ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Në Treviso të Italisë u mbajt turniri tradicional “Muaji i Lirisë” 2022

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Flli. Bekteshi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë”

Florim Zeqa 

Për nder të ditës së çlirimit, nën moton “Muaji i Lirisë”, më 25 dhe 26 Qershor 2022, në Palestrën e Sporteve në Treviso (Itali) u mbajt turniri tradicional në futboll të vogël. Kësaj radhe ky turnir u organizua në mënyrë briliante nga Këshilli Organizativ: Fadil Bajraktari, Florim Lumi dhe Florim Zeqa.

Ndjenja e thellë shpirtërore

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij shtetëror, turnirin e hapi bashkorganizatori, publicisti Florim Zeqa, i cili, pasi i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë eveniment sportiv, ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese, lojra të mira dhe në frymën vëllazërore me fjalët: “Pak rëndësi ka kush del fitues i këtij turniri, rëndësi ka ndjenja jonë shpirtërore për të cilën jemi tubuar, për të shënuar ditën dhe muajin më të dashur dhe më të shënjtë, atë të çlirimit të vendit tonë”.

Për ta bërë hapjen e turnirit sa më madheshtore, publicisti Zeqa para fillimit të ndeshjes së parë, me një simbolikë të veçantë, më short e përzgjodhi ekipin Edil Coperture për t’ia veshur fanelat me 6 shkronjat e emrit Kosova, pas të cilave qëndron një histori 24 vjeçare nga protesta para Palazzo Chigi në Romë më 24 Prill 1998, kur ua kishte veshur të njëjtat 6 të rinjëve dhe i kishte vu në ballë të protestës!

Për dy ditë rresht, ekipet pjesëmarrëse bashkatdhetarëve iu dhuruan futboll cilësor dhe gola të bukur, duke lënë mbresa të pashlyera tek të pranishmit e shumtë që ishin prezent në këtë aktivitet të bukur sportiv me karakter festiv.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur se tjetri, kurse pjesa e çerekfinaleve, gjysëmfinalja dhe finalja ishin në nivelin më të lartë dhe më atraktive për shikuesit.

Ndërsa finalja në mes ekipeve Vllaznia dhe Flli. Bekteshi veçohet për momente   emocionuese të papërshkruara më fjalë.

Për dallim nga viti i kaluar, në këtë turnir muarën pjesë 16 ekipe; Autoservis Italia, Edil Colgeci, Edil Coperture, Eni Impianti, Impresa Edile Buqaj, Impresa Edile Sinani, Dardania, Flli. Bekteshi, Noli Ponteggi, Perparim Thaqi, Udinese, Shkarashniku, Vallson Shukolli, Veteranët, Vllaznia dhe Zëri i Atdheut.

Padyshim, meritat për mbarëvajtjen e turnirit, përveq Këshillit Organizativ u takojnë edhe bashkëpunëtorëve Isuf Ademi dhe Ram Zeqa si edhe dy referëve profesionist Ivan Barbunio dhe Adriano Covolan, të cilët me profesionalizëm të lartë dhe korrektësi i drejtuan ndeshjet e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve

Ndarjen e mirënjohjeve për sponsorët që e ndihmuan materialisht mbajtjen e turnirit “Muaji i Lirisë” 2022 e bëri kryesuesi i Këshillit Organizativ, z. Fadil Bajraktari, i cili me nga një mirënjohje i nderoj kompanitë: Edil Kolgeci, Impresa Edile 4 Fratelli, Restauro Vali, Shefqet Gashi, Elhadi, Velia, Kushtrim Gashi, Edil Coperture dhe Hiti Color.

Po ashtu me mirënjohje i nderoi edhe ata që e ndihmuan në forma të tjera mbarëvajtjen e turnirit: Isuf Ademi, Fadil Bajraktari, Sulejman Gashi, Imer Bytyqi dhe Florim Zeqa (moderator i turnirit).

Ndërsa ndarjen e mirënjohjeve për veteranët e bëri veterani Florim Lumi, ish pjestarë i luftës çlirimtare, TMK-së dhe FSK-së, si në vijim: Xhevdet Jollgjiu, Ali Balaj, Hashim Bekteshi, Ekrem Kadrija, Ram, Zeqa, Fatmir Shala, Arton Berisha, Hysen Kermeni, Shqiprim Lika dhe Florim Lumi.

Në fund të turnirit, Këshilli Organizativ i turnirit i ndau shpërblimet si në vijim; lojtari më i mirë u zgjodh nga ekipi Flli. Bekteshi, Edison Bekteshi i cili u nderua me një kupë, po ashtu me kupë u nderua edhe portieri më i mirë nga ekipi Vllaznia, Nysret Imeri.

Me një kupë u nderua ekipi Eni Impianti i cili e zuri vendin e tretë.

Me kupë dhe mjete simbolike financiare u nderua ekipi Vllaznia që zuri vendin e dytë, ndërsa lojtarët u stolisen me nga një medalje të argjendtë.

Vendin e parë në turnirin “Muaji i Lirisë” 2022, me plotë meritë e fitoi ekipi Flli. Bekteshi, të cilët u nderuan me kupë, mjete simbolike financiare dhe medalje të arta për futbollistët.

Vlenë për të theksuar, se sponsor gjeneral i turnirit “Muaji i Lirisë” 2022 ishte kompania; “EDIL KOLGECI” me pronar afaristin e njohur Kujtim Kolgeci, i cili në vazhdimësi i mbështet aktivitetet e të rinjëve në mërgatë.

Krejt në fund duhet vlerësuar edhe angazhimin e “Jeta Market” për furnizimin me ushqime dhe pije freskuese përgjatë dy ditëve sa zgjati turniri.

Muaji i Lirisë, i kthimit të shpresës dhe krenarisë kombëtare

Falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ne sot e gëzojmë lirinë!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Kosovë urime 23 vjetori i çlirimit!

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Zoti i bekoftë çlirimtarët!

Florim Zeqa, Itali, më 29.06.2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu