ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Në një luftë morali është alfa dhe omega. Mediat perëndimore janë arma më e mirë e Hamas’-it

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Në shikim të parë njeriu mund të besonte që fotot janë nga Gaza, por një vështrim i vëmendshëm do ta regjistroj që Julianna Sror nuk duket specialt si palestineze. Ajo banon në Petah Tikhva dhe iu shkatërrue banesa nga një raketë më 13 maj. Foto: Oded Balilty/AP/NTB

Në një luftë morali luftarak është gjithçka. Nëse ushtarët nuk e dinë pse po luftojnë, fronti do të shkatërrohet në vështirësi. Izraeli tani ka një front të jashtëm dhe të brendshëm. Kjo rrit mundësitë e konfuzionit dhe shkurajimit. Defetizmi – që ti je para një cështje që nuk mendon se mund të fitohet — është  thembra e Akilit qoftë për shoqërinë apo për mbrojtjen.

Në shoqëritë tona gazetarët dhe mediat bëjnë gjithçka të mundur që Izraeli të humbasë. Motivet ndryshojnë: Izraeli është kaq i fortë. Izraeli ka bërë shumë padrejtësi në të kaluarën. Vendi u detyrohet “palestinezëve” të bëjnë ndryshime. Si? Duke hequr dorë nga siguria e vendit? Në asnjë rast Izraeli nuk do ta braktisë Luginën e Jordanisë. Kufiri me Jordaninë është një kufi i njohur ndërkombëtarisht midis dy shteteve të njohura. Por medias nuk i intereson. Ata vazhdimisht e karakterizojnë Bregun Perëndimor si “të okupuar.”

Nëse Bregu Perëndimor është i okupuar, atëherë ajo është nga Autoriteti Palestinez, i cili është i korruptuar dhe refuzon të largohet. Ata ushqehet me para ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Norvegjinë. Janë vendet si Norvegjia që e mbajnë Mahmoud Abbas nën sqetulla, në mënyrë që ai të mund ti shtyej zgjedhjet edhe një herë.

Ministrja e jashtme norvegjeze ka paturpësinë për të kërkuar që reagimi i Izraelit ndaj sulmeve të jetë “proporcional.” A i numëron ajo raketat , apo a e numëron numrin e të vdekurve dhe të plagosurve? Ky është një argument i helmët nga krahu i majt, që nuk mund t’i rezistojë një hetimi më të afërt.

Një ministër i jashtëm konservator ka marrë përsipër retorikën helmuese anti-Izrael të së majtës, ndërsa ka vënë fytyrën e saj në vathë serioze. Nuk ka dallim midis Thorbjorn Jagland dhe Ine Eriksen Søreide. Kur autobusët në Jerusalem u hodhën në erë në vitet 1990, Jaglandi «dënoi» aktet e personave me rripin vetvrasës. Kjo është e tëra.

Hamasi është një organizatë terroriste që dëshiron të zhdukë shtetin e Izraelit. Ata nuk e fshehin këtë. Po kështu Irani, dhe administrata Bajden po gjunjëzohet me qëllim që Ajatollahët dhe Garda Revolucionare të rinisin programin e tyre bërthamor. Kjo do të ndodhë më së miri në qoftë se marrëveshja bërthamore rifillon.

Ka një arsye pse Izraeli sulmoi 200 herë objektivat iraniane në Siri. Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të qëndrojë në pragun e derës së Izraelit.

Por John Kerry ia zbuloi atë ministrit të Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, i cili u trondit. Kjo ishte risi për të.

Sa herë që Hamasi apo Hezbollahu hyjnë në luftë me Izraelin, zgjohen të gjitha reflekset e  gazetarëve të krahut të majtë.

Hamasi nuk ka nevojë për një departament propagande. Ata i kanë mediat perëndimore.

Kushdo që lexon gazetat izraelite në gjuhën angleze , e vëren se sa serioze është për izraelitët. Por kur shkojmë në agjencinë më të madhe të fotografive në botë, Associated Press, dhe kërkojmë fotografi nga Izraeli, pothuajse mund të gjejmë vetëm fotografi të palestinezëve. Edhe kur e dimë se edhe izraelitët po vuajnë, duhet të kërkojmë fotografi të tilla.

Heidi Levine është, siç nënkupton emri, hebre. Ajo ishte në Lod dhe ka bërë fotografi të hebrenjve të “krahut të djathtë”. Por nuk mund të gjejmë asnjë fotografi të të rinjve arabë. A është kjo e rrezikshme?

Israeli riot police tries to block a Jewish right-wing man as clashes erupted between Arabs, police and Jews, in the mixed town of Lod, central Israel, Wednesday, May 12, 2021. As rockets from Gaza streaked overhead, Arabs and Jews fought each other on the streets below. Rioters torched vehicles, a restaurant and a synagogue in one of the worst spasms of communal violence that Israel has seen in years. (AP Photo/Heidi Levine)

Israeli Jews walk past a torched car after clashes with Israeli Arabs and police in the Israeli mixed city of Lod, Israel Tuesday, May 11,2021. (AP Photo/Heidi Levine)

Ne gjejmë fotografi të të rinjve arabë nga Acre, më në veri. Ja fotografi të Muhammed Muheisen. Ti duhet të jesh një nga ata që të jesh në gjendje të bësh fotografi në lagjet e tyre. Megjithatë, këta janë vetëm fëmijë.

Israeli Arab boys look at a burned car following clashes between Arabs and Jews in the mixed city of Acre, northern Israel, Sunday, Oct. 12, 2008. Police say two Arab-owned apartments were torched in the Israeli town of Acre amid clashes between Jews and Arabs. Police say Saturday rioters torched two empty apartments owned by Arabs in a predominantly Jewish neighborhood. (AP Photo/Muhammed Muheisen)

Nëse lëvizim në Gaza, aty vret fluksi i pamjeve.

A Palestinian man looks at the destruction of a building hit by Israeli airstrikes in Gaza City, Thursday, May 13, 2021. Gaza braced for more Israeli airstrikes and communal violence raged across Israel after weeks of protests and violence in Jerusalem. (AP Photo/Khalil Hamra)

Fotografitë kanë zëvendësuar politikën. Njeriu nuk mund të diskutoj me fotot. Ato e tregojnë realitetin. Është ky ndikim emocional që përdor Ministrja e Jashtme Søreide kur ajo kërkon që Izraeli të përgjigjet proporcionalisht. Ajo ndien kënaqësi morale duke qenë në gjendje të veprojë në mënyrë solomoniane. Ajo vepron kah fryn era.

A nuk është kjo ajo që një social demokrat i mirë duhet të bëjë? Askush nuk i kërkon asaj një përkufizim se çfarë është proporcionale kur sulmohet nga një lëvizje që dëshiron t’ju asgjësojë në një luftë fetare shkatërruese. Søreide nuk ka ndërgjegje historike. Pra, ajo nuk ka pse të përgjigjet për asgjë. Ajo është një tullumbace e pa peshë.

Kur Document organizoi një udhëtim në Izrael në vjeshtën e vitit 2019, ne qëndruam në kufirin me Gazën. Ishte kaq afër sa mund të ecnit në anën tjetër, ku kishte disa fusha midis kufirit dhe qytetit të Gazës.

Sidsel Wold do ta kishte përsëritur dhe përsëritur këtë javë se sa e populluar është Gaza, që është sa madhësia e liqenit Mjøsa, tha ajo. (Mjøsa është liqen në Norvegji, vërejte e përkthyesit). Por nëse është kaq e mbipopulluar, pse Hamasi po lëshohet në një luftë ndaj fqinjit të tij, që e detyron një vend me teknologji të lartë për t’u përgjigjur. Viktimat materiale dhe civile janë shumë të parashikueshme dhe Hamasi përdor shtëpi dhe njerëz si mburojë në një lojë cinike.

Mediat janë ndihmësit e tyre të gatshëm që nuk e vënë në dukje këtë, por zbaviten me pamjet e shkatërrimit.

Me kalimin e kohës, kjo stuhi propagandistike ka ushqyer ndjenja anti-izraelite dhe anti-semite, jo vetëm në botën islamike, por gjithnjë e më shumë edhe në Perëndim. Tani nuk është më e majta që të çon asaj rruge. Tani ka myslimanë në Perëndim. Ju nuk merrni të njëjtët gazetarë për të raportuar për ngjarjet me foto nga Gaza. Kjo nuk përputhet me tregimin.

Protesters chant outside Accenture Tower after a rally that was held in solidarity with Palestinians, in Chicago on Wednesday, May 12, 2021. Protesters walked from Columbus Parkway to Accenture Tower, where the Consulate General of Israel is located. (AP Photo/Joshua Housing)

Përfaqësuesit muslimanë të Partisë Demokratike i përkasin krahut radikal që është pro-islamizmit dhe anti-Izraelit dhe BLM dhe Antifa u kanë dhënë atyre forcë. Të dyja kanë tipare të qarta anti-semite.

Këto pamje janë edhe një tjetër përkujtues i asaj që na pret.

Protesters walk after a rally that was held in solidarity with Palestinians, Wednesday, May 12, 2021, in Chicago. (AP Photo/Joshua Housing)

Në demonstratë ka një numër të konsiderueshëm majtistësh të bardhë. BLM dhe Antifa kanë krijuar lidhje gjaku me muslimanët.

Ata përsëri e bartin “valixhen” e tyre.

Ka shumë mister rreth gjakut të palestinezëve. Gjaku i tyre ka një vlerë të veçantë. Ideja martire e xhihadit është futur në nocion për të majtët, me të cilin mediat ushqejnë audiencën dhe njerëzit i përpijnë këto. Ata besojnë atë që dëgjojnë.

A child carries a «Free Palestine» sign as protesters march through the streets of Chicago’s Loop in support of Palestinians on Wednesday, May 12, 2021. (AP Photo/Shafkat Anowar)

Vlera e kësaj propagande është e paçmueshme, për palestinezët, për Hamasin, për Iranin dhe për Vëllazërinë Muslimane. Vëllazëria e Evropës e kupton mirë se ata marrin një paketë dhuratash. Mediat u japin atyre një mundësi të madhe për të mobilizuar myslimanët e vet në qytetet e Perëndimit. Ata punojnë për “çështjen e mirë”.

Fakti që kjo nuk është çështje e vendasve dhe as e ebrenjve, nuk përmendet fare.

Por Document-i do ta tregojë këtë dhe do ta bëjë me zë të lartë. Gjithçka tash është e lidhur dhe raketat nga Gaza synojnë gjithashtu zemrën e Perëndimit. Xhihadi kundër Izraelit është edhe xhihadi kundër Perëndimit.

I dashur lexues ne nuk mund t’i kishim shfaqur kurrë këto pamje dhe ta bënim këtë analizë pa financat për t’u abonuar për ti marrë fotot e agjencive. Duhet të kemi “provat” në tavolinë për të ditur se çfarë po ndodh.

Document.no

Përktheu nga norvegjishtja: Gjergj – Bajam Kabashi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu