ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Në Preshevë u përurua libri i Xhemaledin Salihut: “Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

NË SALLËN E KUVENDIT KOMUNAL TË PRESHEVËS , PËRPLOTË ME DASHAMIRË TË LIBRIT U PËRURUA LIBRI:”MËHALLËT DHE TOPONIMET E VENDBANIMEVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS”
Të shtunën më 12 qershor 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u përurua libri i autorit Xhemaledin Salihut: “ Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës”
Salla e Kuvendit ishte mbushur përplotë me dashamirë të librit. Përurimin e librit e kryesoi: Prof. Dr.Drita Halimi-Statovci, Dr.sc. Veton Zejnullahi, recensent i librit, Jonuz Fetahaj, redaktor dhe Xhemaledin Salihu, autor, ndërsa e moderoi Nexhati Shabani.
Manifestimi kulturor, përurimi i librit filloi me ekzekutimin e “Bareshës” nga Gentian dhe Shkodran Aliu, të cilët performuan shumë mirë dhe publiku me duartrokitje i shpërbleu.
Në fillim, në hapje të përurimit, moderatori Nexhati Shabani i përshëndeti të pranishmitë dhe mysafirët e nderuar.
Pastaj fjalën ia dha Jonuz Fetahut, redaktorit të librit, i cili lexoi Mendimin e tij , të dhënë mbi librin: “Një tekst që i ka munguar onomastikës dhe toponomastikës në Preshevë me rrethinë”
Më pastaj fjala iu dha Dr.sc. Veton Zejnullahit, i cili foli mbi recensionin e librit në fjalë:”… Edhe ky libër sikur edhe librat e tjerë të z.Salihu është shkruar në lëvizje e sipër, sepse është vërtetë e vështirë të mblidhen të gjitha ato të dhëna dhe të radhiten në një libër të këtij formati duke qëndruar në zyrë, për çka unë e përgëzoj dhe inkurajoj që të vazhdojë më këtë ritëm në zbardhjen e çdo gjurme iliro-dardane në këtë pjesë të trungut shqiptar, dhe njëkohësisht i bëj thirrje pushtetit lokal në Preshevë e Bujanoc si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar që, edhe përkundër vështirësive të gjejnë forma dhe të përkrahin projekte që i shërbejnë shumë brezave që vijnë.”
FJALË RASTI MBI LIBRIN PATI EDHE PROF.DR. DRITA HALIMI-STATOVCI:” PËRSHËNDETJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT XH. SALIHU, MËHALLËT DHE TOPONIMET E VENDBANIMEVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS, PRESHEVË 12.06.2021
Këtë përshëndetje dëshiroj ta filloj me fjalët e filozofit dhe gjuhetarit tonë Sami Frashërit, që thotë se:“gjysma e punës është e mbaruar kur ajo fillon me dëshirë”, dhe unë po e përforcoj: edhe me dashuri! Ndërsa, në vazhdim po shtoj edhe fjalët e filozofit botëror Friedrich Schiler, që thotë se “mendimet e thella jetojnë në zakonet e lashta dhe se këto duhet nderuar”, për të konstatuar se këto dy mendime të dy emrave të mëdhenj, janë inkorporuar dhe fare mirë reflektojnë edhe në librin e aurorit z. Xhemaledin Salihu, madje jo vetm në këtë botim që e promovojmë sot!
Libri me titull: Mëhallët dhe topomimet e Vendbanimeve të Komunës së Preshevës, na flet para së gjithash për lashtësi, pastaj për mendimet e thella popullore, të cilat janë hulumtuar e grumbulluar me dashuri e durim të madh, dhe neve na servohen sot në një libër me tekste me fotografi e me skica. Ky është rezultat për ta vlerësuar. Në të – gjejmë emërtime që i ka krijuar jetesa e njeriut në një kohë e në një hapësirë të caktuar, gjejmë organizim hapësionor e shoqëror të një areali të caktuar gjeografik në lagje apo mëhalla të veçanta, gjejmë filozofi popullore në sajimin domethënës të vendbanimeve, të toponimeve, e të emërtimeve të tjera. Të gjitha këto janë trashëgimi kulturore – të ciles duhet t’i gëzohemi që shohin dritë dhe përjetësohen në një botim të veçantë, ashtu sikur që sot trashëgimia vlerësohet, promovohet e mbështetet në të gjithë Europën e më gjerë. Z. Xhemaledin Salihu punoi me shumë entuziazëm si individ, pastaj si anëtar dhe si Kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, por mbi të gjitha, punoi dhe vazhdon të punojë pa pushim si dashamirë i pandalur i trashëgimisë kulturore shqiptare. Puna e tij fillestare, ndoshta e vogël, por me vullnet, dashuri e seriozitet tregoi rezultate të mira në fusha të ndryshme trashëgimore, si në kulturën materiale, atë shoqërore ose shpirtërore – mjaft disperzive, të vëllimshme dhe shume të rëndësishme.
Të qenit bashkë, sikur që jemi sot në këtë takim promovues, sajon disi, një atmosferë festive të hareshme. Uroj autorin z. Xhemaledin Salihu, uroj Shoqatën për këtë botim, ndërsa të gjithë neve këtu i dëshiroj momente të këndshme në shijimin e rezultateve shkencore e profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore.”
Urime!
Autori i librit Xhemaledin Salihu i përshëndeti të pranishmitë dhe me këtë rast i faleminderoi:familjen e tij për durimin në shkrimin e librit në fjalë, redaktorin Jonuz Fetahaj, recensentët: Dr.sc. Veton Zejnullahi e Sami N. Agushi, profesor i gjeografisë, Prof.Dr. Drita Halimi-Statovcin, Dr.sc. Shefki Selamin me familje, delegacionin nga Prishtina, në krye me Banush Ymerin, profesor pedagogjie, delegacionin nga Gjilani, në krye me Prof.Dr. Bahtijar Kryeziun, delegacionin nga Bujanoci, drejtorin e Bibliotekës së Bujanocit, kryetarin e Shoqatës “Feniks”, Bilall Maliqin, të gjithë autorët dhe informatorët që dhanë kontribut në pasurimin e librit, moderatorin dhe prezencën e TV Presheva dhe Preshevapress.
Në fund lexoi disa fjali nga parathënie e tij në libër:” Jam i vetëdijshëm se ideja e realizuar është fillestare, të shkruhet për mëhallët dhe toponimet, por i mbetet gjeneratave të ardhme dhe studiuesve të rinj të hulumtojnë edhe më tepër në këtë lëmi dhe ta lëvrojnë në mënyrë studiuese, shkencore çdo aspekt lëminë e përmendur, faktikisht më thellësisht ta spjegojnë gjenealogjinë e familjeve, mëhallëve dhe toponimeve të vendbanimeve të komunës së Preshevës.
Në fund falënderoj autorët e punimeve në libër, informatorët, Akademik Rexhep Ismajlin, redaktorin Jonuz Fetahaj, recensentët Dr. sc. Veton Zejnullahun, Sami N. Agushin, profesor i gjeografisë dhe të gjithë kontribuesit e cekur dhe të pa cekur që dhanë mund në botimin e librit: ”Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu