekolog.

Hamza erdhi me gruan të më takoi, por u vonua. U preka pakëz por pasi që ishte me gruan, e ”hëngra guhën” e nuk i thash gjë. Pastaj, kur më pa që nuk po mund të eci, pasi e kishte parkua makinën te ish Gjimnazi “Ivo Llolla Ribar” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nikolla Teslla”, shkoi e muar makinën dhe u nisëm te MPJ, te e ish “Domi I APJ-së”, Komanda e Garnizonit të Prishtinës. Rrugës patëm mundësi vetëm shkurt ti kryejme llafet sepse mua më ngutej. Dëshiroja të mbërrij para kohe.

Hamza ndali makinën para ish Pallatit ”Boro e Ramizi” e unë, kapërceve rrugën dhe hyra në Ministri, i pari.

Një roje policie që ishte te dera më pyeti se kënd po e e kërkoj apo kënd ke me e takua. Unë u prezentova, si “në t madh:

Jam … mësues. Vije nga Suedia. Ende pa e mbaruar fjalën, dikush nga një shallter, foli:

-Lere të hyje se kanë me u akua me zv. Ministern Liza Gashi.

Më treguan se ku mund të ulem të pres dhe erdhi një grua e më pyeti:

-Çka doni me pi ?

Nuk vonoi shumë e erdhën edhe të tjerët. Erdhi edhe z. ministre.

Dreka kreshmore, me Sabit Sylën, drejtor i IH, Prshtinë, 23 shkurt 2022

Pastaj filloi prezantimi që për mua ishte një përseritje e refren I mërzitshëm por duhej të dëgjoja e të mësohem që të bëhem i diciplinuar. Ajo që më merziste më së shumti ishte se një mësues, i pari I merrte fjalën dhe I përsëriste të njëjtat fjalë si papagall:

-E kemi X. dhe Y. që flasin.

Kjo më mundonte shumë se nuk e kuptoja pse unë e ne kemi shkua atje, që të rrim si ”huj gardhi”.

Pastaj, përsëri pas fjalës së politikajve, përsëri i nëjti llafazan, fliste se si ka qenë 15 herë me nxënës nga Suedia në Kosove. E qante me lot e ankohej për ”lodhjen” e madhe e mundin por këte e bënte për nxënës ”sepse mësimi nuk zhvillohet nëpër klasë  ….”. Kjo ma kujtonte ”Epopenë e Ballit Kombëtar” 1*)

Pos fotgrafive që kush mund të shtyhej më shumë me brryla, të ishte më afër z.ministres, nuk mbaj mend ndonjë gjë me rëndësi.

Edhe ”delegacioni” ynë i përsëriste të njëjtat kërkesa: Duam libra të përshtatshme për nxënësit në Suedi. ”Duam”, ”Duam”. Ishte fjala më e shpeshtë sikurse parulla e viteve të 1935-ta  në Shqipëri, ”Duam bukë”!

Në kohën e drekës erdhi e më takoi mësuesi Hysen Molliqaj nga Lluka e Epëme me të cilin u muarëm vesh që të takohemi, të nesërm, të enjten sepse te ai më priste edhe Sylë Morina i Astrazubit.

Statuja e Nastradin Hoxhës

Takimi që është për me e mbajt mend, është ai i orës 13:00, në Institutin e Historisë.

Instituti I Historisë ishte vendosur në një ndërtesë bukuroshe ngjit me Institutin Albanalogjik, afër udhëkryeqit të  rrugëve afër Menzës së Studentëve, te Qyteti I Studentëve. Në oborr ishte vendosur një statujë, busti i historianit Ali Hadri i cili me të drejtë mund të quhet edhe historian i pare shqiptar i Kosovës në ish Jugosllavi. Profesor Hadri ishte një arushan. Aty ku e shtinte kryet Ali Hadri, veç ai me fjalë mund ta nxirrte.

Ali Hadrin e njoha kur fillova studimet në ish Fakultetin Filozofik, ku ai ishte Dekan.

Për  profesor Hadrin pata shkrua para disa vjetëve, një kujtim të vockël:

“Shtatë burra sa shtatëdhjetë!”

SINAN KASTRATI Bota sot, 23 SHKURT 2017 NË ORA: 18:29, në rubrikën ”opinione”

https://www.botasot.info/opinione/659614/shtate-burra-sa-shtatedhjete/

”Kujtimet luajnë me mua”, dhuratë nga autori i librit me poezi, Milazim Krasniqi. Prishtinë, 23 shkurt 2022

Faqja e mram e kopertinës së librit ”Kujtimet luajnë me mua”, Milazim Krasniqi

U ngjita shkallëve përpjetë deri në katin e tretë. Një puntor i administratës, pasi më pyeti për qëllimin e ardhjes, vizitës sepse ishin të rralë vizituesit aty, pos shkenctarëve. U ula në do mobile të vjetruara dhe i kërkova ujë. Ai u soll fort mirë me mua dhe më tregoi se drejtori është Dr. Sabit Syla është në zyrë.

E pranoj se edhe unë jam llafazan dhe nuk u durova pa e pyetur nga cili katund është e çka punon.

-Nga Prekazi jam dhe punoj diçka me financa e ekonomi.

Vërtetë ishte drenicak e burrë Prekazi, kreshnik me trup e mendje të hollë. E falenderoj edhe pse emrin ia kam harrua sepse është hera e parë që bllokun me shënime e lapsin nuk i kam kap me dorë.

Me mësuesin e mësuesve, Hysen Molliqajn e Llukës së Epërme, Kosovë, 2020

Rreth kohës se kur kemi me u takua kishte ndodhur një paqartësi. Ne e dinim se takimi do të mbahej në orën 13:00 ndërsa, Institutin e kishin lajmërua me një letër, që takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe gati sa Sabit Syla, drejtori i IH sa nuk kishte shkua e ne sihim zi ”si specat në furrat e shporetit”.

Ishte një kohë e nxehtë sikur të ishte qershori apo korriku e në Prishtinë, verës ta kall dielli e dimrit, mërdhin sepse më shumë se në qytetet e tjera, aty ka cement, afalt e qielli nuk shihet nga ndërtesat shumë katëshe. Shkurt, në Prishtinë të zihet fryma.

Pasi erdhën të gjithë, Sabit Syla, drejtor na priti në zyrën e tij dhe menzi gjetën disa karrige e na bënë vend diqysh e u ulëm.

 

Sabiti, ishte njeriu më i sinqertë që kisha takua deri tash, si drejtor ndoshta pse ishte edhe në krye të një Institucioni Shkencor. Thjeshtësia e tij shihej në të folur, në pamje, në rroba e në ndejë.

Instituti i Historisë së Kosovës, ishte për keqardhje, ishte bâ, për vitra  

Ata që punonin aty, puntorët shkencorë dhe administrat, përveç rrobave të trupit, nuk kishin asgjë tjetër. Nuk kishin as karrige ku mysafirët nga shtetet tjera, historianë, nuk kanë ku ti presin e ku të ulën. Nuk kishin një sallë të pritjes për mysafirë. Nuk kishin madje as filgjana të kafesë, sheqer, kafe e qaj. Drejtori nuk kishte as telefon zyrtar.

Po tregoj dy ngjarje, nga shumë të tjerë që na tregoi, Dr. Sabit Syla:

”Kur erdha në Prishtinë, pasi kisha qenë ushtar i uçk-së dhe pas studimeve, më pyetën:

-Me kend je ?

Njherë tjetër, pritnim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Historisë nga Shqipëria e karrige të mjaftueshme nuk kishim. Ku ti ulim mysafirët. Drejtori i Institutit të Historisë nga Tirana, Beqir Meta nuk kishte kut ë ulej, nuk kishte vend ku të vendosim edhe një karrige për te dhe kjo më mundonte, na tha Sabit Syla.

Instituti nuk kishte as bibliotekë, dhe kur mbaruam takimin, na u lut drejtori që ndonjëherë tjetër do të na i dhuroj nga disa libra, sepse biblioteka e IH është në një ndërtesë tjetër. Dikush, pas takimit mu afrua te veshi dhe më tha:

-Gurin e temelt të Institutit të Historisër e ka ven në vend, Ibrahim Rugova dhe nga ky shkak, Instututin nuk e kanë përkrah organet shtetërore që udhëhiqeshin nga qeveritë e majta por që e quanin veten “demokratike” e të ”djathta”.

 

Drekë kreshmore nga Instituti i Historisë

Sabit Syla, nuk pranoj të ikim pa na dhënë një drekë, që nuk kishte ndodhur kështu në Shqipëri. “Askush s`u kuq” e as “nuk e lajti gojën” me na lut as për drekë e darkë. Ne iu k`thyem darkë në Shqipëri.

Po Sabiti ishte burrë I burrave.

Ende pa përfundua dreka, në një restoran në ish shtëpinë e Xhevdet Hamzës, afër ish Hotelit “Bozhu”, unë kërkova falje nga Sabit Syla dhe shkova në “Amaro”, një byfe afër Institutit Albanalogjik dhe Fakultetit Filologjik, ku më priste Milazim Krasniqi, professor Univerziteti, poet, studjues e ish shok imi I studimeve.

Megjthate, kuzhinierët kur më panë se po dua me shkua, ma kishin mbushur një kuti kartoni me mish e pije, nuk më l`shuan duar thatë.

E mora ushqimin se nuk kisha ngrënë, pos supës në fillim dhe eca.

Milazimi më priste bashkë me Sali Bashotën në “Amaro”.

Saliu më përshëndeti dhe kërkoi falje sepse ishte I zënë por kishte pasur dëshirë vetëm të më takoj mua, pasi I kishte tregua Milazimi. Por “i ndrruam do llafe edhe me Saliun”.

-Milazim, ma hupe një drkë, deri në gu, si në të “Shtatat e Dovlelit” dhe I tregova për agjendën që kishim pasur sot, për takimet e për drekën.

-O merr sa të duash ushqim o Sinan, merr deri sa të gagsoh me tha ai duke qeshur dhe ia filluam bisedën e muhabetin. Pasi folëm për shumë tema derisa u lodhëm, ai shkoi në kabinetin që e kishte në degën e gazetarisë dhe mi dhuroi dy libra, një të Ibrahim Rugovës, “Sekretet … “ dhe një libër, me poezi, më të riun, “Kujtimet luajnë me mua”.

Në mbrëmje, Shoqata “Iliria” ¨nga Suedia dha një darkë në Prishtinë për ata që na kanë përkrah .

Mendoj se ishte një darkë me ushqime të shishme e me meselegji dhe anekdota që vetëm edhe Aziz Nesin e Nastradin Hoxha na munguan.

***

Nuk po më pritet ti kryej vizitat e të flas për nxënësit e mi, ata të cilët e bëjnë programin madhështor duke iu këndua heronjëve e heroinave, shkrimit e shkollës shqipe e duke na i kujtua ballallarët e kombit, të gjuhës e të fjalë shqipe. Ata e ato janë e ardhmja e Kosovës e jo politikanët:

Eron Pacolli, Erva Qaili, Luela Fetaj,  Eliza Kuqi e Elma Daljifi, janë disa nga më të dalluarit e më të merituarit.

 

1*) Epopeja e Ballit Kombëtar është një poemë e gjatë e krijuar nga shkrimtari Shefqet Musarajt, ku ndërthuren sarkazma e hollë qesëndisëse e autorit dhe përshkrimi i personaliteteve të Ballit Kombëtar nga poeti i veteshpallur komunist Shefqet Musaraj.

Në vargjet e këtij poemë me elemente të theksuara rrealiste, vihen në lojë krerët e Ballit, për qëndrimet e tyre kuislinge në kohë lufte. Midis të tjerash ironizohet edhe kreu i kësaj organizate patriotike Mit’hat Frashëri, i cili paraqitet si njeri mondan, aristokrat e mendjemadh, një përshkrim ky shumë rrealist. Në vargjet e poemit, Musraj kështu parodizon veshjet e jashtme të ballistëve :

Jaka të ngrira,

bastun e ombrella,

pantofla, gante,

pixhame e kapella.

Poema ironizon pëmes sarkazmës ndaj Ballit komëtar, të gjithë qëndrimet oportuniste të kuislingëve dhe oportunistëve. Poema shquhet per nje gjuhe popullore dhe te kuptueshme dhe morri statusin e parodive te rrecituara si psh:

’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,’’

’’u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’.

  1. S. Koha kur është shkrua poema, ishte sistemi monist prandaj edhe duhet vlerësua për kohën.

Me Shefqetin kam pasur fatin ta takojhem në shtëpinë e ”Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, në qershor të vitit 1979 ku ai dhe I. Kadare na pritën.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 27 mars 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu