ARKIVI:
17 Janar 2025

Në përkujtim të përvjetorit të 557-të nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kryeheroit kombëtar

Shkrime relevante

Në përkujtim të përvjetorit të 557-të nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kryeheroit kombëtar

Gjergj Kastrioti - nga arkiva e historianit dhe studiuesit të marrëdhënieve...

Pse Xhafer Shatri i bënë elozhe kriminelit Jusuf Karakushi ?

Shkruan: Reshat Sahitaj ___ Gjatë një emisioni në TV Dukagjini , më 7...

Për të gjithë puthadorët e Anastasios Janullatosit, pushtuesit të KOASH-it të Fan Nolit

Nga: Luan Dibrani Puthadorët e Anastas Janullatosit dhe Përgjegjësia e Sali Berishës...

Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Florim Zeqa Jo të gjithë qytetarët e vendit janë duke u...

Kosova nuk ka nevojë për “gjeneral” të etur për pushtet…!

Halil Geci, Skenderaj Kosova nuk ka nevojë për gjeneralë të etur për...

Shpërndaj

Gjergj Kastrioti – nga arkiva e historianit dhe studiuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Eqrem Zenelaj

Shkruan: Gresa Kroni, studente nga Suhareka

Troku i kuajve të fortë race po prishte qetësinë e asaj nate të ftohtë fundvjeshtës së vitit 1443! Qindra burra po kalëronin me shpejtësi rrëzë maleve të Karadakut për të vazhduar pastaj drejt e përskaj bjeshkëve të Sharrit e përskaj Drinit! Nga nxitimi, kuajt ishin qullur dhe nga goja nxirrnin shkumë të bardhë. Burrat dukeshin sikur shkonin drejt një qëllimi të madh, prandaj duhej të nxitonin. Të kapnin kohën! Asnjë nuk fliste. Në brez, të gjithë kishin shpata, të cilat shpesh shkëlqenin nga reflektimi i hënës së asaj nate! Nga veshja, ngjanin si të huaj në ato toka, por nga sjellja dukej se e njihnin mjaft mirë vendin nga kalonin. Në ballë të tyre, me shpejtësi kalëronte një mesoburrë; në krahë kishte hedhur një pelerinë të kuqe, në kokë një lloj helmete me maje, në brez shihej një shpate dhe një thikë, me pak mjekërr dhe me shikim shqiponje, që jepte përshtypjen e një udhëheqësi të madh! Po ta shihje me kujdes, edhe pse dukej i ri në moshë, rrudhat e ballit tregonin vuajtjet e jetës së kaluar! I ndarë që në fëmijëri nga familja, ai kishte kaluar qindra beteja që nga shkretëtirat arabe, e Anadolli, duke pritur e ëndërruar këtë marshim, rrugën që do të ndryshonte historinë. Rrugën që do të shkëlqente me shekuj, duke u përcjellë brez pas brezi!
“Gjergj, të pushojmë pak, janë lodhur kuajt, por edhe burrat kanë nevojë për pak pushim”- i drejtohet udhëheqësit njëri nga përcjellësit. Një burrë më në moshë!
“Nuk kemi kohë Moisi, para mëngjesit duhet të jemi në Krujë dhe ta marrim kalanë. Osmanët nuk duhet ta kuptojnë që jemi larguar nga kampi, atë do ta kuptojnë pasi të marrim folen tonë,” ia ktheu.
Moisi Golemi, një burrë i urtë dhe trim i sprovuar në beteja të mëdha, u kthye nga burrat e tjerë duke ju thënë: “Vazhdoni vëllezër! Të ecim sa më shpejt që të arrijmë para mëngjesit.” Burrat vazhduan vrapin dhe në mëngjes ishin para mureve të Kalasë së Krujës.
Kruja! … Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Moisi Golemi, Topiajt, Zaharinjët, Dukagjinët e të tjerët… Burrat fisnikë që atë natë fundvjeshte filluan ndryshimin e madh! Mbi kokat e rrëzë mureve të Kalasë, fryma e mëngjesit po e valviste në krenari flamurin me fushë të kuqe dhe shqiponjën e zezë dykrenare, të trashëguar mijëra vite nga Ilirët! Është kjo shqiponja që mban së bashku të gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet tona në Gadishullin Ilirik. Është shqiponja që, nën krahët e saj të fuqishëm, me një ngrohtësi prej nëne i mbanë së bashku të gjitha bijat dhe bijtë e saj kudo që ndodhen në botë. Kjo është forca magjike e padukshme e flamurit tonë kombëtar.
Për të kujtuar rrugën që kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejt lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejtë dhe të lavdishme.
Nga ajo natë, për 25 vite me radhë, asnjëherë nuk pushuan betejat, vringëllimat e shpatave dhe gjaku rrëke i armiqve nuk pushoi! Torviolli, Sfetigradi, Kruja, Ohri, Vajkali, Albulena, Lezha e Shkodra… u shndërruan në varre për ushtritë e huaja, kryesisht otomane, por edhe venedikase! Ai, nuk humbi asnjë betejë gjatë gjithë jetës! Skënderbeu ynë! Gjergji i Shqipërisë!
Kështu filloi historia e datës 28 Nëntor dhe nëntorëve të tjerë që më vonë do të ndjekin popullin shqiptar, duke shënuar disa herë ngjarjet nga më të rëndësishmet që ndodhën në këtë ditë e muaj të shënuar, që nisi në vitin e largët 1443 me protagonist kryeheroin tonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E respektuara Gresa Kroni!

    Revista DRINI – udhëheqës i së cilës është i respektuari Gjergj Kabashi, gjithëherë na sjellë shkrime të mirëfillëta, ndaj më kënaqësi i lexojmë dhe në ato që na pëlqejnë, shpesh japim komente.
    Për herë të parë po lexoj shkrim nga një studente, dhe ju lumt!
    Shkrimi i juaj është publikuar në ditën e përvjetorit të 557-të të kalimit në amshim të Kryeheroit tonë KOMBËTAR Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
    Ju jeni shumë e sinqert dhe korekte, sepse vet theksoni se këtë e keni marrë nga arkiva e prof. Eqrem Zenelaj.
    *
    Mendoj se keni mundur te “huazoni” edhe disa të dhëna mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut…por sidoqoftë na keni përkujtuar figurën më markante të shqiptarisë në 557 vjetorin e vdekjës tij (17 janar 1468).
    Uroj që të keni sukses në studime dhe herën tjetër të na prezantoheni edhe me shkrime tjera, të cilat do të janë të mirëse ardhura…

    me nderime,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu