ARKIVI:
2 Prill 2025

Në përkujtim të perandorit romak Trajan (Marcus Ulpius Traianus), i njohur për program të gjerë ndërtimi, mes të cilit edhe ai i Ulpianës

Shkrime relevante

Për pasionin dhe përkushtimin tim në të shkruar

Vizatim i Luan Dibranit ___ Nga: Lirim Gashi, Prizren ___ PSE SHKRUAJ ME PERKUSHTIM DHE...

Pse Kosova nuk është shtet i konsoliduar ?

Autori: Lirim Gashi, Prizren __ (në shqip dhe serbisht) __ Shteti është pasqyrë e qytetarëve...

Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

 Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

Shpërndaj

______
Si sot, në vitin 117 të erēs sonē, vdiq perandori romak Trajan (Marcus Ulpius Traianus), i njohur për një program të gjerë ndërtimi, nga ky varg ndërtimesh lindi Ulpiana e famshme dardane!
Ulpiana është një nga katër qytetet më të njohura të Dardanisë. Rrënojat e saj janë gjetur 1.5 km në perëndim të qytezës së Graçanicës. Qyteti ndodhet në rrugën kryesore nga Danubi për në në Via Egnatia, si dhe në rrugët Nish-Lezhë, Nish-Stobi. Gërmimet e kryera këtu që nga vitet 1950 kanë zbuluar një vendbanim të gjerë të epokës së bronzit. Për më tepër, afërsia e qytetit me zona të rëndësishme minerare e bëri atë të popullarizuar në të gjithë Perandorinë Romake.
Ulpiana u bë e njohur si qendër kishtare nga fillimi i shekullit të IV të erës sonë. Qyteti ishte ndoshta një nga qendrat më të shkatërruara nga ushtria gotike e udhëhequr nga Teodoriku (479 të erës sonë), si dhe nga tërmeti katastrofik i vitit 518. Mbi rrënojat e Ulipanës, perandorit me origjinë dardane, Justinianit në fillim të shekullit VI ndërtoi qytetin me emrin e tij Justiniana Secunda.
Gërmimet arkeologjike nga viti 2008 e deri më sot kanë zbuluar disa ndërtesa të qytetit dhe pjesë të murit të qytetit, duke përfshirë një nga portat kryesore në anën veriore.
Në këtë kontekst u zbulua katedralja e qytetit dhe një bazilikë monumentale (shek. IV-VI të erës sonë)!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu