ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Në takim me Vuçiqin të marrin pjesë edhe Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi – Goodman

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha
Më 15 Qershor 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999) ishte “ministër i informacionit” në qeverinë e “unitetit kombëtar” të Sllobodan Millosheviqit dhe nga kjo pozitë u bë zëdhënësi kryesor i aparatit të dhunshëm shtetëror që kreu gjenocid në Kosovë! Në takimin e 15 qershorit në Bruksel pjesë e delegacionit të Kosovës duhet të jenë, Saranda Bogujevci, (nënkryetare e Kuvendit të Kosovës) dhe Vasfije Krasniqi Goodman (deputete), të cilat e mbijetuan gjenocidin serbë!
PËRMASAT E GJENOCIDIT
Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), aparati shtetëror gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit vrau e masakroi në mënyra të ndryshme mbi 13 mijë shqiptarë të pa armatosur. Mbi një milionë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre! Mijëra gra e vajza u dhunuan! Mbi tre mijë shqiptarë ishin zhdukur, dhe pas luftës 1400 mbetje mortore u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, si në: Peruqac, Petrovo Selo, në Batajnica 1, 2 e 3 etj., ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 1.600 shqiptarëve të tjerë!
Sipas raporteve të KMDLNJ’së, gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 – qershor 1999) u plaçkitën, u dogjën dhe u shkatërruan 1100 vendbanime shqiptare, me mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, artefakte arkeologjike, monumente kulturore – historike, shkencore, fetare etj.
Këto krime mizore në masë, ndaj shqiptarëve të paarmatosur (pleqve, grave e fëmijve), dhunimi i femrave shqiptare, plaçkitja e pasurisë dhe shkatërrimi i vendbanimeve të tyre, pastaj spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre nuk ishin veprime aksidentale apo spontane! Përkundrazi ishin të organizuar e palnifikuar mirë.
PLANI “PATKOI”
Rrjedhimisht gjenocidi i kryer (gjatë vitit 1998) ndaj shqiptarëve, në janar 1999 kulmoj me planin e koduar “Potkovica” (Patkoi). Ky plan kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe si i tillë u projektua nga shtabi i ushtrisë serbe në krye me komandantin suprem, Sllobodan Millosheviç.
Për realizimin e këtij plani famëkeq Partia Socialiste e S.Millosheviqit bëri aleancë me Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit dhe bashkarisht formuan “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”!
Presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke qenë Sekretar gjeneral i Partisë Radikale të Sheshelit dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, në qeverinë e “unitetit kombëtar” të Sllobodan Millosheviqit ishte Ministër i Informacionit, që do të thotë ishte zëdhënësi kryesor i regjimit gjenocidal të Kasapit të Ballkanit!
Kjo superstrukturë kriminale në Kosovë mobilizoi të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike, administratën shtetërore, transportin publik, mjetet financiare, mediat, gjyqësinë, dhe mbi të gjitha strukturën e gjerë ushtarake – policore e paramilitare.
Sipas raportit të organizatës hulmtuese “Human Rights Watch” (tetor 2001), në operacionin “Patkoi” ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.
Komandant i armatës së tretë ishte Gjeneral Kolonel Nebojsha Pavkoviç, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.
1. Korpusin ushtarak të Prishtinës e përbënin:
– pesë brigada,
– një njësi policore ushtarake dhe
– një regjiment aviacioni.
Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi, si:
2. Korpusi 21 i Nishit, i përbërë nga:
– Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
– Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
– Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
– Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
– Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
– Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
– Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
3. Korpusi 37 i Uzhicës me:
– Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe
– Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte dislokuar edhe:
4. Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:
– Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa, si dhe
5. Korpusi 12 i Novi – Sadit, që në përbërje kishte:
– Brigadën e 18 të Novi – Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte stacionuar gjithashtu:
6. Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:
Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.
Pastaj:
7. Korpusi special i Beogradit me
– Brigadën e parë të Blinduar,
– Brigadën speciale 72 dhe
– Brigadën 63 të parashutistëve.
– Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
– Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa
– Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Në operacionin “Patkoj” ishte angazhuar gjithashtu:
8. Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:
– Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
– Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
– Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
(Gazeta “Zëri”, 25 maj 2005, f.21- 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)
***
Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrašnjih Poslova), apo siç thirret shkurt MUP, drejtohej nga Ministri, Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
– Policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç
– Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
– Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
– Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, (UDB-a), i cili ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.
Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.
Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën “Njësi Operative Speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije)”, e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:
– “Shkorpionët”,
– “Tigrat e Arkanit”,
– “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit e Aleksandër Vuçiqit,
– “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe mercenarë nga ish vendet sovjetike, si dhe “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emërtim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).
Gjatë luftës Njësia Operative Speciale (Jedinica za Specijalne Operacije – JSO) komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.
Ndërkaq në njësitë e lartëpërmenduara janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal. Kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët lokal të Kosovës, siç ishte njësia kriminale “Munja” – (Vetëtima), që ka vepruar në rrethin e Pejës etj).
PADIA PENALE KUNDËR SERBISË
Meqenëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999) ishte zëdhënësi kryesor i regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, atëherë rrjedhimisht (përveç përgjegjësisë politike) ai mbanë edhe përgjegjësi penale.
Të martën, më 15 qershor 2021 në Bruksel pritet të mbahet takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin
e Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të ngarkuarin e BE në dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Meqenëse Kryeministri Kurti ka deklaruar se, po bëhen përgatitjet për të ngritur padi penale ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës (1998 – 1999), atëherë është një rast i mirë që në takimin e të martës, pjesë e delegacionit të Kosovës të jenë, Saranda Bogujevci, (nënkryetare e Kuvendit të Kosovës) dhe Vasfije Krasniqi Goodman (deputete), të cilat e mbijetuan gjenocidin serbë.
Dhe në këtë takim kryeministri Albin Kurti në praninë e ndërmjetësuesve, Borrell – Lajçak, duhet t’ia dorëzoi simbolikisht presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, padinë penale për gjenocidin e kryer gjatë luftës (1998 – 1999) në Kosovë!
========
Kush është Alekdandër Vuçiqi?
***
Kush janë udhëheqësit shpirtëror të Vuçiqit?
***
Angazhimi i A.Vuçiqit për Serbinë e Madhe
***
Vuçiqi me Sheshelin në frontin e luftës!
***
Vuçiq me Sheshelin në Sarajevë 1995
___________
Flet Saranda Bogujevci në vendin krimit:
Më 28 Mars 1999, Njësia Speciale e Ministrisë së Brendshme të Serbisë “Shkorpionët”, në një kopsht në Podujevë i ekzekutoi mizorisht 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra, si:
1. Shpëtim Bogujevci (10),
2. Shpend Bogujevci (13),
3. Sale Bogujevci (39),
4. Nora Bogujevci (15),
5. Shefkat Bogujevci (43),
6. Shehide Bogujevci (67),
7. Nefise Bogujevci Llugaliu (54),
8. Fezdrije Llugaliu (21),
9. Dafina Duriqi (9),
10. Arbera Duriqi (7),
11. Mimoza Duriqi (4),
12. Albion Duriqi (2),
13. Fitnete Duriqi (36) dhe
14. Isma Duriqi (69).
***
Flet Vasfije Krasniqi Goodman në vendin e krimit
………………..
Ilustrimet:
– Aleksandër Vuçiq duke bërë homazhe pranë “kufomës” së S.Millosheviqit;
– A.Vuçiqi duke ia vënë një bulevardi emrin e Ratko Mlladiqit, u cili u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në BIH,
– A.Vuçiq me shefat e tij Vojisllav Sheshel dhe Tomosllav Nikoliq.
– Saranda Bogujevci e mbijetuara nga krimi i datës 28 mars 1999, dhe
– Vasfije Krasniqi Goodman në vendin e krimit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu