Shkruan: Florim Zeqa
Të nderuar bashkëpunëtor medial, miq vizuel dhe virtual, aktivist dhe veprimtar, qytetar të vendit dhe bashkatdhetarë, edhe përgjatë këtij viti do ta vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët për mirëqenjen tonë dhe për një përspektivë të mirë dhe të shëndoshë në trojet tona etnike.
Paanësia në prezentimin e ngjarjeve
Sikurse në të kaluarën, edhe tani e tutje veprimtarinë time atdhetare do ta zhvillojë krejtëisht në baza vullnetare për të mirën e qytetarëve (bashkatdhetarëve) kudo që ndodhen ata. Pavarësisht konesguencave, do të vazhdojë që ta themë të vërtetën ‘lakuriqe’ ashtu siq është e jo siq e duan partitë politike dhe mbështetësit e tyre morbid. Do të vazhdojë që ta prezantoj çdo ngjarje dhe çdo zhvillim pozitiv në mesin e mërgatës sonë.
Paanësia ime partiake ndaj shoqatave dhe organizimeve tjera, e bën më të mprehtë analizën time, më të lehtë punën dhe angazhimin tim prej gazetari dhe analist të pavarur, duke iu qëndruar pranë bashkatdhetarëve si në momente të bukura gëzimi ashtu dhe në momente të hidhura pikëllimi.
Nuk kanë mundur dhe nuk do të mund ta pengojnë punën time në shërbim të mërgimtarëve sabotimet e grupeve të interesit dhe as komplotistët, të cilët i vardisen çdo pushteti për interesa personale apo grupore (klanore).
Askush nuk do të mund e ndal zërin tim kritik ndaj dukurive negative në vendlindje, sikurse që nuk mund ta ndalin as mbështetjen time për organizimet e shëndosha dhe në frymën e pastër kombëtare në mërgatë.
Zëri kritik, thirrje ndërgjegjës së pastër kombëtare
Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, kur hajnia dhe zhvatja e buxhetit të shtetit janë bërë objekt i pasurimit të politikanëve dhe sejmenëve të tyre në Kosovë dhe Diasporë, zëri kritik dhe thënja e së vërtetës kumbojnë si kushtrim në ndërgjegjën e pastër të qytetarëve (mërgimtarëve).
Si rezultat i kësaj, pas çdo shkrimi apo analize politike më vijnë më qindra komente, mesazhe dhe telefonata mbështetëse nga bashkatdhetarët, por nuk mungojnë as kritikat dhe akuzat e atyre që e kanë “mizën nën kapele”, të cilët me gjuhë fyese dhe denigruese mundohen të më thyejnë moralisht, që të më pengojnë në misionin tim jetësorë për një shoqëri të lirë dhe demokratike në trojet tona etnike.
Sikurse deri më tani, do të jemë gardian i të drejtave të mërgimtarëve në shtetin ku jetojë, duke e kundërshtuar fuqishëm çdo padrejtësi apo krim që bëhet ndaj bashkathdetarëve të mi, siq ishte rasti i vrasjes së dy të rinjëve shqiptar nga Kosova në Regjionin Marche nga punëmarrësi i tyre në mesin e shtatorit 2014, me ç’rast reagova me shkrimin tim “Nuk po u mjafton djersa, e duan edhe gjakun tonë!”, botuar më 20.09.2014, pothuajse në të gjitha gazetat ditore dhe portalet shqiptare të kohës. http://www.zemrashqiptare.net/news/37746/florim-zeqa-duan-edhe-gjakun-tone.html
Kur jemi në këtë segment, krahas reagimit tim, të vetmit që reaguan ishin shoqata “Skanderbeg” në Fermo dhe Arbëreshët e Italisë! Asnjë reagim nga përfaqësitë diplomatike të dy shteteve tona, asnjë reagim tjetër nga asnjë parti apo shoqatë, nga asnjë politikan apo veprimtar!
E lehtë është të shitësh patriotizëm folklorik, por e madhërishme është ta dëshmosh në vepër atdhedashurinë dhe respektin ndaj bashkatdhetarëve, duke ju qëndruar atyre pranë në momente të rënda pikëllimi, qoftë edhe me një fjalë të vetme.