ARKIVI:
26 Mars 2025

Në New York përmes ekspozitës përkujtohen shqiptarët e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Shkrime relevante

Në damarët e Arbërisë, poezi nga Safet Sadiku

Poezi  - Safet Sadiku - NË DAMARËT E ARBËRISË   - Në damarët e Arbërisë Lëvizi gjithmonë Gjaku i...

Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 254-të të Qeverisë

Prishtinë, 26 mars 2025 Fillimisht dua të ndaj shqetësimin dhe brengën e...

Uji flenë, ndërsa armiku nuk flenë, përderisa na vë në gjumë të thellë islamik!

Afrim Musliu, Suedi Rastësisht rashë në një shkrim të gazetës “Politika” të...

A po e “korporatizon” Donald Trump Amerikën dhe çka e pret Shqipërinë me Kosovën?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina I. Për shumicën e sociologëve të sotëm perëndimor...

Kush e ka radhën nesër?!

Florim Zeqa Problemi i rritjes së kriminalitetit dhe dhunës fizike në vendin...

Shpërndaj

Prend Ndoja, SHBA

Mërgata shqiptare në Amerikë gjithmonë i ka mirëpritur bashkatdhetarët, të cilët vijnë krahëhapur drejt vëllezërve të tyre, drejt vendit të lirisë e shpresës, sepse, siç e kam thënë më parë, për ne “dielli lind në Uashington”. Këtu në SHBA ata vijnë për të ndarë me ne gëzimet e hidhërimet, për të shpalosur vlerat kulturore-artistike, si hapje ekspozitash e promovim librash, organizim simpoziumesh, etj. Por, fotoekspozita e djeshme dallohet nga takimet e tjera – kjo ishte më shumë një ditë homazhi apo ditë përkujtimore, ku në sallën e Monroe University, në Bronx, Neë York, u hap ekspozita me fotografi e krimeve serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Ekspozita solli edhe një herë në kujtesën tonë masakrat dhe gjenocidin e pushtuesit serb mbi popullin tonë gjatë luftës së fundit, me 13,950 të vrarë, 20,000 gra të dhunuara dhe me 1,620 persona të zhdukur. Pamjet e fotoekspozitës dëshmojnë më së miri se si erdhi liria, sa e shtrenjtë është ajo dhe detyrimin kombëtar që kemi për ta çmuar dhe për ta ruajtur me çdo çmim, sepse përmes gjakut të derdhur, ne sot e gëzojmë lirinë. Kur i shohim këto pamje të tmerrshme, nuk mund të mos e përmendim heroizmin e familjes Jashari, që vështirë gjendet në historinë e njerëzimit, sepse ata të gjithë u betuan ta shndërrojnë jetën e tyre në sakrificë e themel për lirinë. Heroizmi dhe trimëria e tyre nuk ishte e rastësishme, sepse lirinë ata e vlerësuan më shumë se jetën e tyre.

Për organizimin dhe koordinimin e ekspozitës duhet vlerësuar z. Luz Thaqi, ndërsa nga Këshilli Shqiptaro Amerikan, u nderua me mirënjohje z. Ramë Manaj, në emër të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve gjatë luftës. Për kontributin e tij të veçantë në të mirë të çështjes shqiptare, në emër të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve gjatë luftës z. Ramë Manaj e ka nderuar me mirënjohje z. Prend Ndoja, një intelektual, krijues e veprimtar i hershëm i mërgatës shqiptare në Amerikë, i cili ka punuar shumë në ruajtjen e traditës, gjuhës dhe të kulturës shqiptare në SHBA, duke mbajtur njëkohësisht kontakte të drejtpërdrejta edhe me zyrtarët e autoritetet amerikane në të mirë të çëshjes shqiptare, e sidomos të Kosovës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, mes të tjerëve, edhe Mark Gjonaj, ish-kryebashkiaku i New York-ut, amabasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në SHBA, aktivistë dhe drejtues të Këshillit Shqiptaro – Amerikan, krijues dhe veprimtarë të çëshjtjes shqiptare në Amerikë etj.

Ne, mërgimtarët, jemi pjesë e pandarë e  popullit tonë, jemi pjesë e dhembjeve të familjeve të atyre që e dhanë jetën për gjënë më sublime – lirinë e vendit tonë. Prandaj, mbetet obligim i secilit që përpjekjet për kauzën tonë kombëtare të vijojnë pareshtur, duke përfshirë këtu edhe punën tonë të vijueshme këtu në SHBA, për të qenë si pranë njëri-tjetrit, ashtu edhe pranë institucioneve amerikane, për të mos i harruar krimet serbe ndaj kombit shqiptar dhe lidhjen e fatit tonë me SHBA-në, që kanë qenë mbrojtësit e lirisë dhe të drejtave tona gjatë kohëve më të vështira për ne.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu