ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Në Pejë bëhet inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos, pjesëmarrës në ngjarje edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti

Shkrime relevante

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

Uron dhe shkruan Luan Dibrani Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka...

Shpërndaj

 

Në qytetin e Pejës sot është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos dedikuar ekipit të xhudos “Ippon” nga i cili dolën xhudistët më të suksesshëm të jashtëzakonshëm si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Laura Kuka, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

Në inaugurimin e kësaj qendre morën pjesë krerët më të lartë të shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku dhe përfaqësues të lartë të partive politike në vend.

Me këtë rast e para e vendit Vjosa Osmani tha se kjo qendër do të jetë foleja e shumë xhudistëve të rinj dhe se për këtë shteti do t’u jetë mirënjohës përgjithmonë fitueseve të medaljeve të arta deri më tani, më në krye trajnerin Driton Kuka, duke shtuar se ato e ngritën flamurin në shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Vjosa Osmani: Ju e ngritët flamurin tonë në vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën

“Ne do t’iu jemi përherë mirënjohës e falënderues për faktin se ju vazhduat dhe nuk u dorëzuat para asnjë gjëje. Ju ia dolët prandaj ia doli edhe Kosova. Ju ia zbardhët fytyrën jo vetëm vetvetes, jo vetëm Tonit por edhe familjeve dhe një kombi të tërë. Nuk ka nder më të madh e shërbim më fisnik ndaj vendit se sa të lartësosh flamurin e vendit tënd e ta ngrisësh emrin e vendit tënd në majat që vendet të tëra ende nuk i kanë arritur dhe vazhdojnë t’i ëndërrojnë….Fitorja më e madhe e juaja është që ju keni bërë që emri i republikës sonë të përmendej e të nderohej në vende të cilat ende nuk na kanë njohur që himni ynë të intonohej e nderohej aty ku nuk ishte dëgjuar kurrë më parë”, tha Osmani.

Osmani shtoi po ashtu se inaugurimi i kësaj qendre është shumë i rëndësishëm për shkak se shënon kurorëzimin e një pune të palodhshme.

Presidentja, Vjosa Osmani : Kjo qendër shënon kurorëzimin e një punë të palodhshme

“Sot jo shumë vite pas, përveç medaljeve olimpike e shumë medaljeve të tjera, xhudistët tanë po bëhen me një shtëpi ashtu siç ata të gjithë e meritojnë. Kjo nuk është vetëm një ndërtesë moderne, është kurorëzim i palodhshëm i punës së tyre tash e sa vite. Është foleja ku vajza e djem të tërë do të vazhdojnë hapat e kampionëve tona do të kultivojnë dashurinë për xhudon dhe zellin për punë drejtë majave të suksesit”, tha Osmani.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se rrallëherë ndodhë që sportistët së pari të korrin suksese e pastaj të ndërtohet infrastruktura, por që ky është rasti me xhudistët tanë.

Kurti: Xhudoja shembulli që duhet ta ndjekim të gjithë për të pasur sukses

“Rrallëherë dëgjojmë tregime të tilla ku fillimisht fitojmë medalje olimpike e pastaj e ndërtojmë infrastrukturën, kjo është storia juaj e suksesit. Kjo qendër nuk do të ishte as e njëjtë dhe as e mundur pa suksesin tuaj të deritanishëm. Sot kjo qendër do të ndihej e zbrazët pa ju. Kjo qendër është sepse ju jeni në qendër. Ekipi i xhudos jeni shembulli që duhet ndjekur në të gjitha fushat tjera sepse kur ka punë suksesi nuk qëndron larg pavarësisht se prej nga vjen ai”, tha Kurti.

Me këtë rast Kurti po ashtu bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do ta shpallë Qytetare me merita të veçanta Majlinda Kelmendin, ndërsa shtoi se së shpejti do të ndahen edhe shpërblimet për Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Albin Kurti: Do t’i shpërblejmë xhudistët

“Po shfrytëzoj rastin t’iu informojë se ky projekt do të vazhdojë edhe më tutje duke ndërtuar hapësira të tjera të reja përcjellëse në të cilat do të presim sportistë vendorë e të huaj, krejt kjo me qëllim të rritjes së rezultateve tona sportive dhe të promovimit të sportit si mekanizëm për ruajtjen e mirëqenies sonë shoqërore…Sot këtu para jush iu njoftojë që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlindës Qytetare me Merita të Veçanta. Po ashtu nesër do të nënshkruhen vendimet për shpërblimet e dy kampioneve të reja olimpike, Norës dhe Distrias”, tha në fund Kurti.

Në këtë ceremoni, presidentja Osmani e nderoi me medalje presidenciale Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, si dhe trajnerin Driton Kuka.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu