ARKIVI:
7 Maj 2025

    Në Preshevë u përurua libri “Romancë e përflakur” I dhe II

    Shkrime relevante

    Shqiptarja që i dërgoi burrat në varr me orgazëm…!

    Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  Ia tregova mikes sime të...

    Luftë e ashpër e analistëve të rrejshëm të Kosovës ndaj së vërtetës

    Afrim Caka, Gjakovë LUFTA E ANALISTËVE PA KRISMA ARMËSH - MBETËT E...

    A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

    Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit...

    Shpërndaj


    Shkruan: Xhemaledin SALIHU, Preshevë

    Të shtunën, më 29 maj 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, me prezencë të bollshëm të dhashamirëve të letërsisë shqiptare u përurua libri I Hysen Këqikut: “Romancë e përflakur I dhe II, me krijimtari letrare të poeteve të Luginës së Preshevës: Libri I: 1. Albina Idrizi 2. Afërdita Salihu 3. Emine Murseli 4. Fehime Selimi 5. Hyrije Jusufi 6. Havushe Kosumi – Ahmeti 7. Jalldëze Kosumi 8. Miradije Zymberi-Abdullahi 9. Marigona Fejzullahu-Salihi 10. Nerimane Kamberi 11. Qendresa Jakupi 12. Sadete Emërllahu – Presheva 13. Yllka Y. Ymeri 14. Zahide (Marije) Ukaj Libri II: 1. Artina Bajrami – Sadiku 2. Emine Bojniku 3. Esra Aqifi 4. Lirona Zuka 5. Linda Agushi 6. Memnune Emini-Hyseni 7. Majlinda Zeqiri – Shaqiri 8. Pashije Hyseni 9. Ramize Selimi 10. Sejhane Mehmeti 11. Valbona Hasani.

    Librin në fjalë e botoi dhe e financoi Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, redactor i librit: JOnuz Fetahaj, recensentë: Arsim Halili dhe Nehat Ramizi.
    Kryësinë e përurimit e bënë: Xhemaledin Salihu, Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku dhe Nehat Ramizi.
    Fjalë rasti në përurimin e librit pati Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë: “Shoqata për Trashëgimi dhe Krjimtari Kulturore herë pas here, në situatë të volitshme financiare do të botojmë edhe krijimtari kulturore-letrare.

    Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore gjatë këtyreve viteve, që nga themelimi i saj, më 2010 pati veprimtari dhe aktivitete të bollshme.
    Kështu, ajo mbajti 12 Konferenca shkencore, botoi 9 libra me materialin, punimet shkencore të Konferencave, 7 libra të autorëve individualë, pra botoi gjithsejt 16 libra, prej të cilave 14 janë shkencore dhe 2 libër është krijimtari letrare.
    Shoqata, poashtu pati edhe aktivitete të tjera kulturore që u priten me kurreshtje dhe me dashamirësi nga publiku i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës si dhe më gjërë, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Veriut. Ky aktivitet ishte i llojllojshëm dhe i mirëfilltë kulturor.”

    Fjalë rasti dhe hapjen e përurimit të librit në këtë Manifestim kulturor-letrar e bëri Znj. Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës që në fjalën e saj premtoi mbështetje aktiviteteve të këtilla kulturore.

    Fjalë rasti, poashtu pati edhe Z.Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Mbi librin folën Nehat Ramizi, recensent dhe Jonuz Fetahaj, redaktor i librit.
    Në emër të poeteve, krijueseve letrare, përurimin e përshëndeti Havushe Kosumi.
    Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, përshëndetje përurimit të librit i bëri Z.Bilall Maliqi, kryetar.
    Poashtu, në emër të mysafirëve-pjesëmarrës nga Kumanova/otorinolaringologu Sali/, Medvegja/Rexhep Abazi, profesor/, Gjilani/Fatmir H. Selimi, radiolog, Gani Krasniq, profesor/, Tetova, Prishtinë/Dr.sc. Veton Zejnullahi/, përurimin e librit e përshëndeti Dr.sc. Shefki Selami, Profesor nga Tetova në Universitetin e Novi Pazarit, Dega në Preshevë.

    Në fund të përurimit, autori i librit mori fjalën dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, posaçërisht të gjitha krijueset-poetet e Luginës së Preshevës që patën mirëkuptim e bashkëpunuan me te në hartimin e librit në fjalë.
    Pas mbarimit të përurimit disa nga poetet lexuan poezitë e tyre: Afëdita Salihu, Havushe Kosumi, Jalldëzë Kosumi, Hyrije Jusufi, Sejhane Mehmeti dhe Ramize Selimi.
    Pas mbarimit të përurimit pjesëmarrësit morën librat në fjalë dhe qe një interesim i madh.

    Më pastaj të gjithë pjesëmarrësit e Manifestimit kulturor-letrar bënë foto në sallën e Kuvendit dhe para objektit të komunës së Preshevës.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu