Ervina Toptani, Tiranë
_____
Sikur të kishim dhe ne mendimtarë të tillë, nuk do të përfundonim siç kemi përfunduar. Unë për shembull, sikurse mijëra të tjerë, do zgjohesha në shtëpinë time, në qytetin tim, në vendin tim e sapo të dilja nga shtëpia do flisja shqip e do të thoja: mirmengjes, shtator te mbare e paçi. Por ne nuk kemi pasur ndonjëherë mendimtarë, ne kemi pasur vetëm ….. ata që kemi merituar.
… Deri në vitin 1848, letërsia dhe filozofia gjermane ishin maja e Evropës në aspektin progresiv. Gjermania kishte Heine-n, David Friedrich Strauss, Fouerbach etj. Vetëm pas vitit 1848 filloi kthesa që e bëri mendimin gjerman lider në Europë, në sensin më revolucionar. Kjo kthesë i atribuohet Schopenhauerit. Me të, dhe disa dekada më vonë me Nietzsche-n, Gjermania mori supremacinë e padiskutueshme të ideologjisë revolucionare sic kishte bërë edhe në gjysmën e parë të shekullit të 19-të me Goethe-n dhe Hegelin.
Schopenhauer dhe Nietzsche dominuan mendimin europian në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të jo më pak se Kanti, Fichte, Schelling dhe Hegeli në dekadat e para të shek. 19-të. Motivet e rëndësishme që i gjejmë tek vepra e Hegelit: dialektika, universialiteti, historicizmi etj., që ishin të pranishme në çdo aspekt të të menduarit progresiv të fillimit të shekullit të 19-të, po ashtu gjenden tek Schopenhauer dhe Nietzsche motivet e reja vendimtare të mënyrës dekadente-reaksionare të të menduarit: përzierjen e agnosticizmit dhe misticizmit, format e reja të antihistoricizmit reaksionar ose pseudohistoricizmit, format e reja të arsyetimit racional të shoqërisë kapitaliste.
Letërsia dhe filozofia dekadente europiane është e paimagjinueshme pa to. Ndikimi i tyre shtrihet nga Hamsun te Gide, nga Merezhkovsky tek Stefan George. Në të vërtetë, përtej dekadencës dhe reagimit, ashtu si Kanti, Goethe apo Hegeli në kohën e tyre mbërritën përtej linjës së përparimit, efekti i Schopenhauer-it dhe Nietzsche-s mund të ndihet edhe te figurat e mëdha që, në pjesën më thelbësore të veprimtarisë së tyre, luftuan kundër reaksionit dhe dekadencës, i referohem këtu ndikimit të përkohshëm të Schopenhauerit te Leo Tolstoi dhe ndikimit afatgjatë të Schopenhauerit dhe Nietzsche-s tek Thomas Mann, etj.
Kjo mënyrë e të menduarit gjerman është gjithashtu pasqyrim i zhvillimit historik të kombit gjerman dhe i betejave klasore që e përcaktojnë atë. Në të dyja rastet, si në ngritje ashtu edhe në rënie, lidhja ndërmjet bazës historiko-sociale dhe reflektimit ideologjik është mjaft i ndërlikuar. Roli i vjetër drejtues i ideologjisë gjermane në kohën e Goethes bazohet në pafuqinë politike, prapambetjen ekonomike dhe fragmentarizimin kombëtar të Gjermanisë. Nga raportet bashkëkohore (Madame de Stael, Carlyle etj.) mund të kuptojmë sesi e kanë përjetuar dhe ndjerë ideologët e vendeve të përparuara politikisht sikurse të përparuara dhe në apektin shoqëror, këtë paradoks. Një realitet pjesërisht idilik, primitiv, disi i shtrembëruar nga i cili duket se lind papritur poezia, muzika dhe filozofia e madhe e gjermanëve. Një realitet social Hofmannian që në kulmin e tij ideologjik kurorëzohet tek Faust-i, tek Fenomenologjia e Shpirtit, dhe tek Simfonia e Nëntë.
(Shkëputur nga një studim mbi Adn-në e kombeve)
Bravo. Shkrim par exelence. Ekzakt 1OO % …Ju lumte zonje e nderuar.
Kjo mbrapambetje e shqiptarve vjen nga pushtimi turk-osman i mbeshtetun nga pashallart shqiptar, nji nder te cilet asht edhe Esat Pash Toptani jot.
I znj. Ervina eshte edhe atdhetari Murat Toptani.