ARKIVI:
5 Prill 2025

Në Shkup, sot , do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Shkrime relevante

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj

Sot, më 16.09.2021 në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00.

Në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.

Në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media.

Sqarim: Sipas praktikave të vendit nikoqir, konferenca për media do të jetë online. Linkun e transmetimit të konferencës do ta ndajmë me ju me kohë. Po ashtu, meqë masat kundër Pandemisë të zbatuara në Maqedoninë e Veriut kufizojnë qasjen e medieve në ndërtesën e Qeverisë, ne do të ndajmë me ju pamje nga mbledhja sapo ato të jenë gati.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu