ARKIVI:
27 Janar 2025

Në protestat e sotme për Palestinën, paskan marr pjesë edhe dy aktivistë të LVV nga Peja si dhe një deputet i kësaj partie!

Shkrime relevante

Jordania hedh poshtë deklaratën e Trump për pranimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takohet me homologun e...

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

Bekim Blaku Poezi ATDHEUT Për Ty, i shtrenjti Atdhe Unë jam i vogël, Edhe po desha Skenderbe...

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

 Nga: Gjokë M. Gjoka (Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte...

Edhe Shqiptarët përmes votimit të referendumeve mund të marrin vendime historike, ashtu si shumë vende të BE-së

Nga: Safet Sadiku Pa dyshim se edhe shqiptarët për arritjen e qëllimeve...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Nën Betim!
Jam betue, se pa marr parasysh pasojat, kritikat e sulmet, të jem në sherbim të çështjes shqiptare!
Nuk njoh tjetër subjekt politik më kombëtar se sa LVV-në! Prandaj me takon edhe vlerësimi i veprimeve, çoftë individuale, çoftë grupore, të subjektit ku veproj! Qendrimet i kam të njejta, si para 16 viteve, kur fillova veprimin tim në levizje, si sot, kur jemi në pushtet.
Sot paskan protestue në përkrahje të Palestinës, një grup qytetarësh tonë të Kosovës.
Palestina, si shtet i pranuar në Kombet e bashkuara, në asnjë rrethanë nuk e ka përkrahur shtetin e Kosovës; përkundër Kosovën e ka quajtur pjesë të okupuar të Serbisë. Ky veprim i Palestinës e ka zbehur në masë të madhe përkrahjen morale dhe njerëzore, qe kishte populli shqiptar, për vuantjet, atje.
Solidarizimi panislamik me palestinezët pavarësisht asaj që organizata terroriste HAMAS fshihet pas njerëzve në Rripin e Gazës duke i sulmuar izraelitet në mbarë shtetin e Izraelit, ku për pasojë ka edhe të vrarë e të plagosur, në mesin e të cilëve edhe arab-palestinez që jetojnë atje. 
Në anën tjetër, populli shqiptar, ka një histori të ngjajshme më popullin izraelit: Të pushtuar me qindra vite, të përndjekur në mbarë rruzullin tokësor, të plaçkitur, të vrarë e masakruar njësoj. Prandaj, duke qenë popuj me të kaluar të ngjajshme, gjatë luftës se dytë botërore, i vetmi popull, qe i mbajti, i strehoj dhe u dha bukë popullit izraelitë, ishte populli jonë fisnik.
Tani, shtetin tonë e ka pranue Izraeli, dhe kemi ambadadën në Jerusalem. Izraeli ka shprehë vullnetin dhe deshirën të të na ndihmojë në zhvillimin dhe përparimin tonë ekonomik.
Në protestat e sotme, paskan marr pjesë edhe dy aktivistë të levizjes Vetevendosje, nga Peja. Paska marrë pjesë edhe një deputet nga radhët e subjektit politik LVV.
Jam për të drejten e protestimit, për lirinë e shprehjes, por rikujtoj se pjesëmarrja, në protesta, në përkrahje të cilit do shtet, në këtë rast, do të na dëmtojë në raport me Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova, është shtet laik dhe nuk duhet të përzihet në veprimtarinë komuniteteve fetare. Këtë protestë mund ta organizonte BIK, por jo individët, të cilët mbajnë përgjegjësi politike para votuesve. Urgjentisht, LVV, duhet të distancohet nga veprimet e tilla, edhe pse tani për tani, janë individuale!
Me respekt,
I juaj: Bajram Binaku!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu